UBT, përfundon faza e I-rë e raundit të II-të të regjistrimeve për vitin akademik 2021-2022

Përfundoi faza e parë e raundit të dytë të regjistrimit të studenteve/ëve për vitin e ri
akademik 2021-2022 në Universitetin Bujqësor të Tiranës, me një shtim të konsiderueshëm
të numrit të të rinjve që zgjedhin këtë IAL për të ndjekur studimet universitare. Në një
proces që nuk ka evidenduar asnjë lloj problematike deri tani, përsa i përket regjistrimit të
maturantëve, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit liston numrin më të madh të
studenteve/ëve të regjistruar, me 505 të tillë, pasuar nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit.
UBT u rikujton maturantëve që ende nuk janë regjistruar, të bëhen pjesë e këtij universiteti
si një nga zgjedhjet më efikase në rang vendi, për të siguruar kështu të ardhmen
profesionale dhe jo vetëm.
Zyra për Studime dhe Studentë në UBT informon se raundi i dytë i regjistrimeve i cili mbyllet
në 9 tetor, ka 5 faza 48 orëshe.

Zgjidhni UBT-në për të studiuar, nëse dëshironi të bëni zgjedhjen e duhur për të ardhmen
tuaj.

Na Ndiqni në: