Foto: www.opinion.al

Tomorr, digjen qindra hektarë pyje

Qindra hektarë pyje janë djegur në malin e Tomorrit ndërsa vatrat e zjarrit janë ende aktive. Sot shënohet dita e gjashtë e rënies së zjarrit në këtë zonë të mbrojtur të shpallur park kombëtar. Flakët e zjarrit të favorizuara edhe nga era kanë shkaktuar dëme të mëdha ndërsa më herët burime nga ADZM Berat, thanë se janë djegur hektarë të shumtë pyjesh me pisha si dhe disa vendbanime kafshësh të egra. Për shkak të terrrenit të vështirë shkëmbor është nevojitur edhe ndihma e helikopterëve. Mediat shkruajnë se zjarri ka rënë në zonën e  fshatit Lybeshë të njësisë administrative Poliçan.

 

Burimi: interneti

Na Ndiqni në: