Produktet “BIO”

Të gjithë duam të ushqehemi të shijshëm, të larmishëm dhe sa më të shëndetshëm, për të cilin jemi të gatshëm të paguajmë më shumë (dhe ndonjëherë edhe shumë më tepër). Së bashku me aplikacionin mWellness po përpiqemi të kuptojmë se çfarë do të thotë konzola e njohur eko, bio dhe organike.

Për të filluar, vlen të thuhet se të tre parashtesat kanë të njëjtin kuptim. Një produkt me një shenjë të ngjashme u rrit në kushte sa më afër natyrore të jetë e mundur. Asnjë kimikate agresive artificiale nuk përdoret në prodhimin dhe përpunimin, eko-produktet nuk dëmtojnë natyrën në procesin e rritjes, konsumit dhe asgjësimit, dhe të gjithë përbërësit e produkteve të tilla, deri në paketim, duhet të jenë miqësorë me mjedisin.

Por, a nënkuptojnë prefikse të tilla që produkti mund të klasifikohet në kategorinë e ushqimit të duhur? Dhe a i shikoni treguesit e KBZHU kur blini produkte të etiketuara eko ose organike? Ndonjëherë njerëzit që i përmbahen dietës së saktë zgjedhin produkte kryesisht organike, duke u atribuar atyre veti jo-ekzistente. Po, ëmbëlsirat, mishrat dhe frutat organike nuk kanë vend për ngjyra, aromë, aditivë të tjerë artificialë dhe shpesh sheqer të thjeshtë, por gjithsesi mund të jenë shumë të larta në kalori. Edhe pse nuk janë aq të dëmshme për shëndetin, ato nuk do t’ju ndihmojnë të humbni peshë. Pra, nëse qëllimi juaj është të humbni peshë, hidhni një vështrim të afërt në përmbajtjen e yndyrës dhe karbohidrateve në çdo etiketë të produktit, përfshirë edhe ato organike.

Produktet me parashtesën organike dhe bio janë të rrethuara nga mite që tregtarët i përdorin me sukses. Për shembull, besohet se etiketa e produkteve organike të duhura duhet të jetë diskrete, më së shpeshti e bardhë dhe jeshile, dhe sa më pak i promovuar produkti, aq më mirë – pse të reklamoni diçka që tashmë është me cilësi të shkëlqyeshme dhe shumë e dobishme? Një produkt i tillë promovon vetveten. Të gjitha këto janë mite që nuk tregojnë asgjë për cilësitë e rëndësishme të vetë produktit. Çfarë është me të vërtetë me vlerë t’i kushtohet vëmendje para se të blini një produkt të shtrenjtë eko ose bio?

Përbërja

Një produkt me të vërtetë i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm përmban përbërësit më të thjeshtë dhe më të kuptueshëm. Mënyra më e lehtë për t’u marrë me ushqimin është, por një analizues i përbërjes në internet mund të jetë i dobishëm për dekodimin e etiketave të kimikateve shtëpiake ose kozmetikës. Ky mjet, duke përdorur emoticons ose shenja të tjera përgjithësisht të pranuara, do të tregojë nëse një produkt i veçantë është vërtet i sigurt.

Data e skadimit

Një tregues tjetër që jep natyrshmërinë dhe cilësinë e ushqimit dhe produkteve të tjera. Duhet të jetë i vogël. Për produktet ushqimore – disa ditë, për produktet kozmetike, si rregull, nga gjashtë muaj deri në një vjet e gjysmë.

Certifikatë eko, bio, organike

Ka mjaft mundësi çertifikimi. Easyshtë e lehtë të gjesh emrat dhe shenjat e certifikatave më të njohura ndërkombëtare në internet që mund t’i besosh. Sidoqoftë, duhet të kihet parasysh se jo të gjithë prodhuesit e mallrave me të vërtetë me cilësi të lartë dhe të dobishme kanë mundësi të certifikohen. Kjo është, mungesa e një çertifikate, veçanërisht në Rusi, nuk do të thotë se produktet janë me cilësi të dobët.

Materiale të ngjashme

Çfarë duhet të dini për ushqimet organike të vërteta (dhe si t’i llogaritni ato)

8 keqkuptime në lidhje me ushqimin e mirë

7 ushqime të shëndetshme për çdo ditë

Kozmetikë organike: Bio, Eko, Natyrale apo Vegane?

Bio produkt ose Produkt organik – e në këtë rast po nënkuptojmë produktet ushqimore, kanë kuptimin e njejtë e që do të thotë:

Produkt i prodhuar pa pesticide, pa herbicide, pa hormone, me plehëra organike, me mbrojtje organike dhe mënyrë tradicionale që mbronë tokën, ujin, ajrin por më e rëndësishmja, mbronë organizmin e njeriut

Produkt organik ose produkt bio nuk është njejtë si produkt natyral

Produkt natyral – është produkt i cili përbëhet 100% nga produkti natyral por që nuk do të thotë se nuk është kultivuar me pesticide, herbicide dhe me plehra artificiale, për produktet bimore; apo nuk është rritur me hormone, antibiotikë, koncentrat ushqimor dhe në vend të mbyllur dhe intenziv në rastin e produkteve shtazore. Si ilustrim të marrim lëngjet: nëse thotë në tiketë se është 100% frut, kjo do të thotë se është lëng i shtrydhur drejtpërdrejtë nga fruti dhe nuk ka sheqer të shtuar, sheqernat janë nga frutat, psh mund të shtohet lëng molle i ëmbël në lëngun e vishnjes, apo ngjajshëm, por ato fruta janë kultivuar në mënyrë konvencionale pra industri intenzive ose ndonjëherë edhe jo intenzive, por që nuk i iket trajtimeve dhe plehrave kimike.

Tek produktet shtazore do të thotë që janë nga industria intensive por p.sh. djathi përbëhet 100% nga tamli/qumshti, puteri/gjalpi është 100% nga yndyra e tamlit/qumshtit, kosi është 100% nga tamli/qumshti, ajka/maza është 100% nga tamli/qumshti; që do të thotë që nuk është nga pluhuri, nuk ka yndyra joshtazore si e palmës, nuk ka nisheste, etj. Por gjëja që ka prodhuar qumshtin është mbajtur në kushte të mbyllura, është ushqyer me misër dhe koncentrate të ndryshme, iu janë dhënë hormone që të prodhojnë qumësht më gjatë, etj.

Produktet analoge – Janë imitime të produkteve tradicionale sidomos ato të bylmetit. Si shembull të produktit që nuk përmban fare qumësht është “Hopla” dhe kjo është përbërja e saj: ujë, yndyra bimore të pa-hidrogjenizuara 26,7% (vaj kokosi, vaj palme, puter/gjalpë e kakaos), sheqer, proteina të tamlit/qumshtit, stabilizues: E420ii, E463, stabilizues: E472e, soja lecitin (E322), E472b, kripë, shije aromatizuese, ngjyrues: beta-karoten (E160a). Dmth, jo vetëm që nuk është produkt bio, hopla nuk është as natyral, është e sajuar që ti ngjajë ajkës, është imitim i ajkës. Njejtë është edhe me djathëra të cilat fare nuk përmbajnë qumësht dhe zakonisht bëhen me yndyrë të kokosit, palmës apo kanolës, dhe trashet me nisheste të orizit, patates, maltodextrin apo nisheste e modifikuar e misrit ose pluhur tapioka. E të gjitha këto e rrisin nivelin e sheqerit, në vend që të marrim proteinat e djathit dhe kalciumin, me këto lloj produktesh marrim sheqer të pastër nga nishestja dhe yndyra. Më mirë të konsumoni një copë bakllavë në vend të këtij pseudo-djathi, prandaj gjithnjë e lexoni përbërjen e asaj çka bleni.

Tjetër shembull është edhe “Pringles” që përmbanë pluhur të patates, nisheste të patates, miell orizi, sheqer, sirup misri, maltodextrin, vajra të hidrogjenizuara, etj. Nuk është patate prandaj është jonatyrale. Pra, nëse nuk kemi mundësi të ushqehemi strikt me produkte bio, së paku duhet të tentojmë që maksimalisht të ushqehemi me produkte që janë natyrale e sidomos ti ikim produkteve të procesuara, për shkak se, çdo produkt i procesuar gjithmonë si rregull përmbanë nisheste dhe sheqer.

Produktet Bio – përpos që janë natyrale janë edhe të kultivuara dhe përpunuara me kujdesin më të madh që të jenë autentike dhe pa shtesa të cilat nuk e dijmë se si veprojnë në organizmin tonë. Organizmi ynë, me mileniume të evolucionit, është mësuar të marrë produkte natyrale dhe bio të paprocesuara prandaj çdo gjë tjetër, që është jo ushqim por e sajuar, shkakton probleme shëndetësore por edhe psiqike. Më mirë është që të hahet mazë organike nga qumshti i lopës që është ushqyer në kullota (jo misër apo koncentrat) se sa të përdoret Hopla apo Margarinë. Pra produkti bio nuk është vetëm produkt natyral, pasi që ka shumë keqkuptime. Shpesh shoh mbishkrime në shitore ku shkruan “produkte bio” e në të vërtetë është dashur të shkruajë thjeshtë Fruta – Perime pasi që e ka keqkuptuar konceptin e produktit bio, në këtë rast ka menduar – natyrale.

Produktet bio zakonisht kalojnë në kontrollë dhe çertifikohen nga organizata të caktuara, pra janë rregulla strikte, dhe kurrë mos bleni diçka që ju nuk e keni pa me sytë tuaj se me të vërtetë është rritë apo kultivuar në mënyrë organike. Nëse doni të bleni bio, gjithmonë kërkoni shenjën e EU për bio produkte vetëm kështu mund të jeni të sigurtë:

Përjashtime për të cilat nuk keni nevojë të bleni bio: qepa, lakra, brokoli, lulelakra, patëllxhani, këpurdhat, bizelet, patatja e ëmbël, shpargu/asparagu, ananasi, pjepni, bostani/shalqini, kivi, bananet, misri, të gjitha produktet e peshqve. Për këto produkte nuk keni nevojë të mundoheni shumë sepse këto nuk ndikohen nga pesticidet, herbicidet apo hormonet. Dallimi i vetëm është tek shija, nëse janë të prodhuara në mënyrë organike, shija e tyre është shumë më e mirë dhe aromat janë fantastike. Gjithsesi edhe tek peshku duhet të kemi informata për çështje tjera si freskia, përmbajtja e merkurit, por për këto do të flitet në postime tjera.

Rreziqet më të mëdha – produktet me rrezikshmërinë më të lartë të përdorimit të tepruar të pesticideve janë patatet, mollat, dardhat, pjeshkat, dredhëzat, spanaqi, selino, domatet, etj. Sidomos prodhimet bujqësore që vijnë nga shtetet perëndimore ku i kanë subvencionet shtetërore dhe nuk vuajnë nga mungesa e pesticideve dhe herbicideve, sasia që përdorin është tmerrësisht e lartë. Ne me naivitetin tonë mendojmë që molla italiane apo greke është më e mirë se e jona – çfarë naiviteti. Ne thjeshtë kursejmë dhe përdorim shumë më pak pesticide dhe herbicide për arësye ekonomike dhe mungesë të subvencioneve të tepruara.

Si përfundim – Mos bini pre e idiotizmave dhe panikave që shpërndahen nga lloj-lloj njerëz të padijshëm, që kanë një informatë sipërfaqësore, dhe me egzibicionet se thuajse kanë aparate për matjen e pesticideve. Nuk ka diçka të tillë ende, nuk egziston, është duke u punuar në atë drejtim, çka masin është niveli i nitrateve që në realitet tregon se a është përdorur shumë pleh artificial, kjo është e tëra. Dhe gazetaria jonë, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, është në nivelet më të ulëta të dijes, dhe në ditën e sotme kur çdo gjë mund të vërtetohet në internet, as që mundohen ta vërtetojnë lajmin, është me të vërtetë patetike.

Në postimet e ardhshme do të shkruaj më shumë rreth ushqimit Bio, me sygjerime dhe info se ku mund të gjeni në Kosovë dhe Shqipëri.

Shto Koment

Na Ndiqni në: