QOSJA XHAFER
(1924–1996)
U lind në Elbasan, ku kreu edhe ShkollënNormale (1946). Pasi kreu studimet e larta në
Institutin e Lartë Pedagogjik (1947–1949), u emërua pedagog. Në periudhën 1951–1952
shërbeu si mësues në gjimnazin e Vlorës dhe në vitin 1952 u emërua punonjës shkencor në
sektorin e florës të Institutit të Shkencave duke përfunduar njëkohësisht studimet për
biologji-kiminë ILP. Me themelimin e ILB, u emërua pedagog në katedrën e botanikës të
Fakultetit të Shkencave Natyrore. Në peiudhën 1968–1989 ishte përgjegjës i katedrës së
botanikës në ILB. Bashkautor i veprës “Flora e Shqipërisë”, kazhvilluar lëndën “Sistematika e
Bimëve”, duke hartuar edhe tekstet përkatëse, punime me vlera shkencore e praktike si:
“Barërat e këqija të kulturave bujqësore në Shqipëri”, “Flora dhe vegjetacioni i Shqipërisë
juglindore”, “Flora e Korçës”, “Bota e mikroorganizmave, dobitë dhe dëmet”. Është
bashkautor në veprën “Flora e Tiranës” (1961). Kabotuar një varg artikujsh shkencorë. Ka
marrë dy herë “Çmimin e Republikës”.
Shto Koment