Free-Photos - www.pixabay.com

Sfidat në industrinë e mobilerisë, FSHP bashkëpunim me Klaster-in e Industrisë së Drurit

Përmirësimi i bashkëpunimit midis grupeve të interesit, strategjia e aplikimit për projekte kombëtare dhe ndërkombëtare e të tjera do të jenë disa nga temat kryesore të diskutimit midis Fakultetit të Shkencave Pyjore në UBT, Klaster-it shqiptar të Industrisë së Drurit si dhe ministrisë së Ekonomisë në takimin që do të organizohet pas pak ditësh në ambientet e fakultetit. Ky i fundit synon të bashkëpunojë ngushtësisht me Klaster-in e Industrisë së Drurit dhe për këtë arsye ka zhvilluar takime paraprake me përfaqësues të këtij organizmi, për të diskutuar mbi mundësitë e përbashkëta për bashkëpunim.

Me moton: “Të bashkuar jemi më të fortë’’, Klasteri i Industrisë Shqiptare të Drurit – Tiranë (KID) është një organizatë jofitimprurëse që ka si qëllim kryesor rritjen e aftësisë konkurruese të shoqërive, për të ndjekur trendet botërore dhe ndryshimet në tregun global si dhe përshtatjen e prodhimit të anëtarëve sipas këtyre trendeve dhe ndryshimeve. KID – përfaqëson një ndër degët më të rëndësishme industriale në Shqipëri.

Drejtues të FSHP në UBT, diskutuan edhe për takimet e radhës me këtë grupim, siç është ai i parashikuar të zhvillohet në fund të muajit mars, me praninë edhe të përfaqësuesve të ministrisë së Ekonomisë. Në këtë takim përfaqësues të KID do të diskutojnë mbi kriteret e pranimit në Regional Challenge Fund (VET Project), një projekt i rëndësishëm për të dyja palët, si për anëtarët e Klaster ashtu edhe për FSHP.

Gjithashtu sipas agjendës së takimit të fundmarsit do të flitet mes palëve edhe rreth përditësimit të takimeve të Klaster, për prezantimin e strukuturës së projektit slloven dhe suporti që mund të japë Klaster në projekte të ndryshme për situatën post-covid të kompanive të vogla. Ndër të tjera, Dekani i Fakultetit të Shkencave Pyjore do të prezantojë për të pranishmit edhe shtjellimin e problematikave të projektit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të reja për praktikat profesionale të studentëve.

Ndërkohë gjatë muajit mars janë kontaktuar një sërë biznesesh, anëtarë të Klaster, për të evidentuar prezencat e tyre në takimin e radhës i cili do të organizohet gjithashtu në ambientet e FSHP duke respektuar të gjitha rregullat dhe protokollet e anticovid, me qëllim krijimin e bashkëpunimeve të reja me kompani të cilat nuk kanë patur marrëveshje më parë në procedurat e kryerjes së intershipeve të studentëve. Gjithashtu një pikë e rëndësishme e diskutimeve me to, do të jetë edhe nevoja që këto biznese kanë për t’u mbështetur nga FSHP.

Na Ndiqni në: