🇦🇱Shqipëria në 3 % sipërfaqe të ligatinave në bregdet, strehohen 75 % e vlerave të biodiversitetit🍃
Ligatinat janë një pjesë kritike e mjedisit tonë natyror; ato janë zgjidhje të fuqishme klimatike pasi ndihmojnë në reduktimin e ndikimeve të përmbytjeve, thithjen e ndotësve dhe përmirësimin e cilësisë së ujit. Prandaj, ruajtja e këtyre habitateve është shumë e rëndësishme për njerëzit dhe mjedisin.
📍Nder ligatinat më të rëndësishme në vend mund të përmëndim: Laguna e Velipojës, Gjiri i Drinit, ku përfshihet dhe Laguna e Kune-Vainit, Fushë-Kuqe, Patok në gjirin e Rodonit, Gjiri i Lalëzit, Karavasta-Divjakë, Pylli me Pisha i Pishë-Poros, derdhja e Vjosës, Laguna e Nartës, Laguna e Orikumit, Laguna e Butrintit🐠
Shto Koment