PO SHURDHOHENI: SI NDIKON NDOTJA AKUSTIKE NË RRITJEN E BIMËVE??

Shumë kafshë përdorin lloje dhe nivele të ndryshme tingujsh në përditshmërinë e ekzistencës së tyre për të gjetur ushqim, për të zbuluar grabitqarët në habitatin e tyre, pse jo edhe për të komunikuar me njëri-tjetrin. Shumë prej tyre po ekspozohen gjithnjë e më shumë ndaj zhurmave, që vijnë kryesisht nga zhvillimet urbane dhe rurale pranë habitateve natyrale të kafshëve, apo nga rrugë automobilistike,përshkruajnë mes për mes këto habitate. Sigurisht që po. Kjo tashmë është provuar: si kundërpërgjigje, kafshët rrisin nivelin e tingujve të tyre, disa ndryshojnë kohën e thirrjeve mes tyre dhe disa të tjera lëvizin drejt habitateve më të qeta.

Supozimet e deritanishme janë që zhurmat, apo ndotja akustike janë një problem shqetësues unik vetëm për gjitarët, por një studim i ri nga A. A. GhotbiRavandi, botanist pranëuniversitetit Shahid Beheshti në Tehran, ka treguar se edhe bimët vuajnë nga pasojat e zhurmave. Fakti që edhe bimët preken direkt nga ndotja akustike nuk është provuar kurrë më parë. Ajo çka dihet është se shumica e llojeve të ndryshme të bimëve fanerogame varen nga pjalmuesit për fekondimin e tyre dhe se shumica e bimëve frutlidhëse varen nga shpendët/kafshët për shpërndarjen e farërave të tyre. Eshtë e qartë se nëse këta pjalmues, apo shpendë/kafshë largohen, apo tremben nga zhurmat e ndryshme, demtimi shfaqet tekanalogët e tyre, pra te vet bimët: ato nuk pjalmohen.. Ajo çfarë mbetet e panjohur është nëse zhurmat ndikojnë apo jo në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e bimëve.

Para se të shohim ndikimin direkt të zhurmave tek bimët,lypsen dy fjalë lidhur me zhurmat dhe hipotezat e hedhura, se zhurmat, apo tingujt nuk janë gjë tjetër veçse valë presioni tronditëse që transmetohen përmes gazrave, lëndëve të ngurta,apo të lëngshme. Shkencëtarët kanë hipotezuar më parë sebimët  janë në gjendje t’i ndiejnë këto dallgë zhurmash teksa ato goditen prej tyre. Një numër eksperimentesh e kanë konfirmuar këtë vitet e fundit – se bimët e bombarduara meultratinguj në laborator kanë shfaqur reagime jopozitive përfshirë shfaqjen e gjeneve të stresuara, cungosje në rritjen e tyre, pra rasti i “bimëve xhuxh, si dhe një rritje të reduktuar të farave.

Megjithatë, rritja e bimëve në kushtet e laboratorit nën goditjen e ultratingujve nuk është e njëjtë me rritjen e bimëvenë pranie zhurmës trafikut. Për këtë qëllim, DrGhotbiRavandi vendosi të realizojë një eksperiment për të hulumtuar këtë pyetje. Duke punuar me një ekip kolegësh, DrGhotbiRavandi rriti dy lloj bimësh, që gjenden zakonisht në mjediset urbane, laboratorin e tij: marigoldën franceze dhe sherebelën me ngjyrë të kuqe ndezur. Bimët u rritën nga farat për dy muaj në të njëjtën hapësirë, ​​përpara se ato të ndaheshin dy grupe: nri grup u ekzpozua karshi zhumës së trafikut pranë autostradës së ngarkuar pranë Teheranit për 16 orë. Niveli i zhurmës së matur nga kjo autostradë ishte 73decibel.  Grupi tjetër u la të rritej në një ambient të qetë. Pas15 ditësh u morën mostrat nga gjethet e reja të bimëve në eksperiment dhe u studiuan nga afër.

Asnjë nga bimët u ekspozua ndaj zhurmës së trafikut u rrit mirë dhe shpejt. Analiza e gjetheve të tyre zbuloi se ato shfaqën probleme të ndryshme në rritjen e tyre natyrale, kryesisht probleme që i atribuohen nivelit të stresit në bimë. Në këto bimë u gjetën nivele të larta të përbërsëve kimikëpërfshirë peroksidin e hidrogjenit * H2O2 dhe malondialdehidin * CH2(CHO)2. Të dy këta komponentë kimikë janë tregues të stresit në bimë dhe të dy u gjetën nënivele shumë më të larta në ekzemplarët e bimëve të ekspozuar ndaj zhurmës së trafikut.

konkretisht, niveli i malondialdehidit te bimët e sherebelës të ekspozuar ndaj zhurmës ishin sa dyfishi i nivelit të gjetur tek sherebela e rritur në zona të qeta. Ndërsa niveli i peroksidit të hidrogjenit ishte tre herë më i lartë tek marigoldat francezë të rritura në praninë e zhurmës sesa te ato të rritura në zona pa zhurmë. Këto komponime kimike nuk ishin të vetmit shkaktarë për gjendjen e bimëve.  Ekipi zbuloi se një sërë hormonesh, që lidhen me rritjen e shëndetshme të bimës, ishin të pranishmenivele jashtëzakonisht të reduktuara te bimët e ekspozuara ndaj zhurmës. Dy hormone që lidhen me stresin, kryesisht acid jasmonik dhe acid abscisik, të cilat prodhohen për të shmangur sulmet ngainsektet dhe probleme të krijuara në tokat e kripura, apo temperaturat e ftohta, ishin në nivele të larta. Një gjetje tjetër lidhet edhe me peshën e gjetheve të sapo-prera, të marra si kampion në studim: pesha e gjetheve të ekspozuara ndaj zhurmave ishte më e vogël se gjethet e bimës normale të rritura në mjedis pa zhurmë.

Rezultatet e studimit të Dr GhotbiRavandit u botuan në Revistën “Basic & Applied Ecology.Gjetjet e tij e bëjnë të qartë se, edhe pse bimëve u mungojnë veshët për të dëgjuar, vibrimet gjenerohen nga zhurma e trafikut i shqetëson ato mjaftueshme për të shkaktuar reagime të fuqishme ndaj stresit, reagime bima i shfaq njësoj  si në rastet e thatësirës, ​​kripësisë së lartë, apo metaleve të rënda në tokë. Pyetja që shtrohet për studime të mëtejshme lidhet me faktin nëse ndotja akustike i prek njësoj të gjitha bimët.

Ajo çfarë dihet është se disa bimë janë më të afta për t’u përballur me nivelet e larta të zhurmave si p.sh., lëndinatalpine janë të ekspozuara ndaj stuhive kakofone (s. keqtingëlluese) dhe kanë bimësinë e tyre. Llojet e fierave, si bimë barishtore shumëvjeçare, rriten edhe përgjatë zonave, ku bien ujëvarat zhurmuese dhe janë të mirë-përshtatura. Nëse ka bimë të tilla, këto do ishin me interes sepse mekanizmat e tyre mund të transferohen tek bimët që rriten në zonat urbane.

Pershtati: Dr. Arjan Shumeli, Dep i Gjuheve te Huaja, Fakulteti i Ekonomise dhe Agrobiznesit

Burimi: The Economist

Shto Koment

Na Ndiqni në: