Prodhimi i misrit në vitin 2021 ishte i kenaqshem ne shumicen e vendeve te rajonit. Ne Shqiperi u prodhuan rreth 370 000 ton, me nje rendiment rreth 6.7 ton/ha. Eshte nder prodhimet me te larta te realizuara ne 10 vitet e fundit. Megjithate Shqiperia perseri ka nevoja me te medha per kete produkt. Importohen mbi 100 mije ton ne vit. Ne veren e vitit 2021, ne tregun e drithrave u verejt nje rritje e shpejte e çmimeve. Ne 2 muajt e fundvitit ato pothuajse u dyfishuan. Kjo tendence u thellu me tej ne kushtet e konfliktit Rusi – Ukraine. Aktualisht cmimet e drithrave ne tregjet me shumice jane te nivelit 340-370 euro/ton. Akoma me problematik eshte fakti qe vendet me te medha eksportuese kane vendosur kufizime ne eksportin e drithrave ne ditet e fundit, dhe kjo nuk dihet sa do te zgjase. Kjo ka sjelle jo vetem mungesa te ketij produkti ne treg, por edhe rritje te metejshme te çmimit. Nga ana tjeter, edhe kostoja e prodhimit te drithrave ka pesuar rritje. Dy elemente baze te kostos (qe perbejne rreth 70 % te shpenzimeve), punimet mekanike dhe plehrat kimike, ne veçanti ato azotike, kane pesuar rritje te papara ne 20 vitet e fundit. Punimet mekanike per efekt te rritjes se çmimit te karbuarnteve me mbi 50 % , kurse plehrat kimike me 200-300 %.
Në keto kushte gjendemi para dilemave te medha. A kemi mundesi te rrisim siperfaqen e kultivimit dhe prodhimin e misrit ne Shqiperi? Une mendoj se po. Dhe jo vetem po, por eshte me se e nevojshme, pothuajse e detyrueshme rritja e prodhimit te drithrave, ne veçanti e misrit ku rezervat jane me te medha. Kemi shume siperfaqe toke te lena djerre, ne zone fushore, nen uje, ose me mundesi ujitje me nje minimum investimi. Te tilla jane rreth 50 000 ha. Shumicen e tyre ne bashkite Shkoder, Lezhe, Kurbin etj (Mbahen ne “inventar” si livadhe shumevjeçare). Rritja e shpenzimeve, ne punimet mekanike mund te kompensohet deri ne njefare mase me skemat mbeshtetese per karburante ne bujqesi. Tashme ato po aplikohen.
Persa i takon plehrave kimike, prodhimi i drithrave eshte i pamundur pa perdorimin e tyre. Megjithese me çmime te larta ato jane efikase. Ne grure apo miser çdo kg pleh kimik i perdorur ne kushtet e teknologjive te pershtatshme te kultivimit shperblehet me jo me pak se 6-8 kg drithe, grure apo miser. Me çmimet aktuale te drithrave, dhe me prognozen se ato veshtire mund te ulen te pakten gjate ketij viti, perdorimi i plehrave kimike eshte jo vetem i domosdoshem por edhe me interes ne rritjen e te ardhuarave te fermerit. Aktuale eshte sot per bimen e grurit, pasi fatmiresisht e kemi ne faza zhvillimi te vonuara per efekt te nje dimri me temperatura te uleta. Hezitimi i perdorimit te plehrave azotike se ato jane me çmime te larta, sot eshte i gabuar. Eshte urgjente hedhja e dy-tre duarve, me distance kohore ndermjet tyre 12-15 dite, perndryshe prodhimi do te jete shume i dobet dhe jo cilesor.
Teknologjitë e aplikuara nga shumica e fermerëve ne kultivimin e misrit gjate vitit 2021 kane qenë efikase duke filluar nga zgjedhja e hibridit, përdorimin e një sasie të duhur te plehrave kimike, rritja e shkalles se mekanizimit të proceseve teknike të shërbimit ndaj bimës deri ne vjelje.
Eksperienca e fermerëve te bashkisë Sarande në kultivimin e misrit, eshte zgjeruar edhe ne bashki te tjera si Gjirokastër, Elbasan, Lushnjë, Lezhe, Shkodër, Korçe etj. Kultivuesit me sipërfaqe relativisht te mëdha (50-150 Ha) e konsiderojnë këtë aktivitet si një “biznes” te mirëfillte dhe fitim prurës. Janë rreth 12 000 ha ku rendimenti është stabilizuar në nivele 10–14 ton/ha misër kokërr. Me çmimet e tregut te vjeshtes se kaluar fitimi per nje ha ka qene 150-200 000 leke/ha. Kostoja e prodhimit ne këto nivele rendimentesh është 18–24 leke/kg. Luhatjet lidhen me tregun e qerase së tokës, nivelin e mekanizimit dhe mënyra e realizimit te procesit te ujitjes.
Ne kushtet e sotme, me aplikimin e skemës se mbeshtetjes të karburantit, mendojmë se kostoja e prodhimit të misrit tek fermerët e mëdhenj dhe të mesëm (me sipërfaqe misri 10-150 Ha), edhe me rritjen e çmimit 2-3 fish te plehrave kimike azotike, do te jete ne kufijte 24-31 leke/kg. Nese respektohen e zbatohen teknologji te pershtatshme ( per te realizuar 10-12 ton/ha), prodhimi i misrit mbetet fitimprures. Ndoshta jo ne nivelin e vitit te kaluar, por jo pak se 100- 120 000 leke/ha
Fermerët në Shqipëri, tashmë mbjellin mbi 90% të sipërfaqes së misrit me fara hibride. Pjesa më e madhe e saj importohet, kryesisht nga Shtetet e Komunitetit Evropian dhe atyre te rajonit. Dominojnë kryesisht fara hibride të ciklit të mesëm dhe të vonë (klasa FAO 500-700). Është e rëndësishme gjithashtu të theksojmë faktin se është rritur cilësia e kërkesës se fermerëve, kultivues të misrit për fara hibride me kapacitet prodhues e përshtatshmëri të lartë. Bazuar në eksperiencën e tyre, tashme ata i diktojnë importuesve të farës të sjellin në treg, pikërisht farat që ato i njohin mirë. Ne qarqe me sipërfaqe te madhe te kultivimit misrit si Shkodër, Fier, Elbasan, Sarande, Dibër, Korçe, dhe sëfundi edhe Gjirokastër, farat hibride cilësore janë element bazë të sigurisë së një praktike prodhuese të suksesshme.
Sa është e përgatitur dhe sa i përgjigjet infrastruktura e tregut te farës se misrit për vitin 2022? Sasia e farës së misrit që do te importohet është rreth 1400 ton, për te mbuluar rreth 60 000 ha, perfshire dhe siperfaqen e destinuar per silazh me kalli (10 % te siperfaqes). Nese rritet siperfaqja e kultivimit, dhe per kete duhet kemngulje, mbeshtetje e inkurajim per fermeret, sasia e fares se importuar duhet te rritet. Çmimi i fares se misrit pritet te rriten ne masen 20-30 %. Per dy faktore kryesisht: Perpunimi i farave (ne veçantiti tharja) dhe transporti kane patur ritje te kostos (efekti karburant) dhe rivendosja e TVSH ne masen 10 %. Megjithate, efekti mbi koston e pergjithshme te prodhimit te misrit mbetet i vogel 5-6 %.
Dimë se fara përfaqëson një potencial gjenetik, te cilin mund ta vjelim, në qoftë se ajo përshtatet me kushtet agroekologjike dhe teknologjinë e kultivimit. Në rast të kundërt, fermeri nuk realizon prodhimin e planifikuar. Hibridet e misrit, kane si veçori bashkëveprimin e ngushtë me faktorët agromjedisore. Vendi ynë ka një larmi zonash me specifika agroekologjike. Kjo mund te jete edhe nje nga arsyet e shfaqjes apo mungesës së stabilitetit agronomik në prodhimtari për hibride të ndryshme.Kjo është edhe arsyeja që në çdo fillim sezoni, ne u rekomandojmë edhe importuesve të farave, kur sjellin farat e hibrideve të reja, të rezervohen në sasi, pasi është shumë e nevojshme që të provohen paraprakisht të paktën për një vit dhe në disa zona të ndryshme. Kujdes me këto hibride. Shpesh këto emërtesa të reja shoqërohen me fushata të fuqishme marketingu nga ana e importuesve për tregues specifik të hibridit si, rezistent ndaj thatësirës, rezistent ndaj sëmundjeve e dëmtuesve, kapacitet tepër të lartë prodhimtarie, etj. Lërini te provohen te paktën për një vit.
Faktoret me te rendesishem ne zgjedhjen e hibrideve temisrit per mbjellje.
Pas nje bilanci te rezultateve te marra vitin e kaluar, kultivuesit e misrit kane filluar pergatitjet per mbjelljet e vitit te ardhshem. Si gjithmone shtrohet pyetja, çfare hibridesh do te mbjellim qe temarrim prodhime te larta, natyrisht edhe me kosto me te ulet.
Kriteri i pare ne zgjedhjen e hibridit eshte zakonisht menyra e sjelljes se hibridit, performanca e tij vitin e kaluar ose edhe e dytre viteve te meparshme pasi jo gjithmone hibridi qe ka dhenerezultate te larta nje vit me pare mund te jete me i miri edhe vitine ardhshem. Kjo eshte edhe aresyeja qe kultivuesit e misrit me siperfaqe te medha, 50-150 ha duhet ta kene paraktike puneperdorimin jo vetem te nje hibridi por 2 apo 3 te te njejtit gruppjekjeje ose te ndryshem sipas mundesive te investimit ne ujitje, plehrim etj. Me poshte po pershkruajme kriteret me terendesishem ne perzgjedhjen e hibridit per mbjelljet e pranveres2022.
Cilesia dhe vazhdimesia e prodhimtarise.
Nje studim i tille eshte i thjeshte dhe bazohet ne ecurine e prodhimtarise se hibridit ne 2 ose 3 vitet paraardhes ne ngastrat tuaja apo te klultivuesve te tjere “fqinje”. Natyrisht ai hibrid qe ka shfaqur performancen me te mire ai duhet zgjedhur per sezonin e ri te mbjelljeve. Ketu duhet patur parasysh edhe mundesia e realizimit ne kohe optimale te mbjelljeve, sasite e plehrave kimike qe do te perdoren, mundesine e ujitjes, destinacionin e prodhimit dhe menyren e korrjes.
Veçorite e hibridit te misrit
Tek ky kriter perfshihen aftesia apo reagimi i hibridit ndaj demtuesve, semundjeve dhe herbicideve ne fazat e para te rritjes e zhvillimit (mbirje deri ne 5-6 gjethe). Keto tipare apo karakteristika te hibridit jane shume te rendesishme pasi ne keto faza sigurohet numri i duhur i bimeve per njesi te siperfaqes, garantohen elementet baze te prodhimit (numri i kallinjve, numri i rreshtave dhe kokrrave ne kalli). Keto karakteristika te hibrideve duhet te pasqyrohen ne kataloget e tyre. Eshte e rendesishme per kultivuesit misrit njohja me keto veçori pasi efektiviteti i investimit qe do te kryhet varet pikerisht prej tyre. Zgjedhja e hibridit te duhur ne toka me infeksion te larte nga barerat e keqija, lidhet jo vetem me perdorimin e kombinuar te herbicideve, por edhe me tolerancen e hibridit ndaj herbicideve specifike. Ndjeshmeria dhe toleranca ndaj tyre eshte e lidhur me genomen e hibrideve. Prandaj eshte e rendesishme njohja e mire e kushteve te ngastrave qe do te mbillen me miser dhe tolerancat e hibrideve ndaj faktoreve biotike si semundjet, demtuesit apo barerat e keqija.
Qendrueshmeria, toleranca
Jane dy tipare sasiore, qendrueshmeria ndaj thatesires dhe ndaj semundjeve e demtuesve. Ato percaktohen kryesisht nga treguesit klimatike e tokesore te zones se kultivimit, menyres se qarkullimit te kulturave, por edhe vete struktures genomike te bimes. Ka mjaft hibride te krijuar me keto dy tregues te tolencesne nivele te larta. Zgjedhja e tyre mund te zbuse efektet negative te te ketyre faktoreve kufizues ne prodhimtarine e bimes se misrit. Natyrisht, nese keni patur vitet e meparshme hibride te ndjeshem per keto faktore, shmangni perdorimin e tyre.
Koha e vjeljes
Hibridet shpesh paraqesin karakteristika te ndryshme ne procesin e pjekjes se plote. Ka hibride qe mbulohen mire me lepushken e vet, por ka te tjere qe kane kallirin e zbuluar deri ne masen 10-15 %. Zbulimi i kallirit shoqerohet me humbje te prodhimit pasi kokrrat e zbuluara mund te demtohet nga faktoret klimatike, reshjet e per pasoje zhvillim me te shpejte te semundjeve kerpullore apo edhe demtime fizike nga shpendet. Po keshtu disa hibride e leshojne lageshtine e kokrres pas pjekjes fiziologjike me shpejt se disa te tjere. Kjo merr nje rendesi te veçante per procesin e korrjes me kombajne per kokerr, pasi nuk mund te realizohet pa rene lageshtia e kokrres nen 16 %. Ndryshe do te kete demtim te kokrres dhe shpenzime shtese per tharje. Po keshtu, misrat hibride me kokerr me te forte (dhembekali apo qelqor ) jane me rezistent ne thyerje gjate korrjes se ato miellore, per pasoje,cilesi me te mire prodhimi.
Në zgjedhjen e hibrideve, fermerët shpesh preferojnë ato me cikël të gjatë vegjetativ duke u nisur nga potenciali i lartë prodhues që ato zotërojnë. Ne strukturën e mbjelljeve këto hibride, grupi FAO 600-700 zë mbi 60 % te sipërfaqes. Nëmasën më të madhe te fermerëve kultivues të bimës së misrit ndeshim deficite të ndjeshme në aplikimin e teknologjive, veçanërisht ne sigurimin e numrit te bimeve, dozave te plehërimit në përshtatje me vevojat e bimës, ujitje ne kohe e sasine e duhur. Per pasoje kapacitet e hibrideve me cikël të gjatë vegjetativ mbeten të pa vjelura. Është me efikase që në këto raste të përdorim hibride me cikël të hershëm apo të mesëm që shpërblejnë më mire ne mundesite investuese te fermerit.
Jo më pak të rëndësishme e gjykojmë edhe zgjedhjen e hibridit për silazh me kalli. Rritja e sipërfaqes së kultivimit të misrit për këtë destinacion duhet te shoqërohet me përdorimin e farave qe sigurojnë prodhim dhe cilësi të larte silazhi. Ne rastin e zgjedhjes së hibrideve për silazh atëherë duhen shtuar edhe kritere si me poshtë:
Prej vitesh një pjesë e fermerëve, veçanërisht ato pranë plazheve, kultivojnë misër për tregtim gjatë sezonit turistik veror. Misri konsumohet në formën e kallirit të pjekur ne prush (qymyr ose thëngjinj). Ai është i pëlqyeshëm dhe ka vlera ushqyese te mira. Kultivimi për këtë formë konsumi ka interes ekonomik të lartë. Në një cikël të mbyllur të këtij aktiviteti mund të sigurohen mbi 1 milion leke/ha. Ne këtë rast kultivuesit duhet te zgjedhin fara hibride misri që pëlqehen nga konsumatori, pasi jo çdo lloj hibridi mund të jetë i përshtatshëm për këtë formë konsumi. Kërkesa e vazhdueshme për këtë produkt e shtrirë në kohë përgjatë sezonit veror dhe më tej, dikton mbjelljen dhe vjeljen sipas një konvejeri te mirë menduar, pasi konsumi realizohet në një fazë specifike, kur kalliri është në fazën e qumështit. Këtu gërshetohen hibridet me cikël të shkurtër dhe të mesëm. Zakonisht kalliri për pjekje preferohet te ketë jo më shume se 12-14 rreshta duke favorizuar pjekjen uniforme të kokrrës në kalli, pra edhe përzgjedhja e hibridit duhet të synojë këtë tipar.
Preferohen më shume misrat me kokërr të bardhe. Nga pikëpamja e vlerave ushqyese por edhe për cilësi e shije shume te mire, do të rekomandojmë përdorimin e hibrideve me kokërr te verdhë. Ne këtë rast mundësia e përzgjedhjes se ciklit vegjetativ dhe numrit të rreshtave ne kalli është më e madhe, pasi gama e hibrideve të verdhe është shume me pasur se ajo e hibrideve me kokërr të bardhë. Gjithashtu do të shtojmë faktin se vlerat ushqyese të hibridet e verdhë janë dominante ndaj atyre të bardhë. Edhe pamja tregtare në këtë fazë të zhvillimit të kallirit (pjekje e qumështit) është e pëlqyeshme.
Ne pasqyren e mëposhtme po japim disa emertesa hibridesh, te tregetuara per mbjelljet e vitit 2021 dhe perfrormanca e tyre e vleresuar ne disa prova krahasimi te kryera gjate vitit 2021. Performanca është shprehur me nota:
Nota 5-6.4 te dobët, Nota 6.5-7.4 mesatar, 7.5- 8.4 te mire, Nota 8.5- 9, shume i mire.
Notat janë mesatare e vlerësimit në fazën e pjekjes, duke marrë në konsiderate: prodhimtarinë, tolerancën ndaj krimbit, tolerancën ndaj rrëzimit, pamjen tregtare, përshtatshmërinë për kokërr apo silazh etj. Ne vleresim gjate diteve fushore kanë marre pjese, fermere, specialiste te sherbimit keshillimor, perfaqesues te firmave importuese te farave etj. Mbeshtetur ne vleresimin e kryer, ne disa zona te Shqiperise, verehen diferenca te ndjeshme dhe “sjellje” te ndryshme te hibrideve. Te dhenat e mesiperme jane orientuese dhe ndihmese ne zgjedhjen e hibrideve per mbjelljet e viti 2022.
Te dhënat mbi performancen e hibrideve te misrit 2021
Nr |
Emërtimi i Hibridit |
Klasa FAO |
Performanca me nota 1-9 ne provat e demonstrimit |
Te pershtatshem per |
||||
|
|
|
Shkodër |
Lushnjë |
Dibër |
Korçe |
Gjirokaster |
|
1 |
Rozafa 1249 |
300 |
8.0 |
|
8.0 |
|
|
Kokerr/verdhe |
2 |
GW 8002 |
280 |
6.5 |
|
6.5 |
|
|
Kokerr/verdhe |
3 |
ZP 434 |
400 |
7.0 |
|
8.0 |
|
|
Kokerr/verdhe |
4 |
GW 9003 |
400 |
7.0 |
|
8.5 |
|
|
Kokerr/verdhe |
5 |
AA 503 |
500 |
7.5 |
7.5 |
8.0 |
7.4 |
|
Kokerr/verdhe |
6 |
ZP 4567 |
400 |
7.2 |
|
8.0 |
|
|
Kokerr/verdhe |
7 |
ISH 510 W |
500 |
7.3 |
|
6.5 |
|
|
Kokerr/bardhe |
8 |
GW Apex |
500 |
70. |
|
7.0 |
|
|
Kokerr/verdhe |
9 |
ZP 5601 |
500 |
8.0 |
|
8.0 |
8.5 |
|
Kokerr/verdhe |
10 |
Rozafa 501 |
500 |
8.5 |
|
8.5 |
7.5 |
|
Kokerr/verdhe |
11 |
GW 4627 |
400 |
7.5 |
|
5.5 |
|
|
Kokerr/verdhe |
12 |
SNH 5425 |
500 |
6.5 |
|
7.0 |
|
|
Kokerr/verdhe |
13 |
ZP 5048 |
500 |
8.0 |
|
7.5 |
|
|
Kokerr/kuq |
14 |
GDM 545 |
500 |
7.0 |
|
8.0 |
|
|
Kokerr/verdhe |
15 |
ZP 555 |
500 |
8.0 |
|
8.0 |
|
|
Kokerr/verdhe |
16 |
SNH 9003 |
500 |
7.5 |
|
6.5 |
|
|
Kokerr/verdhe |
17 |
ZP 553B |
500 |
8.0 |
|
8.5 |
|
|
Kokerr/bardhe |
18 |
AA 6204 |
550 |
7.7 |
|
|
|
|
Kokerr/verdhe |
19 |
KWS Kerubino |
600 |
7.3 |
8.0 |
7.5 |
|
|
Kokerr/verdhe |
20 |
AA 6217 |
600 |
8.0 |
7.4 |
|
|
|
Kokerr/verdhe |
21 |
Orazio |
600 |
8.0 |
8.0 |
|
|
|
Kokerr/verdhe |
22 |
Ovidio VSM |
600 |
7.5 |
7.3 |
|
|
|
Kokerr/verdhe |
23 |
AA 6221 |
600 |
7.2 |
|
|
|
|
Kokerr/verdhe |
24 |
GW Konsur |
600 |
8.2 |
8.2 |
8.3 |
|
|
Kokerr/verdhe |
25 |
SNH 9609 |
600 |
8.0 |
7.5 |
|
7.0 |
8.5 |
Silazh |
26 |
AA 6229 |
600 |
8.0 |
|
|
|
|
Kokerr/verdhe |
27 |
MAS 64 P |
600 |
8.0 |
8.0 |
|
|
|
Kokerr/verdhe |
28 |
AA 6246 |
600 |
8.0 |
|
|
|
|
Kokerr/verdhe |
29 |
AGN 625 |
600 |
8.0 |
|
|
|
|
Kokerr/verdhe |
30 |
ZP 6263 |
600 |
8.2 |
8.0 |
8.5 |
7.7 |
|
Kokerr/verdhe |
31 |
AA 621 |
600 |
7.6 |
8.5 |
|
|
|
Kokerr/verdhe |
32 |
GW Korduna |
600 |
7.5 |
|
|
7.9 |
7.5 |
Kokerr/verdhe |
33 |
AA 622 |
650 |
7.3 |
8.0 |
|
|
|
Kokerr/verdhe |
34 |
KEF Francos |
600 |
7.6 |
8.5 |
|
|
|
Kokerr/verdhe |
35 |
Pioneer 2088 |
600 |
7.6 |
7.7 |
|
|
8.0 |
Kokerr/verdhe |
36 |
KWS Kayras |
600 |
6.8 |
7.7 |
|
|
|
Kokerr/verdhe |
37 |
Spartaco VSM |
650 |
6.7 |
7.0 |
|
|
|
Kokerr/verdhe |
38 |
AGN 717 |
700 |
7.8 |
8.0 |
|
|
|
Kokerr/verdhe |
39 |
AA 720 |
650 |
8.0 |
8.2 |
|
|
7.5 |
Silazh |
40 |
Rozafa 685 |
650 |
8.5 |
8.3 |
|
|
8.5 |
Kokerr/verdhe |
41 |
Catullo VSM |
650 |
6.5 |
7.5 |
|
|
|
Kokerr/verdhe |
42 |
Pioneer 2046 |
700 |
6.7 |
6.0 |
|
|
|
Kokerr/verdhe |
43 |
AGN 720 |
700 |
7.5 |
8.5 |
|
|
|
Silazh |
44 |
Calcio |
700 |
8.0 |
|
|
|
|
Silazh |
45 |
ZP 758 |
700 |
7.5 |
7.5 |
|
|
|
Silazh |
46 |
GW Egean |
700 |
7.5 |
7.0 |
|
6.2 |
|
Kokerr/verdhe |
47 |
SNH 9711 |
600 |
8.0 |
8.0 |
|
|
8.0 |
Kokerr/verdhe |
48 |
LG 30681 |
600 |
7.5 |
|
|
|
|
Kokerr/verdhe |
49 |
GW 3436 |
700 |
7.8 |
7.8 |
|
|
8.5 |
Kokerr/verdhe |
50 |
KWS Klips |
700 |
7.8 |
7.7 |
|
|
8.2 |
Kokerr/verdhe |
51 |
MAS 73 E |
700 |
7.8 |
|
|
|
|
Kokerr/verdhe |
52 |
Avellin |
700 |
7.8 |
|
|
|
|
Kokerr/verdhe |
53 |
Pioneer 32 B 10 |
700 |
8.4 |
|
|
|
|
Kokerr/bardhe |
54 |
ZP 707 |
700 |
8.5 |
8.0 |
|
|
8.0 |
Kokerr/verdhe |
55 |
MAS 78 T |
700 |
8.0 |
7.5 |
|
6.8 |
|
Silazh |
56 |
Pioneer 1772 |
600 |
8.3 |
7.0 |
|
|
|
Silazh |
57 |
AA 425 |
400 |
|
|
8.0 |
5.5 |
|
Kokerr/verdhe |
58 |
MAS 58 K |
500 |
|
|
7.5 |
|
|
Kokerr/verdhe |
59 |
BC 38 W |
400 |
|
|
7.0 |
|
|
Kokerr/bardhe |
60 |
BC 408 |
400 |
|
|
7.0 |
|
|
Kokerr/verdhe |
61 |
AA 6209 |
550 |
|
|
8.0 |
|
|
Kokerr/verdhe |
62 |
AA 740 |
|
|
8.3 |
|
|
|
Silazh |
63 |
AA 6235 |
600 |
|
|
7.5 |
|
|
Kokerr/verdhe |
64 |
AA 6240 |
600 |
|
|
6.5 |
|
|
Kokerr/verdhe |
65 |
AA 6254 |
600 |
|
|
7.0 |
7.8 |
|
Kokerr/verdhe |
66 |
LG 3607 |
600 |
|
|
|
7.1 |
|
Kokerr/verdhe |
67 |
AA 6204 |
600 |
|
8.5 |
|
|
|
Kokerr/verdhe |
68 |
AA 654 |
600 |
|
8.5 |
|
|
|
Kokerr/verdhe |
Prof.as Kostandin Hajkola
QTTB Shkoder
Shto Koment