Free-Photos - Pixabay.com

Qershia, fruti me një sërë cilësish

Qershia është një fryt i disa bimëve të gjinisë prunus dhe bën pjesë në grupin e pemëve frutore me bërthamë. Qershitë tregtare përfitohen nga kultivarë të disa varieteteve, siç është psh. prunus avium (qershia e ëmbël ose e butë) dhe prunus cerasus (vishnja).  A e dini se konsumimi i qershive ndihmon në uljen e niveleve të acidit urik dhe indekset e inflamacionit tek njerëzit me sëmundjen e gutës? Po çfarë është guta? Sipas mjekëve guta është artriti më i shpeshtë që shfaqet tek meshkujt. Ky lloj artriti është quajtur ndryshe dhe “sëmundja e mbretërve ose e të pasurve”. Pra, guta është një formë specifike e artritit inflamator e cila shkakton dhembje të forta të kyçeve. Dhembja është rezultat i sasisë së tepërt të acidit urik në gjak. Qershitë me veti antioksiduese dhe anti-inflamatore, përmes një përbërjeje të njohur si antocianina, jo vetëm që ndihmojnë në lehtësimin e enjtjes dhe dhembjeve të kyçeve që shoqërojnë një shpërthim të gutës, por gjithashtu kanë aftësinë për të ulur ndjeshëm nivelet e acidit urik brenda qarkullimit të gjakut.

A e dini se një gotë qershi ka vetëm 90 kalori dhe është një burim i mirë i fibrave dhe vitaminës C, ndaj nuk është aspak e çuditshme që mjekët, dietologët dhe profesionistët të tjerë të fushës shëndetësore shpesh-herë rekomandojnë qershinë si një superushqim.

Qershia ndihmon kujtesën. Ato ndihmojnë për një memorie të mirë dhe në parandalimin e humbjes së kujtesës. Gjithashtu qershia rrit cilësinë e gjumit.Kjo është një tjetër veti e qershisë dhe kjo për shkak se qershia përmban një hormon të njohur si melatonin. Disa nga dobitë e tjera të qershisë janë; parandalon plakjen, shërben për kujdesin ndaj lëkurës, ka efikasitet në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, ndihmon ne rritjen e PH, mbrojnë shikimin, mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut, përmbajnë antioksidantë etj.

Na Ndiqni në: