ZJARRET NË PYJE – FAKTORËT E RREZIQEVE DHE POLITIKAT E DREJTIMIT

Prof. Dr. Magdalena Bregasi, Prof.Assoc. Albana Jupe, Prof. Dr. Elvin Torromani

Shqipëria, si vend mesdhetar, është e pasur në pyje dhe kullota, të cilat zënë gjysmën e fondit të tokës në shkallë kombëtare. Sipas tëdhënave të fundit të Inventarit Kombëtar të Pyjeve (IKP, 2020),pyjet zënë një sipërfaqe prej 1.2 milionë hektarë me një volum nëkëmbë prej 57.7 milionë m3, kurse kullotat zënë njësipërfaqe prej 550,000 hektarë. Fondi pyjor dhe i kullotave në Shqipëri sipas IKP(2018) zë rreth 64% të sipërfaqes kombëtare.

Pyjet përbëjnë një pasuri kombëtare, prandaj organizimi dhe politikat e zhvillimit të qëndrueshëm të tyre kërkojnë vëmendje të veçantë si burim i rëndësishëm ekonomik, qëndror dhe vendor për shërbimet mjedisore që i ofrojnë shoqërisë. Ato sigurojnë një gamëtë gjerë të shërbimeve të ekosistemit duke përfshirë jo vetëm prodhimin e materialit drusor, grumbullimin e karbonit, rregullimin lokal të klimës, biodiversitetin dhe mjaft shërbime të tjera kulturale që shoqërohen me aktivitete çlodhëse dhe sportive.Tradicionalisht mbarështrimi i pyjeve në Shqipëri ka pasur si qëllim të tij vetëm një pjesë të këtyre përfitimeve, kryesisht prodhimin e materialit drusor nëpërmjet masave silvikulturale dhe prerjeve uniforme, strukturën e vegjetacionit, përbërjen e specieve, etj.

Pyjet përfaqsojnë një sistem kompleks dhe të pasur, mund të jenë shumë të ndryshëm dhe mund të mbulojnë fusha të ndryshme të studimit të tyre (KËNING C.). Krahasimi i disa treguesve kryesorëtë fondit pyjor referuar tre inventarizimeve të fundit kombëtare,përkatësisht në vitet 1985, 2004 dhe 2020 tregon një ulje tësipërfaqes së pyjeve të lartë nga 470,780 hektarë në 1985, në295,000 hektarë në 2004 dhe 388,000 hektarë në 2020. Ndërsa sipërfaqja e pyjeve cungishte në vend ka ardhur në rritje nga 307,300 hektarë në 1985 në 405,500 hektarë në 2004 dhe 553,000 hektarë në 2020. Sipërfaqja pyjore e mbuluar nga shkurret ka pësuar luhatje nga 267,500 hektarë në 1985 në 241,700 hektarë në2004 dhe 256,000 hektarë në 2020. Kjo humbje në fondin e pyjeve të lartë, që zënë edhe peshën kryesore të burimeve pyjore në vend,ka ardhur si rezultat i prerjeve ilegale, zjarreve, mbikullotjes, transformimit në tokë bujqësore, etj. Ndryshimet e mësipërme kanë reflektuar efektet e transformimeve të mëdha që ekonomia pyjore ka patur në vendin tonë nga forma e organizimit të centralizuar para viteve 90-te në ekonominë e tregut më pas. Përtej përfitimeve dhe vlerave, pyjet gjenden gjithnjë e kudo përballë kërcënimeve e rreziqeve të shumta me origjinë humane ose natyrore. Nëse siç theksuam më lart, pyjet ofrojnë shërbime mjedisore të konvertueshme në vlera ekonomike, shkatërrimi i tyre shoqërohet me një faturë të lartë dëmeve ekonomike.

Sa më sipër, objekt i artikullit tonë është analiza e riskut të zjarreve në pyje, i njohur shpesh si katastrofë natyrore me efekte mjedisore, ekonomiko-financiare dhe sociale. Ne ndalemi në analizën e politikave vendimmarrëse kundrejt situatave të tilla që pasohen me humbje financiare dhe njerëzore. Për më tej, artikulli ballafaqon eksperiencat vendase dhe të huaja për të evidentuar përgjegjësinë civile të të gjithë aktorëve përfshirës si qeveria, pushteti vendor, bizneset dhe individët si dhe nevojat për rivlerësim të masave për të përballuar efektet monetare negative.

Zjarret në dekadat e fundit janë një problem i përhershëm global sidomos në zonat rurale dhe natyrore, prandaj çdo vit po synohet të merren masa për parandalimin e tyre. Sipas organizatës Oxfam çdo vit digjen nga zjarret më pak se 350 milionë hektarë pyje në nivel global. Zjarret vrojtohen në shumë vende të botës duke kërcënuar direkt popullatën lokale. Përsëritja e përvitshme e ngjarjeve të tilla të konsideruara katastrofa natyrore me intensitete në rritje sjell pasoja ekonomike dhe sociale. Zgjerimi i zjarreve lidhet ndër tjera me ndryshimet klimaterike, specifikisht nga rritja e temperaturave. Marrëveshja e Parisit mbi klimën e kufizuarvendosi kufirin kritik te rritjes me 1,5 gradë Celcius, por zjarret nëpyjet europiane u rritën me 40%. Skenari i ngrohjes globale me +3 gradë Celcius tregon se do dyfishohet sipërfaqja aktuale e djegurçdo vit. Zjarret janë shkak dhe njëkohësisht pasojë e ngrohjesglobale duke qënë përgjegjës emetimit gazit karbonik CO2.

Ndër nxitësit dhe shkaktarët e zjarreve pyje mund rendisimkushtet metereologjike dhe klimatike, specifikat e terrenit pyjordhe veprimtaritë njerëzore. Pasojat janë mjedisore, ekonomike dhenjerëzore.

Tabela 1 – Të dhëna për bilancin kadastral të fondit pyjor e kullosor të Shqipërisë

Viti

Pyje

Kullota

Sipëfaqe me bimësipyjore

Djerrë + sipërfaqejoprodhuese

Gjithsej

 

Sip/ha  

%

Sip/ha  

%

Sip/ha  

%

Sip/ha  

%

Sip/ha  

%

2006

    1,043,310

73.0

      517,789

12.0

        17,859

1.0

193565

14.0

    1,772,523

         100

2007

    1,043,717

57.0

      563,278

31.0

        17,859

1.0

193565

11.0

    1,818,419

         100

2008

    1,040,200

61.0

      484,400

28.0

        32,500

2.0

       156,200

9.0

    1,713,300

         100

2009

1,042,790

60.0

505,290

29.0

29,090

2.0

165,340

9.0

1,742,510

         100

2010

1,042,760

60.0

505,290

29.0

29,120

2.0

165,340

9.0

    1,742,510

         100

2011

1,042,550

58.0

555,290

31.0

29,330

2.0

165,340

9.0

    1,792,510

         100

2012

1,041,390

60.0

505,284

29.0

30,140

2.0

165,690

9.0

1,742,504

         100

2013

1,040,881

60.0

491,011

28.0

29,400

2.0

167,613

10.0

1,728,906

         100

2014

1,052,772

60.4

478,292

27.5

25,315

1.5

185,310

10.6

1,741,689

100

2015

1,052,253

60.4

478,188

27.5

25,315

1.5

185,141

10.6

1,740,897

100

2016

1,052,237

60.4

478,188

27.5

25,315

1.5

185,141

10.6

1,740,880

100

2017

1,051,871

60.4

478,081

27.5

25,270

1.5

185,118

10.6

1,740,339

100

2018

1,051,859

60.4

478,081

27.5

25,270

1.5

185,113

10.6

1,740,324

100

2019

1,051,843

60.4

478,081

27.5

25,270

1.5

185,113

10.6

1,740,307

100

2020

1,051,841

60.4

478,081

27.5

25,270

1.5

185,112

10.6

1,740,304

100

Burimi: INSTAT, bazuar në informacionin e Ministrisë sëTurizmit dhe Mjedisit, MTM .

Edhe pyjet shqiptare gjenden në përballjen e katastrofave të shkaktuara nga zjarret, qofshin këto të pavullnetshme ose të vullnetshme. Duhet theksuar se problematika e politikave të drejtimit të ekonomisë pyjore  nuk ka qënë e lehtë ndër vite. Institucione ndërkombëtare si Banka Botërore, etj., kanë kontribuar në zbatimin e proçesit të decentralizimit dhe zhvillimin e burimeve natyrore me konceptime bashkëkohore. Në nivel qëndror dhe komunitar ndër vite janë zbatuar shumë projekte  për mbrojtjen e pyjeve shqiptare nga zjarret. Sipas Think Hazard!, rreziku i zjarreve në pyje për vendin tonë është i  lartë dhe kushtet e motit vlerësohen me probabilitet mbi 50% lidhur me favorizimin prej tyre të zjarreve në sipërfaqe të mëdha duke sjellë për pasoja humbje materiale, monetare dhe viktima njerëzore. Duhet theksuar se shpesh ndërhyrja e njeriut bëhet shkak i rreziqeve nga zjarret në pyje me anë të  prerjeve pa kriter, të veprimeve të pavullnetshme ose të vullnetshme, përtej ndryshimeve të klimës dhe ngrohjes globale. Për më tepër duhet evidentuar se Shqipëria karakterizohet nga shumëllojshmëri e madhe e vegjetacionit, ka mikroklima të ndryshme dhe efektet e ndryshimeve mjedisore janë të pranishme. Për rrjedhim, mund të themi se faktorët e rreziqeve të zjarreve në pyje janë të shumtë nga të cilat mund të rradhisim ndryshimet në përdorimet e tokës deri tek ndryshimet klimaterike, por shpesh edhe me ndikimin e aktiviteteve njerëzore dhe ndryshimeve demografike – sociale në zonat rurale.

Në Shqipëri, zjarret kanë shkatuar dëme të konsiderushme në sipërfaqet pyjore dhe kullotave. Sipërfaqja totale pyjore e djegur nga zjarret në Shqipëri gjatë periudhës 1990-2021 ka qënë67861hektarë, ku mesatarisht kemi humbur nga zjarret njësipërfaqe prej 2340 hektarë për vit dhe kemi patur mesatarisht njënumër zjarresh prej 385 zjarresh për vit. Ndër vite vërehet një shpërndarje e konsiderueshme e numrit të zjarreve në pyje dhe kullota, ku kulmi arrihet në vitin 2007 me një sipërfaqe totale prej 30856 hektarë (INSTAT, 2022).Vitet me humbjen më të madhe tëfondit pyjor nga zjarret kanë qënë pas vitit 2000, konkretisht 3675 hektarë në vitin 2000, 4419 hektarë në vitin 2003, 30856 hektarënë vitin 2007, 3492 hektarë në vitin 2011, 4707 hektarë në vitin 2012 dhe 5055 hektarë në vitin 2017. Këto humbje lidhen me ndryshimet klimatike që janë të shprehura siç theksuam pas viteve 2000.

Tabela 2 – Të dhëna mbi zjarret në pyje dhe kullota në Shqipëri në vite

Treguesit

Vitet

2013

2014

2015

2016

2017

2018

2019

2020

Totali

Numri i zjarreve pyje

97

47

162

38

362

73

356

78

1213

Numri i zjarreve kullota

23

34

35

0

0

19

4

14

129

Sipërfaqja hektarë epyjeve dhe kullotave djegura

184

17

181

630

5055

35.7

279

338.1

6719.8

Burimi: INSTAT, 2022

Ngjarjet e zjarrit mbulojnë gjithë territorin shqiptar, nga veriu jug, por ngjarjet mëdha zakonisht ndodhin jug venditdhe pak janë shtrira veri. Situata e zjarreve Shqipëri ka karakter theksuar stinor, megjithatë ngjarjet ndodhin jo vetëm periudhat nxehta, por edhe ato ftohta. Muajtë prekur janë nga marsi deri nëntor, ndërsa ngjarje te rrezikut madh zjarrit pyje ndodhin gusht dhe shtator (Global ForestWatch, 2022).

Për më tepër sipas  të dhënave të raportura nga Sistemi i Informacionit të Zjarreve në Pyjet e Evropës, (EFFIS), në vitin 2020, për Shqipërinë raportohen 19,909 hektarë sipërfaqe të djegura, ku përfshihen disa kategori sipërfaqesh të djegura. Një nga zonat me sipërfaqe shumë të lartë të zjarreve në Shqipëri është Kukësi. Sipas raportit të  Sistemi i Informacionit të Zjarreve në Pyjet e Evropës (European Forest Fire Information System, EFFIS)në vitin 2020, për Shqipërinë raportohen 19,909 hektarë sipërfaqe të djegura, ku përfshihen disa kategori sipërfaqesh të djegura.

Raporti EFFISevidenton gjithashtu se ka tendencë të qartë që tregon nivele në rritje të riskut nga zjarri, sezone më të gjata të zjarreve dhe zjarre të mëdhamë të shpeshta, me përhapje të shpejtë, mbi të cilat strategjitë tradicionale të shuarjes së zjarrit kanë pak fuqi. Në përgjithësi, zjarret nuk prekin më vetëm shtetet e Evropës Jugore, por ato përbëjnë një kërcënim në rritje edhe për Evropën Qendrore dhe Veriore.

Referuar të dhënave Global Forest Watch, Shqipëria humbi gjithsej 40163.3 hektarë në periudhën 2000-2020 për shkaqe të ndryshme. Zjarret janë shkaktari i dytë kryesor i humbjes së pyjeve (figura 1)në Shqipëri me rreth 13,503.4 hektarë. Ky proçes u shoqërua me një emetim bruto të të gjithë gazeve ekuivalent me 4 488 644.5 Mg (331.75 Mg për 1 hektar sipërfaqe pyjore të djegur).

Grafiku 1 Shkaktarët kryesorë humbjes pyjeve Shqipëri

Burimi: Global Forest Watch, 2021.

Sipas studimeve të ndryshme, 29 % e këtyre zjarreve janë shkaktuar nga neglizhenca ose pakujdesia, 61% për shkaqe të panjohura, 9% janë zjarre të qëllimshme nga njeriu dhe vetëm 1% zënë zjarret natyrore (ilustruar në grafikun 2).

Grafiku 2Shkaqet e zjarreve pyje Shqipëri ( përqindje)

Nga grafiku 2, vërehet një përqindje e lartë e zjarreve nga shkaqe të panjohura që është e zakonshme në të gjitha vendet e Mesdheut. Kjo shifër është një pengesë që dobëson vlefshmërinë e statistikave të zjarrit në të gjithë pellgun e Mesdheut (Stamou et al., 1995). Djegia me dashje e pyjeve nga zjarri (neni 206/a) dhe shkatërrimi nga zjarri nga pakujdesia (206/b) konsiderohen vepra penale në Shqipëri.

Tabela 2Numri i zjarreve të konsideruara si vepra penale gjatë periudhës 2015-2021

Neni i

Kodi Penal

Përshkrim

Numri i zjarreve sipas viteve

2015

2016

2017

2018

2019

2020

2021

TOTAL

206/a

Zjarret e qëllimshme

5

4

14

3

8

8

24

66

20b/b

Shkatërrimi i pyjeve ngapakujdesia

4

0

10

10

11

0

11

46

151

Shkatërrimi i pronës ngazjarri

231

182

387

253

347

267

267

1934

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (2021)

Bazuar në statistikat e ofruara nga Policia e Shtetit, rezulton se 31% e zjarreve kanë qënë të qëllimshme dhe pjesa tjetër nganeglizhenca ose pakujdesia. Zjarret e qëllimshme kanë qënëthujase në të gjithë vendin, por vlerat më të larta ja rregjistruarnë qarqet Berat, Kukës dhe Elbasan, vlerat më të ulta janërregjistruar në qarqet Lezhë dhe Tiranë. Vlerat më të larta tëzjarre vetëshkaktuar nga neglizhenca janë rregjistruar në qarkun e Lezhës, ndërsa në qarqet e tjera si Tiranë, Vlorë, Kukës, Korçë, Fier, Durrës dhe Dibër nuk ka patur rregjistrime rasteve të tilla.

Figura 3 Numri i zjarreve sipas rajoneve dhe shkaqeve nëShqipëri, 2021

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (2021)

Në vendin tonë, rreth 97% e fondit pyjor dhe të kullotave është nëpronësi publike dhe vetëm 3% në pronësi private. Pyjet publikëjanë në pronësi të 61 bashkive dhe të MTM, ku përfshihen zonat e mbrojtura, respektivisht 605432,84 hektarë. Sipas Ligjit 57/2020 neni 30, strukturat përgjegjëse për pyjet në bashki dhe pronarët privatë duhet të hartojnë çdo vit “Planin për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në pyje dhe kullota” për sipërfaqen e fondit pyjor në territorin e tyre, duke përfshirë mjetet në dispozicion si dhe numrin e personave të organizuar në njësi speciale. Ndërsa sipas nenit 26 të këtij ligji, organet e qeverisjes vendore dhe pronarët privatë, që zotërojnë pyje, kullota dhe livadhe, duhet të marrin masat e duhura për parandalimin e zjarreve dhe shuarjen e tyre duke përdorur si referencë Ligjin nr. 10 431, datë 09.06. 2011 “Për mbrojtjen e mjedisit” dhe Ligji nr. 152, datë 21.12. 2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”.

Plani i parandalimit dhe menaxhimit të zjarreve në pyje dhe kullota duhet të jetë në përputhje me Rregulloren CE 1485/2001 për mbrojtjen e pyjeve dhe banorëve nga zjarret në pyje. Ndonëse bashkitë kanë detyrim ligjor që minimalisht 4% të buxhetit t’i kushtojnë për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile si dhe kryerjen e detyrave në zbatim të Ligjit 45/2019, do të ishte mirë që çdo vit strukturat pyjore në bashki të kenë një buxhet të dedikuar për ngritjen e kapaciteteve, trajnimin dhe blerjen e veshjeve personale mbrojtëse në luftën e tyre ndaj zjarreve.

Konstatohet se megjithëse ka një nivel të lartë të angazhimit financiar, sërish nuk arrihet të përcaktohet me saktësi vlera e dëmit të shkaktuar nga zjarret në ekosistemin e pyjeve. Aktualisht,vlerësimi i dëmit nga zjarret në pyje në Shqipëri bëhet në bazë tëVKM 391,datë 21.06.2006 dhe merr në konsideratë vetëm dëmet e shkaktuara në lëndën drusore pa marrë parasysh dëmet mjedisore të shkaktuara nga zjarret. Për këtë arsye MTM duhet të përgatisë një metodologji të re për vlerësimin e dëmeve nga zjarri duke përfshirë të gjitha ekosistemin pyjor ku bën pjesë kapitali natyror pyjor dhe vlera mesatare vjetore e të mirave të tregtueshme me origjinë pyjore së bashku me kontributin mesatar vjetor të përfituar nga aktivitetet në natyrë si gjuetia e lejuar, aktivitete shplodhëse dhe sportive.

fakt në literaturë gjenden artikuj të shumtë me fokus studimin e riskut të pyjeve nga zjarret, metoda të parashikimit të tyre dhe gjetjes së rrugëve për të ulur dëmet ekonomike dhe financiare shkaktuar prej tyre. Nga një vështrim i shkurtër i saj rezulton se:

Së pari, duhet theksuar se objekt i studimeve në literaturën bashkëkohore janë jo vetëm trajtimet shkencore të fenomenit, por politikat e drejtimit të rreziqeve nga zjarret, ndërtimi i politikave institucionale, rolin e pushteteve qëndrore dhe komunitare me fokus zgjedhjen e strategjive jo vetëm të informimeve publike dhe sensibilizimeve përkatëse, por edhe të përfshirjes së të gjithë aktorëve, mjetet dhe teknikat mbrojtëse, parashikueve dhe vlerësuese, të gjithë bashkë parë në një horizont dy dimensional, respektivisht në hapësirë dhe kohë. Problemi bëhet më i vështirë në kontekstin shqiptar  karakterizuar aktualisht nga braktisja e zonave rurale, e konsideruar si një nga shkaqet njerëzore të shkaktimit të zjarreve në pyje (BAHJA E.  et al., 2019).

Së dyti, zhvillimet teknologjike kanë bërë të mundur teknika të përparuara studimi në instrumenta dhe metoda. Krijimi i të dhënave gjeografike të strukturuara bazuar në instrumenta satelitorë ndihmon aktualisht politikat vendimmarrëse. Por realiteti shqiptar përballet me vështirësi të mobilizimit të mjeteve diagnostikuese si imazhet satelitore dhe planet e menaxhimit(BERNARD, C., etj.).

Së treti, roli i politikave vendimmarrëse dhe harmonizimi i tyre me ato te Bashkimit Europian si: Strategjia e Pyjeve në BE deri ne 2030, inisiativa kuadrin European Green Deal” apo Strategjia e BE për Biodiversitetin deri 2030. Dokumenti i fundit “njeh rolin qendror dhe shumëfunksional të pyjeve, kontributin e pylltarëve dhe të gjithë zinxhirit të vlerës të bazuar në pyje për arritjen e një ekonomie të qëndrueshme neutrale ndaj klimës deri në vitin 2050 si dhe ruajtjen e zonave rurale të gjalla dhe të begata”.

Përsa i përket vendit tonë, theksojmë se gjendet gjithashtu një bazë legale e mbrojtjes së pyjeve nga zjarret, por qeveritë vendore, megjithë reformën territoriale te vitit 2015, karakterizohen nga mungesa të theksuara të mjeteve teknike të nevojshme dhe burime njerëzore të specializuara në shuarjen e zjarreve. Ligji nr. 57/2020 “Për pyjet” thekson qëllimin me nenin e tij të parë se “mbrojtja e pyjeve si pasuri me rëndësi të veçantë, për vlerat e mëdha dhe të pazëvendësueshme në mbrojtjen e klimës, të tokës, ruajtjen dhe përmirësimin e potencialeve prodhuese, të ekuilibrave të mjedisit natyror, biodiversitetit, burimeve gjenetike dhe regjimit hidrik, si detyrime me interes kombëtar dhe ndërkombëtar”.Gjenden gjithashtu udhëzime dhe publikime të rëndësishme të përshtatura në gjuhën shqipe me qëllim marrjen e masave të sigurisë kundrejt zjarreve (skema vijuese).

Skema 1 – Hapat e masave të sigurisë kundër zjarrit

Burimi: Masat e sigurisë kundër zjarrit dhe punëdhënësi – Udhëzime për vlerësimin e rreziqeve https://www.vigilfuoco.it/81-08/pdf/sicurezza_antincendio_albanese.pdf

Konstatohen gjithnjë e më shumë informacione për informim publik dhënë nga institucione shqiptare për rreziqet e zjarreve në pyje, masat parandaluese dhe për të influencuar përgjegjësinë civile (shih kutia1 dhe kutia 2)

Kutia 1 – Informacion për publikun nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC)

Burimi: https://www.mod.gov.al/index.php/ministria/strukturat-vartese/dpec/3332-zjarret

Kutia 1 – Informacion për publikun nga Instituti i Shëndetit Publik

Zjarret në pyje një rrezik për mjedisin dhe shëndetin tonë

Zjarret e pyjeve janë zjarre në mjedise të hapura, të cilat përhapen shpejt dhe përfshijnë pjesë të pyllit, shkurret, bimësinë e ulët, barin në afërsi të sipërfaqeve bujqësore, lagjet e pabanuara dhe zonat deri tek të cilat është e vështirë të arrihet. Kushtet e veçanta të kohës, temperaturat e larta, era e fortë dhe koha e thatë, ndikojnë në krijimin dhe përhapjen e zjarrit.

Zjarret mund të shkaktohen nga dukuritë natyrore, si goditja e rrufesë (ky lloj është më i rrallë) dhe nga dora e njeriut.

-Rastësisht (lidhja e shkurtër, ngrohja e makinës, shkëndijat e shkaktuara gjatë punës).

-Ndezja e paqëllimshme (sjellja me papërgjegjësi në piknik dhe hedhja e materialeve të ndezshme).

-Shkaktimi i zjarrit me qëllim nga dora e njeriut dhe kryerja e aktiviteteve bujqësore si djegia e barërave të këqija dhe mbeturinave të tjera me origjinë bimore është e ndaluar me ligj për mbrojtjen nga zjarri. Fatkeqësisht, këto janë edhe disa nga shkaqet më të shpeshta.

Zjarret dëmtojnë pyjet, bimësinë dhe mjedisin duke rrezikuar seriozisht jetën tonë.

Për të zvogëluar rreziqet nga zjarri këshillohet:

Mos hidhni cigaret e ndezura në mjedise të hapura. Mos digjni barin, bimësitë e ulëta dhe plehrat në ambiente të hapura, në mjedise urbane aponë sipërfaqet e punueshme në afërsi të pyllit. Mos ndizni skarën në mjedis të hapur, në afërsi të pyllit ose në afërsi të barit dhe degëve të thata. Shmangni punimet në vende të hapura, pasi ato mund të shkaktojnë zjarr. Mos lini plehrat në pyll sepse ekziston mundësia e vetëndezjes.Mos pini duhan gjatë korrjes së të mbjellave.Respektoni shenjat e ndalimit të hyrjes në fushat me rrezik të lartë nga zjarri.

Mos shuarja e cigares është shkaktari më i madh i zjarreve në pyje prandaj, asnjëherë mos e hidhni atë nga automjeti kur jeni në lëvizje.

Kur jeni në natyrë shuani gjithnjë bishtat e cigares.

Nëse shtëpia juaj gjendet brenda ose në afërsitë pyllit ju duhet :

Të prisni shkurret e ulëta dhe të pastroni barin e thatë, gjethet, degët e vogla në një diametër prej 20 metrash rreth shtëpisë. Të mirëmbani oborrin, të largoni gjethet e thata dhe degët. Mos lejoni që degët të prekin muret e shtëpisë, çatinë apo ballkonin. Të mos mbani materiale të ndezshme dhe karburant në afërsi të shtëpisë.

Të siguroni aparatet përkatëse kundër zjarrit dhe të bëni rregullisht testimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

Të siguroni çezmat me ujë dhe zorrët e ujit me gjatësi të mjaftueshme për të mbuluar fushën tëcilën do ta mbroni, si edhe rezervuarët me ujë dhe me pompë joelektrike.

Nëse zgjerohet zjarri ndaj shtëpisë suaj:

Mos humbni vetëdijen. Të gjitha materialet e ndezshme/ndezëse të cilat gjenden në afërsi të shtëpisë vendosini në vende të mbyllura dhe të mbrojtura, që të mos shkaktoni përhapje më të madhe të zjarrit;

Mbyllni të gjithë sjellësit për gaz ose lëndë djegëse në afërsi të objektit. Bëni të mundur kalimin e automjeteve të zjarrfikëseve.Ndizni dritat brenda ose jashtë për t’u shtuar dukshmëria gjatë përhapjes së tymit,nëse dukshmëria është zvogëluar.

Nëse zjarri është afër shtëpisë suaj:

Mos e braktisni shtëpinë nëse nuk jeni plotësisht të bindur se keni të tjera mundësi strehimi të sigurt. Mundësia e mbijetesës në objektete banimit të cilat janë ndërtuar nga materiale te pandezshme është e madhe, prandaj duhet të hyjnë brenda të gjithë anëtarët e familjes, kafshët shtëpiake/bagëtia e imët.Mbyllni të gjitha dritaret dhe dyert, bllokoni të gjitha vendet e hapura me pëlhura të njomura.Largoni perdet nga dritaret.Lëvizni mobiliet në drejtim të pjesës së brendshme të shtëpisë.Mbyllni të gjitha dyert brenda shtëpisë.Mblidhni rezervat e ujit.Mblidhuni të gjithë në një vend.Merrni me vete llambat me bateri që do t’u duhen në rast se do të ndërpritet rryma elektrike.

Kur shuhet zjarri:

Dilni nga shtëpia dhe menjëherë shuani zjarrin në vendete tjera ku ka mbetur.Sigurohuni që të gjitha vatrat e zjarrit të jenë shuar, pasi ekziston mundësia e pranisë së zjarreve të vogla në afërsi të ndërtesës apo rrezikui rindezjes.

Burimi:

https://www.ishp.gov.al/zjarret-ne-pyje-nje-rrezik-per-mjedisin-dhe-shendetin-tone/

Parandalimin e zjarreve në pyje e gjejmë objekt edhe të shumë projekteve vendase ose projekteve ndërkombëtare. Mbështetja financiare për të interesuarit lidhur me masën “Për zhvillimin dhe mbrojtjen e pyjeve” jepet edhe nga grantet konkurruese të ofruara nga Agjensia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR).

Efektet ekonomiko-financiare të zjarreve nga pyjet në përgjithësi mbulohen nga mjetet buxhetore të qeverive qëndrore dhe lokale. Një aktor me rol të madh në përballimin e dëmeve nga zjarri në përgjithësi është tregu i sigurimeve. Tregu global i sigurimeve nga zjarret në përgjithësi u vlerësua me 58,49 billionë dollarë amerikanë në vitin 2019 dhe projektohet të jetë 120,49 billionëdollarë amerikanë në vitin 2028 ose me një rritje prej 11,9%. Pasojat e periudhës pandemike janë ndjerë edhe në këtë treg. Nëse në vendin tonë kompanitë e sigurimeve janë fuqizuar ndër vite duke kontribuar që tregu i sigurimeve  të jetë tregu kryesor në kupolën e tregut financiar vendas, pak informacione mund të gjejmë lidhur me primet e sigurimit për mbrojtjen nga zjarri në pyje. Bashkitë nuk kanë politikë të tillë mbrojtje dhe nuk gjenden statistika publike se sa aktorë privatë me aktivitete në zona pyjore blejnë polica sigurimi për t’u mbrojtur nga zjarret (përjashtuar evidencat që kompanitë e sigurimeve mbajnë, por që nuk i gjejmë të publikuara sa i takon problemit tonë).Në fakt, sipas Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, pas tërmeteve shkatërruese të vjeshtës 2019, u rregjistrua rritje e  lehtë e policave të sigurimit “nga zjarri dhe forcat e natyrës”, por kjo bëhet nga individët për shtëpitë e tyre ose bizneset për pronat e disponueshme. 

Konkluzione dhe rekomandime

Zjarret në pyje janë fenomen shqetësues global dhe zjarret nuk njohin kufij. Rreziqet e tyre lidhen me ndryshimet klimative, me ndërthurjen e zonave pyjore me ato urbane dhe veprimet e vullnetshme ose të pavullnetshme humane. Pasojat që sjellin fenomene të tilla janë humbje të mëdha financiare e shpesh edhe njerëzore. Prandaj politikat vendimmarrëse të pushtetit qëndror dhe vendor duhet të sensibilizojnë të gjithë aktorët duke informuar, monitoruar dhe planifikuar mbi bazën e shfrytëzimit të informacionit dhe duke theksuar se duhet të ketë sjellje të përgjegjshme. Vlerësimi financiar i humbjeve bëhet nga ekspertë të kompanive të sigurimit.  Drejtimi i territoreve rurale dhe pyjore me kompetenca dhe me mjete moderne mbetet mjet kryesor për të minimizuar humbjet ekonomike, financiare dhe njerëzore kur zjarret në pyje marrin përmasa të mëdha.Institucionet shqiptare duhet të përmirsojnë metodologjitë e vlerëesimit të dëmeve nga zjarret në pyje dhe kullota dhe raportimin e tyre pasi ka mospërputhje midis të dhëenave që burimet zyrtare ofrojnë dhe atyre si EFFIS apo Global Forest Watch. Po kështu vlerësimi i riskut të zjarreve bazuar në teknikat e remote-sensing duhet tëbëhet jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe lokal apo rajonal dhe për këtë nevojitet të ngrihen kapacitetet në strukturat përgjegjëse në përputhje me detyrimet ligjore si dhe të mendohet për ngritjen e sistemeve të paralajmërimit të hershëm për zjarret ne pyje bazuar në përdorimin e kamerave, sensorëve të tymit apo të përdorimit të droneve për monitorim- parashikim.

Literatura

BAHJA E., HERSH R., KINICKI R. (2019): Forest fire risk reduction in Albania: Using Drone Systems to Improve Current Methods of Fire Prevention, Monitoring, and Extinguishing.

BERNARD, C/, CROUTEIX, O., LERIN, F., LOPEZ R.  (2013): Proçesi i devoluimit të pyjeve dhe kullotave në ShqipëriNjë menaxhim i qëndrueshëm i të përbashkëtave mesdhetare? https://terramed.iamm.fr/images/publications/Studim_Fillestar_rreth_Pyjeve_Komunale_ne_Shqiperi.pdf

Global Forest Watch, 2022

https://bujqesia.gov.al/wp-content/uploads/2021/12/01-Forestry-Sector-Study_FINAL.pdf

KËNING C. https://www.futura-sciences.com/

Ligji 45/2019 “Për emergjencat civile”

Ligji 57/2020 “Për pyjet”.

Masat e sigurisë kundër zjarrit dhe punëdhënësi – Udhëzime për vlerësimin e rreziqeve,  https://www.vigilfuoco.it/81-08/pdf/sicurezza_antincendio_albanese.pdf

MBZHR & GIZ (2021): Carrying out selected sectoral analysis as a solid ground for the preparation of IPARD III programme and of Strategy for Agriculture, Rural Development and Fishery 2021-2027 Project number: 2017.2192.7-001.00 Forestry Sector Study Report Final.

SAN-MIGUEL-AYANZ, J., DURRANT T., BOCA R., MAIANTIP., LIBERTA G., ARTESVIVANCOS T., JACOMEFELIXOOMD., BRANCO A., DE RIGO D., FERRARI D. et al., Raporti ithelluar EFFIS mbi zjarret pyje Europë, Lindjen e Mesmedhe Afrikën e Veriut 2019 2020, https://publications.jrc.ec.europa.eu/repository/handle/JRC120692

STAMOU, N., KALABOKIDIS K.D., KONSTANTINIDIS P., FOTIOU S., CHRISTODOULOU A., BLIOUMIS V., PRASTACOS P., DIAMANTAKIS M. and KOCHILAKIS G.(1995): Improving the efficiency of the wildland fire prevention and suppression system in Greece. In Proceedings 3rd International Conference on Forest Fire Research and 14th Conference on Fire and Forest Meteorology, 203-221. 16-20 November1998, LusoCoimbra, Portugal. Published by ADAI, University of Coimbra, Portugal.

UNDP (2003): Vlerësimi i vitive Shqipëri. Raporti përmbledhësi studimit, fq 74.

Site web:

https://www.oxfamfrance.org/climat-et-energie/feux-de-forets-incendies-changements-climatiques/

https://ec.europa.eu/environment/strategy/forest-strategy_en

http://www.instat.gov.al/

https://www.ishp.gov.al/zjarret-ne-pyje-nje-rrezik-per-mjedisin-dhe-shendetin-tone/

2

Shto Koment

Na Ndiqni në: