RËNDËSIA E EDUKIMIT FINANCIAR

 

Edukimi financiar për vetë rëndësinë që mbart, po merr gjithnjëe më shumë vëmendjen e studiuesve financiarë, por jo vetëm. Çdo ditë konsumatorët përballen me vendime financiare tëtipeve të ndryshme, si shpenzime personale, familjare, edukimi apo biznesi. Shumë nga këto zgjedhje financiare që bëhen në tëtashmen, mund të kenë rezultate dhe efekte edhe në të ardhmen.

Edukimi financiar është procesi përmes të cilit individët marrin njohuri mbi produktet dhe shërbimet financiare. Nëpërmjet tij synohet marrja e vendimeve të duhura financiare për individët, në nivelin mikrosocial duke vazhduar në nivelin makro, atë tëshoqërisë. Shpesh individët kanë njohuri bazike financiare, njohuri të mësuara nga familja. Sipas studimit të individët qëkanë edukim financiar janë të aftë të menaxhojnë paratë e tyre, të marrin vendimet e duhura financiare, çka përkthehet edhe në një stabilitet financiar në vendin e tyre.

Kultura financiare në ditët e sotme përbën një domosdoshmëri për cilindo, duke marrë në konsideratë peshën e informacionit financiar në botën e sotme globale. Qeveritë dhe shumë organizata jofitimprurëse kanë ndërmarrë iniciativa që synojnë të përmirësojnë tek konsumatorët kuptimin e koncepteve financiare. Falë edukimit financiar, njerëzit jo vetëm kuptojnë mundësitë financiare që kanë, por edhe si të menaxhojnë paratë apo si të investojnë në mënyrë të suksesshme. Konsumatorët me njohuri financiare, sikundër dhe studentët me përgatitje të forta akademike në fushën e ekonomisë, financës, bankave dhe kontabilitetit ndihmojnë në përmirësimin e vendimarrjeve financiare, në rritjen e konkurrencës së produkteve e shërbimeve dhe në risitë apo sfidat e ardhshme ekonomike.

 

Anila SULAJ, PhD

Lektore/Kërkuese

Departamenti i Menaxhimit të Turizmit Rural

Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit

Universiteti Bujqësor i Tiranës

 

 

Shto Koment

Na Ndiqni në: