Luleshtrydhja –Fragaria vesca/ Berry Fuits
Luleshtrydhja i përket gjinisë Fragaria, në të cilën gjenden 12 specie; disa gjenden në Europë dhe Azi, të tjerat në Amerikën e Veriut dhe të Jugut.
Gjatë shekullit të 18-të speciet e luleshtrydhes janë sjellë në Europë nga Amerika Veriore dhe Jugore. Në Amerikën Lindore, F Virginiana rritet në bregdetin paramalor, në Amerikën Veriore dhe Jugore. Disa kryqëzime origjinale duhet të kenë ndryshime por në fidanishtet angleze dhe franceze në fillim të shekullit të 19-të, e kanë shtuar luleshtrydhen në masën e frutit më të mirë, duke arritur varietetet siç janë Keen̓s, Seedling dhe Black Prince. Shumë varietete locale gjenden të përhapura nëpër botë, të përshtatëshme për kushtet lokale.
Gjatë këtij shekulli, bimët shtohen dhe japin varietete të reja nga puna kërkimore e shtuesve në Institutet Kërkimore, veçanërisht nga Amerika.
Luleshtrydhja është një bimë barishtore me rritje të pakët.
Vendet më të rëndësishme të prodhimit të luleshtrydhes janë USA, Holanda, Anglia, Belgjika, Franca, Italia etj. Vitet e fundit është rritur interesi i prodhuesve të luleshtrydhes në oborre familjare dhe në sipërfaqe më të mëdha.
Klasifikimi botanik dhe veçoritë biologjike
Luleshtrydhja i takon familjes Rosaceae, gjinia Fragaria dhe specia F. Vesca.
Është bimë shumëvjeçare, barishtore- frutore që jeton rreth 5-8 vjet.
Sistemi rrënjor është xhufkor me rrënjë të degëzuar që dalin nga kërcelli nëntokësor, të holla e delikate. Në shumë raste rrënjët thithëse mungojnë dhe funksionin e kryejnë kërpudhat mikorize që bashkëjetojnë me rrënjët. Rrënjët shtrihen në thellësinë 40 cm deri 70 cm.
Kërcelli i luleshtrydhes është shumë i shkurtër dhe pjesa kryesore është nëntokësore. Nga zhvillimi i majës formohet pjesa mbitokësore, organet dhe sythat frutore.
Gjethet janë të përbëra nga 3-4 gjethëza në formë vezake, me bisht të shkurtër dhe të dhëmbëzuara. Madhësia, pushëzimi, shkalla e përdredhjes janë karakteristike e varietetit.
Sythat lulorë fillojnë të diferencohen herët në vjeshtë, shtator.
Lulet – Luleshtrydhet lulëzojnë në fillim të prillit dhe fillimin e majit. Lulet janë të bardha dhe dalin në lulesë 4-7 bashkë. Lulet janë hemafrodite funksionale femërore dhe funksionale mashkullore. Luleshtrydhja si bimë është autofertile. Pjalmimi i kryqëzuar përdoret për të përmirësuar cilësinë e frutit.
Fruti është i rremë dhe përbëhet nga shtrati i lules dhe nga farat që zhvillohen nga vezëzat e fekonduara dhe që janë frut i vërtetë.
Kultivimi
Luleshtrydhja kultivohet në ambiente të hapura dhe të mbyllura, në fushë të hapur por dhe në sera. Në fushë të hapur me material PVC ndërsa në sera mbillet direkt në tokë, në bokse të ndërtuara mbi skelete metalike, tunele polietileni, mbjellje në kolona plastike dhe arka.
Luleshtrydhja e hershme mund të prodhohet duke i mbrojtur bimët me thasë të vazhdueshëm qelqi ose me mbulesa prej polietileni. Filmi i polietilenit përdoret për të formuar një tunel të vazhdueshëm përgjatë një rreshti bimësh. Polietileni mbështetet në rrathë teli, larg bimëve dhe lidhet poshtë në rrathët me një kunj në secilin fund të rreshtit. Frutat pak më të hershme prodhohen në shtëpi me qese plastike.
Sasia e vogël e luleshtrydheve të hershme prodhohet nga prodhuesi specialist në sera. Tregu është shumë i kufizuar dhe çmimet duhet të jenë të larta për të mbuluar shpenzimet e prodhimit.
Tregu për luleshtrydhet e hershme, të pjekura gjatë majit dhe fillimit të qershorit, prodhohen vetëm nga sera e jo në fushat e jashtme. Por kostoja e prodhimit është e lartë dhe luleshtrydhet e hershme përfshijnë shumë punë dore vetëm për mbledhje.
Përdorimi i tuneleve të polietilenit.
Kjo metodë e mbrojtjes është shumë më pak e kushtueshme sesa ato plastike të qelqit. Frutat e pjekura nën tunele zakonisht pastrohen përpara se luleshtrydhet kryesore në të njëjtën zonë të jenë gati për t’u mbledhur.
Çmimet për luleshtrydhet e hershme në tregjet kryesore të shitjes me shumicë bien shpejt me rritjen e furnizimeve.
Zgjedhja e faqes
Megjithëse një tokë e lehtë, e kulluar mirë dhe që ngrohet lehtë nga dielli, është një aset i vlefshëm. Klima është konsiderata kryesore që ndikon në hershmërinë e luleshtrydhes. Rrezatimi kryesisht varet nga gjerësia gjeografike, prandaj përparësi ka drejtimi i jugut dhe i jug-perëndimit. Të dhënat tregojnë se zonat tradicionale të hershme kanë temperatura maksimale më të larta të ajrit se gjetkë. Nëse supozohet se temperaturat mbi 6˚ C, janë të nevojshme për rritje, atëherë gjëndja është shumë më e favorshme nga janari deri në prill.
Streha
Streha është një faktor i rëndësishëm, por nuk duhet të hedhë hije mbi bimët, veçanërisht gjatë muajve të dimrit kur dielli është më i ulët. Era është një disavantazh i madh për prodhimin e hershëm, pasi lëvizjet e erës nëpër kroshe dhe tunele do të heqin ajrin e ngrohur nga rrezatimi diellor. Rritjet më të mira të temperaturave të ajrit dhe tokës merren në ditë akoma me diell. Era nuk mund të zvogëlojë vetëm temperaturat, por shkakton dëme në polietilen ose qelq. Mund të jetë e vlefshme të përdoren ekrane strehash artificiale për të ndarë fushat më të ekspozuara. Gardhet me shina 2 cm të vendosura me distanca prej 2 cm janë thyerje ideale, me ekran më të lirë por më pak efikas. Mund të bëhet me rrjetë teli të dyfishuar me rrjetë 1 cm ose me rrjetë najloni. Të gjitha këto materiale kanë nevojë për ngritje të forta mbështetëse dhe zakonisht janë të larta rreth 1 deri në 2 m. Ekrani i strehës duhet të jetë i depërtueshëm në mënyrë që ato të filtrohen dhe zvogëlohen. Asnjë eksperiment nuk ka mundur të gjejë cilat rreshta janë më mirë për luleshtrydhen e hershme. Rreshtat drejtohen nga veriu në jug por në fusha të pjerrëta dhe tunelet duhet të krijohen që të ketë lehtësi menaxhimi.
Toka
Toka e lehtë ngrohet më shpejt se sa tokat më të rënda dhe tokat e kulluara mirë, më mirë sesa tokat e këqija ose kulluese të ngadalta. Prodhuesi ka pak kontroll mbi tokën, por është ndoshta më e rëndësishme të zgjedhësh strehim në vend që të zgjedhësh një vend më të ekspozuar me tokë më të lehtë. Duke supozuar se nuk ekziston ndonjë problem i madh i kullimit, tokat e rënda mund të përmirësohen lehtësisht me kalimin e viteve nga përfshirja e plehrave organikë të rënda, torfe.
Dëmtimi nga ngrica
Lulet e mbrojtura çelin pesë deri në shtatë javë më para se bimët e pambrojtura. Sidoqoftë, në zona më pak të favorshme, nëse luleshtrydhet e mbrojtura përparojnë mirë nga moti me diell, ngricat mund të jenë serioze, veçanërisht nëse ato pasojnë një periudhë moti të ftohtë. Xhami dhe polietileni japin mbrojtje.
Mbjellja dhe përzgjedhja e bimëve
Distancat e mbjelljes do të varen kryesisht nga koha e mbjelljes, nëse bimët njëvjeçare do të mbulohen dhe në një masë shumë më të vogël nga toka dhe nga lloji. Përdoren bimë njëvjeçare, pasi bimët dyvjeçare janë mjaft të mëdha dhe mund të bëhen me gjethe dhe etilohen nën kashte.
Mbjellja me tunele plastmasi
Tunelet mund të mbrojnë impiantet dyvjeçare nëse këto nuk janë shumë të fuqishme. Në zonat tradicionale të hershme, një bimë e porsambjellë javën e fundit të gushtit ose gjatë javës së parë apo rreth kësaj, në shtator në jug-perëndim, do të bëjë rritje të mirë të rrënjës dhe kurorës në vjeshtë dhe do të japë një prodhim të mirë pranverën e ardhshme. Një bimë duhet të mbillet rreth 20-30 cm larg në rreshta të vetëm, 0.8 – 1 m larg njëri-tjetrit. Shumë kultivues mbjellin një pjesë të zonës së tyre në fund të gushtit dhe fillimin e shtatorit, kur bimët janë mjaft të kushtueshme dhe mbjellin pjesën e mbetur të zonës gjatë shtatorit kur bimët janë më lirë dhe më të disponueshme.
Distancat e rreshtave varen nga toka dhe mënyra e mbulimit. Disa kultivues mbjellin dy radhë të vetme 30 cm larg njëra-tjetrës të mbuluara nga një tunel i vetëm më i gjerë, me një shteg prej rreth 1 m. Ashtu si me luleshtrydhet fushore, nuk është e mençur të kesh rreshta shumë të gjata pa rrugë tërthore për të kryer frytet. Rreshtat nuk duhet të jenë më të gjatë se rreth 60 m.
Duhet patur kujdes gjatë mbjelljes që rrënjët e bimës të mbulohen me dhe’ ndërsa sythi të jetë sipër, pasi thahet. Pas mbjelljes duhet të bëhet ujitja. Ujitja bëhet shpesh deri sa të realizohet zënia.
Mbjellja me tunele plastmasi
Bëhen harqe të thjeshtë me thupra ose material tjetër dhe me të mbulohen dy rreshta. Mbulimi i rreshtave bëhet me plastmasë. Platsmasi lihet deri në pjekje. Kjo metodë e përshpejton pjekjen rreth 20 ditë.
Mbjellja me vllaja
Një mënyrë është dhe mbjellja me vllaja me gjerësi 80 cm. Vllajat bëhen të ngritura dhe mbulohen me qese plastmasi të zezë. Në të hapen bira (vrima) aq sa të lejojnë mbjelljen dhe mbillen fidana, rreshtat vendosen 60 cm larg. Plastmasi i zi shmang nevojën e prashitjeve, pakëson avullimin e lagështisë, pengon barërat e këqia, bimët rriten më herët dhe frutat nuk ndoten nga toka.
Në 10- vjeçarin e fundit në vendin tonë janë shtuar rritësit e luleshtrydhes. Kultivarë të hershëm të futur në vendin tonë vitet e fundit janë:
Kimberly – Varietet hibrid, me origjinë nga Hollanda. Peshon 15 -20 gr dhe është me shije karamel.
Fllad – Me origjinë nga Danimarka, rezistente ndaj të ftohtit. Forma e frutit vezake në të çrregullt, me ngjyrë të kuqe të lehtë.
Cleary – Me origjinë nga Italia. Frut me madhësi mesatare, me shije të ëmbël, me aromë dhe rezistente ndaj sëmundjeve.
Alba – Me origjinë nga Italia. Frut mesatar me gjethe të mëdha, me aromë dhe shije të ëmbël.
Azi – Hibrid, rezistente ndaj ngricave, me shije të ëmbël.
Elsanta – Me origjinë nga Hollanda dhe rritet në serra.
Prof. Ass. Dr. Tatjana Koka
Përgjegjëse për pemët frutore, farore dhe sub-tropikale, Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve, UBT.