Praktika të Zgjuara (Smart) për Përshtatjen ndajNdryshimeve Klimatike në Bujqësi

Praktika Zgjuara (Smart) për Përshtatjen ndajNdryshimeve Klimatike Bujqësi

Sektori i prodhimit bujqësor është prioritar në ekonominëkombëtare por ai gjendet përballë një sërë sfidash, ku sfida mëkryesore për kohën që po kalojmë janë ndryshimet klimatike. Kjo për faktin se bujqësia është sektori me shkallën më të madhetë ekspozimit ndaj ndryshimeve klimatike, për pasojë dhe me nivelin më të lartë të cënueshmërisë prej tyre. Thënë kjo mëthjesht, ndryshimet e shpejta të klimës po shkaktojnë në mënyratë ndryshme rënie të prodhimit dhe të të ardhurave ekonomike tëfermave, veçanërisht atyre familjare.

Për këtë kërkohet që informacionet që vijnë nga kërkimetshkencore për efektet e ndryshimeve klimatike sidomos nësektorin e bujqësisë të transmetohen tek fermerët. Kjo për tëmbështetur punën e fermerëve si për sensibilizimin e tyre për tëkuptuar efektet e ndryshimeve klimatike në fermat e tyre, ashtudhe për ti ndihmuar ata që të reduktojnë rreziqet që i vijnëprodhimit nëpërmjet përshtatjes së praktikave të ndryshmebujqësore.

Shumë ferma familjare që merren me bujqësi kanë sipërfaqe tëvogla, operojnë me parcela të vogla, shpesh herë në disa zona me mungesë të ujit për ujitje dhe nën efektin e ndryshimeve tëshpeshta të reshjeve të shiut nga viti në vit, por dhe ndryshimevetë niveleve të temperaturave.

Pikërisht çfarë, kur, ku dhe si do t’i ndjejnë dhe kuptojnë familjete fermave këto ndryshime në zonat ku ata jetojnë dhe punojnëështë relativisht i panjohur. Prandaj është e rëndësishme që atatë informohen për këto aspekte të ndryshimeve klimatike dhe se çfarë ata duhet të bëjnë për të reduktuar prekshmërinë.

Për këtë femerët duhet të informohen se sa ata në zonën e tyrejanë të ekspozuar ndaj rreziqeve të ndryshme të ndryshimeveklimatike; cilat janë aktivitetet e fermës të rrezikuara dhe cilatduhet të jenë praktikat bujqësore që duhen të përshtaten për tëshmangur rreziqet e mundshme dhe dëmin që mund ti vijëprodhimit.

Informacionet më të rëndësishme janë ato lidhur me faktin qëduhet tu tregojmë fermerëve se si modelet e motit kanëndryshuar në dekadat e fundit dhe si pritet të ndryshojnë në tëardhmen, cilat janë rreziqet e mundshme që mund të shfaqendhe cilat kultura bimore apo lloje të kafshëve mund të preken.

Të dhënat që vijnë nga burime të rëndësishme informacioni sishërbimi meteorologjik kombëtar, nga universitete ose institutetkërkimore duhet të përcillen tek fermerët për të kuptuar se sikanë ndryshuar modelet e motit, apo shaqja e dukurive ekstremeklimatike.

Por një vlerë të madhe kanë dhe informacionet që kanë vetëfermerët, të cilët kanë eksperiencat e tyre në zonat ku ata jetojnë, që i njohin dhe shpesh janë shumë të vetëdijshëm përndryshimet në modelet lokale të motit.

Femerët duhet të mësojnë p.sh., në se ka ndryshuar sasia totale e rreshjeve vjetore në 20 vitet e fundit në zonën e tyre; apo në se ka ndryshuar frekuenca e tyre (numrin total i ditëve me shi gjatëvitit); në se ka ndryshuar shpërndarja e shirave (sasia e rreshjeveqë bie në periudha të ndryshme të vitit), në se ato po bien nësezonin e rritjes së bimëve apo jashtë sezoni; në se ka ndryshuar intensiteti i shiut për njësinë e kohës (në se ato po bien në formëstuhish apo shtrëngatash), në se shkaktojnë përmbytje, si kanëndryshuar ato me vite më parë etj.

Po kështu edhe për ecurinë e temperaturave në se ecuria e tyre është e njëjtë me vite të mëparshme, në se janë shfaqur valë të tënxehti, sa kanë ndryshuar ato në raport me vite të mëparshme, është rritur numri i ditëve etj.; apo shfaqja e temperaturave tëulëta, shfaqja e ngricave, koha, frekuenca e tyre etj.

Informacionet e fermerëve për ndryshimet në modelet lokale tëmotit mund të pasurohen më tej dhe të vrojtohen më me saktësinë se fermerët kanë në vëmëndje dhe pajisen me një matës tëthjeshtë shiu dhe një termometer (maksimum/minimum), qëmund ti lejojë ata që të fillojnë të matin me saktësi dhe tëregjistrojnë modelet e motit të tyre në zonat lokale ku atandodhen.

Një mjet i dobishëm për të ndihmuar në organizimin e llojeve tëndryshme të informacionit që do t’ju nevojiten fermerëve janëkalendarët për sezonet e mbjelljeve dhe për aktivitetet kryesorebujqësore dhe kalendarët e kërcënimeve të motit, të cilëttregojnë se kur lloje të caktuara të ngjarjeve të dëmshme të motitdo të jenë të pranishme dhe si përkojnë ato me kalendarin e mbjelljeve të kulturave bujqësore.

Synimi është që fermerët të jenë të informuar për ndryshimet e motit në 10 deri në 20 vitet e fundit dhe për shfaqjen e ngjarjeve të veçanta të motit në zonën e tyre dhe sa ato përkojnë me sezonet e rritjes së bimëve që ata kultivojnë. Në këtë mënyrë ata do të jenë në gjendje të përcaktojnë edhe shkallën e prekshmërisë së kulturave të veçanta nga ngjarje të veçanta tëmotit apo dhe dukuri ekstreme të tij.

Dhe kjo është një mënyrë për forcimin e kapacitetit të tyrepërshtatës ndaj ndryshimeve të motit.

Shumë të rëndësishme, sikurse thamë, janë vrojtimet e fermerëve sipas kalendarit të kërcënimeve të motit. Fermerët pasi të kenë shënuar në kalendarë se çfarë bëjnë (çfarë ata do tëmbjellin, cilat kultura bujqësore dhe kohën e mbjelljes), ata duhet të shënojnë në kalendar (mundësisht me një ngjyrë tjetër)dhe se çfarë kanë vëzhguar si kërcënime moti ose ndryshime në modelet e motit në periudha të caktuara të vitit. Por këtu mund të shtohet  edhe ndonjë informacion tjetër lidhur me gjendjen e motit nga burime të tjera.

Femerët, në varësi të llojit të informacionit të cilin e kanëgrumbulluar munden të jenë në gjendje të përdorin kalendarin e kërcënimeve të motit për të analizuar se çfarë ka ndodhur deritani dhe se çfarë parashikohet të ndodhë në të ardhmen.

Pasi të kenë zhvilluar kalendarin e aktiviteteve bujqësore(mbjelljeve) dhe   kalendarin e vrojtuar/vlerësuar të kërcënimevetë motit, fermerët mund t’i krahasojnë të dyja për të shikuarzonat e mbivendosjes. Çdo zonë mbivendosje tregon kultura oseaktivitete të veçanta që janë potencialisht në rrezik nga stress-et specifike të motit.

Krahasimi dhe diskutimi i të dyjave situatave, e kaluara dhe e ardhmja, do të jenë të dobishme për të kuptuar tendencat e ndryshimeve të gjendjes së motit dhe cilat sfida mund të vijnëlidhur me kulturat bujqësore që ata kultivojnë në atë zonë.

Vlerësimi dhe marrja në konsideratë e këtyre detajeve përrreziqet e mundshme janë të rëndësishme pasi ato i orientojnëfermerët për të ndarmarrë veprime përshtatëse.

Gjëja më e rëndësishme për t’u përshtatur me ndryshimetklimatike është të mësosh gjithçka që mundesh rreth asaj se sikulturat bujqësore dhe racat e kafshëve janë të ndjeshme ndajllojeve të ndryshme të stress-eve të motit dhe në cilin moment tëzhvillimit të tyre.

Njohuritë e fermerëve për kulturat dhe aktivitetet që ata duhet tëndërmarrin janë të rëndësishme për të drejtuar praktikat e menaxhimit që ata duhet të kryejnë në momente të ndryshme tësezonit të mbjelljes. Përcaktimi se kush bën, çfarë dhe kur, ështënjë hap shumë i rëndësishëm lidhur me ndryshimet e motit dheefektet e tij. E rëndësishme është që të identifikohen burimet e informacionit, kush mund ta ketë atë dhe të kërkohet kyinformacion.

Asnjëherë më parë nuk ka qenë kaq e rëndësishme se sa tësensibilizohen fermerët për efektet e ndryshimeve të motit dhe tëndryshimeve klimatike. Ndërsa kushtet klimatike vazhdojnë tëndryshojnë, praktikat menaxhuese në të gjitha tipet e fermave, por sidomos atyre të vogla, do të duhet gjithashtu të ndryshojnë.Fermerët do të duhet të ndryshojnë praktikat bujqësore për t’iupërshtatur kushteve të reja.

Fermerët kanë njohuri dhe ato janë një burim jashtëzakonisht i vlefshëm. Por kaq e vlefshme është dhe aftësia e tyre për tupërshtatur dhe për të krijuar praktika të reja të menaxhimit tëfermës.

Një ndryshim do të ishte p.sh., ndryshimi i datave të mbjelljesmë vonë ose më herët, në varësi të nivelit të ndryshimit tëtemperaturave në vitet respektive. Në varësi të praktikavebujqësore, të tilla si zëvëndësimi i kulturave në varësi tëkushteve të ndryshimit të motit mund ti japë përparësi fermeritnë prodhim. Pritja shumë e gjatë mund të rezultojë në humbje tëpanevojshme. Koha është gjithçka.

Përgjigjet për disa nga rreziqet merren më së miri në nivel tëfamiljeve individuale të fermave, siç është vendimi përndryshimin e varieteteve.

Sidoqoftë jo gjithë njerzit janë fermerë, por gjithë duhet hanë, kështu ne gjithë duhet të jemi të proekupuar për ataqë prodhojnë ushqimin tonë sepse ne varemi prej tyre.Kontributi i gjithësecilit për efektet e ndryshimeve klimatike nëbujqësi dhe ndërmarrjen e praktikave përshtatëse do të ishteshumë i rëndësishëm.

Prof.Dr. Albert Kopali

Departamenti i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore

Na Ndiqni në: