Photo: www.fax.al

Përhapet frikshëm zjarri nga autostrada Lushnje – Fier / Flakët përpijnë një stallë të tërë në Vajkan, digjen të gjalla lopë, shpendë e pula deti

Një vatër e madhe zjarri është raportuar në Vajkan, ku për pasojë është djegur një stallë bagëtish, ndërsa si pasojë e përhapjes së flakëve, është rrezikuar edhe një banesë, të cilës i përkiste stalla.

Forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve, të cilët duket se kanë djegur tërësisht stallën e bagëtive, ndërsa dyshohet se brenda mund të ketë edhe bagëti të djegura, edhe pse deri tani nuk raportohet për asnjë të tillë.

Mësohet se zjarri ka ardhur nga autostrada Lushnje-Fier dhe favorizimi nga era dhe temperaturat e larta kanë marrë tokat e fermerëve.

Stalla e djegur i përket familjes së Laver Buzit. Pjesëtarët e saj bëjnë me dije se si pasojë e zjarrit janë djegur një sasi e konsiderueshme misri, gruri, por edhe shpendë e pula deti.

E zonja e shtëpisë shprehet: “Na u dogj gruri e misri i dimrit. Zjarri erdhi nga matanë rrugës.  Lopën e nxorëm, të tjerat mbeten brenda. Jemi shumë të rrezikuar.  Nuk dimë nga të ruhemi.”

Burimi: www.fax.al

 

Na Ndiqni në: