Edvin Zhllima dhe Drini Imami
Në literaturë ka përkufizime të ndryshme të biznesit pro-biodiversitetit dhe biznesit të bazuar në biodiversitet. Biznesipro-biodiversitetit mund të konsiderohet një biznes që gjenerontë përfitime financiare dhe biodiversiteti. Ndërsa biznesi i bazuarnë biodiversitet mund të konsiderohet një biznes, qëndrueshmëria ose faktori kryesor i konkurrencës së të cilitvaret nga përdorimi i burimeve të biodiversitetit.
Në BE ka një përvojë të konsoliduar në zhvillimin dhe zbatimine qasjeve/instrumentave për vlerësimin dhe zhvillimin e aktiviteteve pro-biodiversitetit. Ato përfshijnë sa vijon.
Auditimi
Auditimi tipikisht bazohet në lista kontrolli në formën e një analize të mangësive. Ekzistojnë disa lloje funksionale siauditimet e përputhshmërisë ligjore, auditimet e performancësdhe auditimet e sistemeve të menaxhimit.
Listat e kontrollit
Listat e kontrollit shërbejnë për të vlerësuar situatën aktuale duke ofruar mundësinë për të shqyrtuar efektet që një kompani ka në biodiversitet.
Vullnetarizmi i korporatës
Vullnetarizmi i korporatës nënkupton angazhimin në punëvullnetare. Vullnetarizmi i korporatës sjell disa përfitime përfshirritjen e reputacionit të kompanisë (korporatës).
Treguesit (indikatorët)
Analiza e efekteve të aktiviteteve të biznesit në bio-diversitetinmund të kryhet duke përdorur tregues (indikatorë) – ekzistojnëdy lloje treguesish: ata që tregojnë një gjendje të veçantë të diversitetit biologjik dhe ata që tregojnë ndikimin e një aktiviteti të caktuar biznesi në biodiversitet.
Bashkëpunimi me organizatat e ruajtjes së mjedisit
Mbrojtja e biodiversitetit është një pjesë e rëndësishme e aktiviteteve dhe misionit të shumë organizatave të ruajtjes sëmjedisit. Bashkëpunimi mund të përfshijë ndarjen e informacionit apo edhe ide për produkte të reja.
Etiketat
Në përgjithësi, etiketat “eko” janë një mjet marketingu qëinformon klientin se një kompani respekton proceset osestandardet specifike të prodhimit. Kjo mund të aplikohet edhe nëlidhje me biodiversitetin.
Sistemet e menaxhimit të qëndrueshëm
Standardet si ISO 26000 (standard për përgjegjësinë e korporatës) ose norma e BE-së EMAS (Eko-Menaxhimi dheSkema e Auditimit – Eco-Management and Audit Scheme) tregojnë se aspektet e ruajtjes së biodiversitetit mund të jenë pjesë përbërëse e sistemit të menaxhimit të një kompanie.
Masat dhe programet e kompensimit
Kompensimet e biodiversitetit janë programe që synojnë të kompensojnë dëmin e pashmangshëm të biodiversitetit. Nëkushtet e mungesës së rregulloreve të detyrueshme, kompanitëmund të marrin pjesë vullnetarisht në programe të tilla.
SWOT në lidhje me biodiversitetin
Një analizë SWOT mund të ndihmojë në identifikimin e drejtimeve të mundshme të veprimit që korrespondojnë me pikat e forta dhe të dobëta të një biznesi, mundësitë që paraqet biodiversiteti dhe kërcënimet që vijnë nga humbja e biodiversitetit.
Vlerësimi i ndikimit në mjedis
Vlerësimet e ndikimit në mjedis (VNM) shërbejnë për të identifikuar, parashikuar dhe vlerësuar në mënyrë sistematike ndikimet mjedisore të projekteve të propozuara në kohën e duhur. BE-ja ka disa udhëzime për VNM–të.
Shënim
Ky material është pregatitur në kuadrin e projektit Transboundary ecological connectivity of Alps and Dinaric Mountains, DINALPCONNECT (865), financuar nga Fondi Evropian i Zhvillimit Rajonal dhe IPA II https://www.adrioninterreg.eu/