Photo: ata.gov.al

Siguria ushqimore, 136 kontrolle dhe 27 masa me paralajmërim

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka kryer një ditë më parë 136 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin.

AKU njofton se “gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 27 masa me paralajmërim. Këto masa janë dhënë për shkak se nuk është kryer rinovim i librezës shëndetësore të personelit, ambienti është i pasistemuar, përdoret ujë i paanalizuar dhe për mosrealizim të detyrave të lëna në inspektimet e mëparshme”.

Sipas AKU-së, “janë lënë detyra për operatorët e biznesit ushqimor për përmbushjen e detyrimeve të tyre përkundrejt bazës ligjore dhe garantimit të sigurisë ushqimore”.

“Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 5 mostra në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme”, informon AKU.

 

 Burimi: ata.gov.al

Na Ndiqni në: