Hapet procesi i vaksinimit për studentët e UBT

Universiteti Bujqësor i Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë në vend, fillon nesër (14.09.2021) në orën 09.00 procesin e vaksinimit të hapur për studentet/ët, për stafin akademik dhe atë ndihmës të universitetit në sallën “Pedrollo”, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit.

Ju bëjmë thirrje të merrni pjesë në këtë proces, si një masë paraprake për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe të atyre që ju rrethojnë, duke respektuar rregullat e përcaktuara nga autoritetet përkatëse.

Kujtojmë se vaksinimi i të gjithëve është kusht për të qenë pjesë e auditoreve dhe domosdoshmëri për normalitetin e vitit akademik.

Na Ndiqni në: