Universiteti Bujqësor i Tiranës bën një hap tjetër të rëndësishëm në kuadër të ndërkombëtarizimit të programeve të studimit.

Në kuadër të ndërkombëtarizimit të Universiteteve Shqiptare me Universitetet partnere në Itali në datën 07/02/2022 u organizua në ambientet e Universitetit të Tuschia-s, Viterbo/Itali, një takim i nivelit të lartë për të rritur bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e studimeve universitare, për të rritur shkëmbimet mes stafeve akademike, për realizimin e diplomave të dyfishta midis universiteteve. Në takim morën pjesë Rektorët e Rajonit të Lazio-s dhe delegacioni shqiptar i  kryesuar  nga Kryeministri i Shqiperisë Sh.T. Z. Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Znj. Ogerta Manasterliu, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Znj. Bora Muzhaqi dhe Rektorët e universiteteve shqiptare. Delegacioni nga Universiteti Bujqësor i Tiranës përfaqësohej nga Rektori Prof. Sallaku, Administratori Z.  Tërthorja, zv rektorë dhe dekanë të fakulteteve.

Fjala e mirëseardhjes u mbajt nga Prof. Stefano Ubertini, Rektor i Universitetit të Tuschia-s,  Viterbo dhe njëkohësisht dhe Kreu i Komitetit Rajonal per koordinimin e Universiteteve të Rajonit të Lazios. Unioni i universiteteve të Lazios përfaqësohet nga 13 universitete  publike dhe private, institucione arsimore elite në Itali.  Prof. Ubertini prezantoj në fjalën e tij ofertën e programeve të studimit te universiteve të rajonit dhe njëkohësisht mundësitë e bashkëpunimit me universitetet shqiptare. Ai theksoj se takimi me rektoret është një mundësi e mirë për të forcuar më tej për bashkëpunimin mes stafeve akademike, mundësi për pjesmarrjen në projekte të përbashkëta dhe realizimin e diplomave të dyfishta.

Kryeministri i Shqipërisë Sh.T. Z. Edi Rama, theksoj rëndësinë e ndërkombëtarizimit të Universiteteve Shqiptare dhe impaktin e diplomave të dyfishta midis universiteteve të Rajonit të Lazio-s dhe të Universiteteve Shqiptare, për të rinjtë shqiptarë,  të cilët do të studiojnë në universitet shqipare, por do të kenë një diplome universitare të barasvlefshme me të rinjtë italianë që do të studiojnë  në Itali.

Në fund të ceremonisë, Rektori Sallaku nënshkroi marrëveshjen për ofrimin e diplomës duale në inxhinieri pyjore midis Universitetit të Tuscia, Viterbo dhe UBT.

Ndërkohë delegacioni i UBT-së vazhdon vizitën për të parë mundësinë e marrëveshjeve të tjera në të ardhmen, në ofrimin e diplomave duale dhe të përbashkëta me UNITUS/Viterbo por edhe me Universitete të tjera të Rajonit të Lacios, Itali.

Kjo vizitë e stafit të UBT-së në Itali është në vazhdën e vizitave të vazhdueshme që drejtuesit e UBT-së po realizojnë për të mundësuar, në një dimension të gjerë, ndërkombëtarizimin e UBT-së jo vetëm në mësimdhënie por edhe në kërkimin shkencor dhe transferimin e teknologjive bashkëkohore.

Video: Viterbo Romë 

     

Na Ndiqni në: