Teknologjitë digjitale në bujqësi një mundësi efikasepër të reduktuar kontributin e bujqësisë nëndryshimet klimatike

Tekologjia përfaqëson aspektin më të rëndësishëm në sektorin e bujqësisë dhe inovacionet e reja teknologjike po bëjnë që bujqësiatë ndryshojë me shpejtësi qasjen e saj në të gjithë botën. Në ditët e sotme gjithnjë e më shumë po flitet për inovacionet teknologjikenë bujqësi të cilat ndikojnë në një menaxhim shumë më efektiv tësistemeve bujqësore. Teknologjitë bujqësore sot kanë ndryshuar, ato janë automatizuar, modernizuar e digjitalizuar. Në fakt, bëhetfjalë për sisteme të reja bujqësore të cilat konceptohen e zbatohennë disa forma, por që në thelb kanë zbatimin e teknologjivedigjitale në bujqësi.  

Teknologjitë digjitale po transformojnë bujqësinë me shpejtësi nëshumë vende të botës. Shumë vende të zhvilluara si Izraeli, Sh.B.A., Australia dhe shumë vende Europiane tashmë kanëimplementuar sistemet digjitale në bujqësi.

Zbatimi i bujqësisë digjitale nënkupton aftësinë për mbledhur dhënat nga fushat e kultivuara, analizuar dhe përdorur ato për optimizuar praktikat bujqësore. ditët e sotme bujqësia përdorteknologji avancuara siç janë sensorët e ndryshëm, imazhesatelitore, dronë dhe imazhe ajrore, software dhe internet, teknologji GIS dhe GPS, sisteme ujitje me precision dhe paisjeautomatike për drejtimin e makinerive bujqësore etj.

Inovacionet teknologjike në bujqësi tani konsistojnë në përdorimine mjeteve dhe traktorëve të automatizuar, dronëve, sensorëve nëdistancë, robotëve për procese të caktuara bujqësore etj. dhekontrolli i tyre nëpërmjet smartfonëve apo paisjeve të tjerakompjuterike.

Bujqësia digjitale përdor inovacionet teknologjike në kultivimin e bimëve të cilat bëjnë të mundur rritjen e prodhimit, përmirësimin e cilësisë, përmirësimin e kushteve sociale, reduktimin e përdorimittë inputeve dhe ujit dhe reduktimin e impakteve mjedisore, dukekontribuar në këtë mënyrë në reduktimin kontributit të bujqësisënë ndryshimet klimatike, duke ditur që bujqësia është një ngasektorët kryesorë në lëshimin e gazeve me efekt serrë në atmosferëme rreth 24% të totalit të lëshimeve.  

Bujqësia digjitale ndihmon fermerët të kuptojnë më mirë faktorëtqë ndikojnë në prodhim si uji, toka, faktorët biologjikë dhemenaxhimin më të mirë të tyre. Shumë probleme lidhur me ndryshimet klimatike si thatësirat dhe mungesa e ujit bujqësimund zgjidhen nëpërmjet bujqësisë digjitale duke përdorurmetoda automatizimi ujitjes duke reduktuar humbjet e ujit. Po kështu, problemet e mbrojtjes bimëve lidhur me shfaqjen e sëmundjeve e dëmtuesve rinj nën ndikimin e kushteve rejaklimatike mund monitorohen dhe kontrollohen nëpërmjetpaisjeve digjitale. Mbarështrimi shtazor, probleme mirëqënies kafshëve kushtet e ndryshimeve klimatike dhe impaktitmjedisor mbarështrimeve mund kontrollohen me paisje reja digjitale.

Bujqësia dixhitale, e njohur ndonjëherë edhe si bujqësia e zgjuar(smart agriculture ose e-agriculture), është ai sistem bujqësor icili përdor paisje mbledhin të dhëna në mënyrë digjitale, iruajnë, analizojnë mënyrë dixhitale dhe ndajnë informacionedhe të dhëna elektronike bujqësi.

Këto sisteme të reja bujqësore sot shfaqen në formën e katërkoncepteve kryesore, pavarësisht se ka dhe konceptime të tjera përteknologjitë digjitale në bujqësi:

Bujqësia me precision;

Bujqësia 4.0;

Bujqësia digjitale;

IoT.  

Bujqësia me precision (precision farming) bazohet nëteknologjitë që bëjnë të mundur monitorimin dhe marrjen e tëdhënave nëpërmjet sensorëve vendosen direkt në fushat e kultivuara. Bëhet fjalë për teknologji, instrumenta e software që ijapin mundësi fermerëve të menaxhojnë në mënyrë optimaleprodhimin nëpërmjet marrjes së të dhënave nga fusha. Për marrjene të dhënave direct nga fusha përdoren  dy sisteme informative GIS (Geographic Information System) dhe GPS (Global Positioning System). Këto sisteme bëjnë të mundur të ndërtohenme saktësi të lartë hartat e tokës, nëpërmjet të cilave pastajpërcaktohen edhe nevojat ujore dhe ushqyese të bimëve.

Bujqësia me precision bën të mundur nëpërmjet metodave dheteknologjive që përdor të rritë  prodhimin, të menaxhojë nëmënyrë optimale kohën dhe punën si dhe të redutojë impaktetmjedisore të sistemit bujqësor.

Teknologjitë që përdoren sot në fermat bujqësore për tëpërmirësuar menaxhimin e tyre janë të shumta. Megjithatë zbatimii bujqësisë me precision ka vështirësitë e saj duke qënë se ajo kërkon përgatitje për përdorimin e instrumentave, paisjeve, tësoftware apo të sensorëve të ndryshëm që vendosen në mjetetbujqësore dhe që bëjnë të mundur automatizimin dhe kontrollin e tyre në mënyrë digjitale.  Nga ana tjetër, ajo kërkon përgatitje përpërpunimin e informacionit që merret për menaxhimin e saktë (me precizion) të fushave të kultivuara dhe arkivimin e tij.

Bujqësia 4.0  është përcaktuar si e tillë referuar zhvillimit kohor tëbujqësisë në 100 vitet e fundit duke e përcaktuar atë nga 1.0 deri në4.0.

Bujqësia 1.0 ishte bujqësia përpararevolucionit të gjelbër, njëbujqësi primitive, me nivel të ulët të prodhimit.

Bujqësia 2.0  filloi nga vitet ’50 me “revolucionin e gjelbërnëbujqësi.  Rritja e shkallës së mekanizimit, e plehërave kimike, ujitjetshtesë, monokulturat dhe llojet e përmirësuara gjenetikisht bënë tëmundur rritje të mëdha të prodhimit por me impakte të dukshmemjedisore.

Bujqësia 3.0 ose bujqësia me precision filloi të përhapej përpara   3 – 4 dekadave dhe bazohej në përdorimin e paisjeve satelitore për tëmarrë të dhëna hapsinore me qëllim menaxhimin e prodhimitbujqësor.  

Bujqësia 4.0 ose bujqësia e zgjuar bazohet në përdorimin gjithnjëe më shumë të internetit, nëpërmjet teknikave kompjuterike, duke përdorur teknika digjitale për monitorimin dhe optimizimin eproceseve prodhuese në kultivim, duke përmirësuar cilësinë e prodhimit dhe duke rritur qëndrueshmërinë socio-ekonomike tëfermave.

Njihet edhe si bujqësia e të dhënave duke qënë se merr shumë tëdhëna nga fusha të cilat shërbejnë për marrjen e vendimeve përmenaxhimin e prodhimit. Në bujqësinë digjitale çdo gjë matet dhekontrollohet në mënyrë të saktë.

Bujqësia digjitale, ndryshe e njohur edhe si e-agriculture osesmart agriculture (bujqësia e zgjuar), është ai sistem bujqësor icili nëpërmjet paisjeve digjitale grumbullon, ruan dhe analizon tëdhëna në mënyrë digjitale ose merr dhe përpunon informacione nëmënyrë elektronike. Bujqësia digjitale nëpërmjet analizimit të tëdhënave përmirëson eficiensën dhe produktivitetin e praktikavebujqësore.

Bujqësia digjitale (smart agriculture) nënkupton që bujqësia me precision bën një përdorim gjithnjë e më të gjërë të internetit dheaplikimeve të tij në bujqësi. Ajo përdor gjërësisht sensorët, teknologjitë satelitore dhe dronët për të grumbulluar të dhënat tëcilat pastaj nëpërmjet software të veçantë përpunohen dheanalizohen me qëllim që të përdoren nga fermerët për të drejtuarproceset prodhuese.

Zbatimi i bujqësisë digjitale bën të mundur përmirësimin e eficiensës, rritjen e prodhimit, zvogëlimin e kostove dhereduktimin e impakteve të bujqësisë në mjedis, veçanërisht lidhurme ndryshimet klimatike.

Bujqësia IoT (internet of things) e cila nënkupton internetin e gjërave të cilat mund të vendosen në fushë, të punojnë në mënyrëtë pavarur (me panele fotovoltaike etj.); janë të lokalizuarasaktësisht në një vend të caktuar, janë të paisura me sensorë qëjapin në vazhdimësi të dhëna mjedisore etj. dhe që mund të merrenme anë të internetit dhe të dërgohen në një server ku përpunohendhe ruhen.

Kuptohet që menaxhimi i këtij sistemi kërkon përgatitje përpërpunimin e informacionit dhe interpretimin e tij me qëllimmarrjen e vendimeve të duhura në menaxhimin e prodhimit, ndryshe ky informacion nuk ka asnjë vlerë.

Ndërsa, Shoqata Evropiane e Makinerive Bujqësore (CEMA) përcakton edhe Bujqësinë 5.0 (Agriculture 5.0) e cila do tëbazohet në robotikën dhe inteligjencën artificiale.

Një rol të rëndësishëm në sistemet e reja bujqësore dhe sidomosnë bujqësinë digjitale luajnë sensorët. Nëpërmjet tyre bëhet e mundur matja e vlerave të parametrave më të rëndësishëm tëprodhimit në mënyrë digjitale, duke krijur kështu mundësinë e kontrollit të proceseve prodhuese në distancë.

Matja digjitale e parametrave mikroklimatikë si drita, temperatura, lagështia e ajrit dhe e tokës, përmbajtja e CO2, shëndeti i bimëveetj. na lejon që të bëjmë një kontroll më të saktë të tyre nëfunksion të bimëve. Përdorimi i sensorëve na lejon që të rritimprodhimin duke ulur kostot.

Sisteme e reja bujqësore që përmendëm më sipër  pjesërisht janëfutur dhe vënë në përdorim në sektorin e bujqësisë, por pak janëduke i përdorur këto sisteme, të rejat teknologjike dhedigjitalizimin në bujqësi. Në fakt, implementimi i tyre kërkonkohë.

Këto teknologji të reja janë përdorur për sistemet e ujitjes sëprogramuar dhe shpërndarjen e ushqimit të bimëve, sidomos nëmjediset e mbrojtura, për të monitoruar kushtet meteorologjike, për të monitoruar gjendjen fitosanitare të bimëve, apo në sektorine prodhimit blegtoral për shpërndarjen e ushqimit të kafshëve, mjeljen, etj.

Sidoqoftë digjitalizimi i bujqësisë nivel fermave është njësfidë pasi kërkon specialistë të kualifikuar për digjitalizimin efermës me njohuri në shkencat agronomike bazë, në kimi, nëmeteorologji, në hidraulikë, në fushën e mbrojtjes së bimëve, nëagromekanikë, përpunimin e produkteve agroushqimore etj. Njëtjetër sfidë është mirëmbajtja e teknologjisë digjitale në fermë.

 

Teknologjitë digjitale (Agritech) prodhimin bujqësor kanëgjetur një përhapje madhe gjithë botën dhe janë zgjerim vazhdueshëm. Për një siguri më të madhe ushqimore, kontrollmë efikas të prodhimit, rritjen e cilësisë, kontroll të kostove tëprodhimit, reduktim të përdorimit të burimeve prodhim dhereduktimin e kontributit bujqësisë ndryshimet klimatike atoduhet të përhapen më tej.

Prof.Dr. Albert Kopali

Departamenti i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore

Na Ndiqni në: