SHËNDETI & PLANETI: IMPAKTI I SOBAVE TË GAZIT DHE GATIMEVE ME LËNDË JO TË PASTËR

Studimet e Universitetit të Stanfordit po nxjerrin në pah rreziqet e ndotjes që vijnë nga gatimi i ushqimeve me gaz, apome sobë druri në kushtet e shtëpisë. Këto rreziqe nga gatimi janë të shumta dhe shumë pak dihet për to deri sot. Një fakt është kokëfortë se metani i prodhuar nga gatimet në kushtet e shtëpisë në SHBA ka një ndikim të ngjashëm mjedisor të barabartë me ndotjen e shkaktuar nga 500,000 makina të marra së bashku. Metani i çliruar gjatë djegies së gazit kontribuon dukshëm në ngrohjen globale. Metani është një gaz serrë shumë herë më i fuqishëm se dioksidi i karbonit.

Gatimi në shtëpi me gaz natyror mund t’i ekspozojë përdoruesit ndaj ndotësve të tjerë që shkaktojnë sëmundje të frymëmarrjes. Përveç ndikimit në cilësinë e ajrit të brendshëm, metani kontribuon në prodhimin e ozonit, i cili është shkaktar për vdekjen e parakohshme nga sëmundjet e frymëmarrjes 1 milion njerëzve çdo vit – kjo sipas studimit në fjalë.

Ajo çfarë rezulton nga studimi është së ky është një problem global dhe se nuk po bëhet mjaftueshëm për t’i mundësuar njerëzimit aksesin ndaj gatimit të pastër. Hulumtimet shkencore tregojnë se rreth 4 milionë njerëz vdesin para kohe nga ndotja shtëpiake, ndërsa një e treta e botës ende gatuajnëme zjarr të hapur, apo me soba të thjeshta druri. Sot po aktivizohen shumë programe globale me fokus karburantin epastër, të cilat synojnë të përmirësojnë aksesin ndaj lëndëve të pastra për gatim, por, pavarësisht kësaj, progresi mbetet i ngadal.

Ndotja e krijuar nga gatimi është një problem global

Një nga problemet kryesore të gatimit me gaz apo sobë janë grimcat e vogla të blozës, që mund të depërtojnë thellë në mushkëri – në zona të ajrosura në mënyrë të pamjaftueshmekëto grimca mund të jenë deri 100 herë mbi kufirin e sigurtëpër rastin e grimcave të imta.

Ky problem mund të jetë më serioz për gratë dhe fëmijët, të cilët zakonisht kalojnë shumë kohë pranë vatrës së zjarrit.Gati gjysma e vdekjeve globale nga pneumonia tek fëmijët nën moshën pesë vjeç janë si rezultat i thithjes së blozës.Sëmundje të tjera që mund të shkaktohen nga ndotja e ajrit në shtëpi përfshijnë goditjet në tru, sëmundjet ishemike të zemrës, sëmundjet pulmonare obstruktive kronike dhe kanceri i mushkërive.

Si rezultat, sigurimi i energjisë së pastër është një nga objektivat kryesorë të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm për vitin 2030. Por, pa intervenime të rëndësishme me politika konstruktive dhe masa e hapa të shpejtë, numri i njerëzve që do kanë akses ndaj karburanteve të pastra nuk ka gjasa të ndryshojë në vitet e ardhshme.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë llogarit se numri i njerëzve qe nuk përdorin lëndën djegëse të pastër ka qenë duke u ulur dhe tani ai zë shifrën 2.6 miliardë njerëz. India dhe Kina, si dy vende më popullsinë më të madhe, po krijojnë akses në përdorim të gazit të lëngshëm, apo ndaj politikave të ajrit të pastër. Në Afrikën Sub-Saharane problemi mbetet e pazgjidhur. Këtu vetëm 17 % e njerëzve kanë akses ndaj gatimit me lëndë të pastër. Pavarësisht ngadalësimit të progresit të synuar për gatim me lëndë të pastra nga Covid-19, po shihen me përparësi teknologji të tjera si PV diellore, kusi presioni që punojnë më bateri etj.

Shto Koment

Na Ndiqni në: