Photo: BBC News

Peshku “kokëdele” me dhëmbë si të njeriut bën bujë në internet

Një peshk i rrallë me dhëmbë që ngjasojnë me ato të njeriut është zënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkaq një fotografi e kokës së peshkut është shpërndarë në rrjetin social facebook gjatë kësaj jave nga një lokacion peshkimi në Karolinën e Veriut.

Peshku “kokëdele” ka disa rreshta molarësh që i shërbejnë për të shtypur prenë dhe prej të cilave duket se ky peshk ka marrë edhe këtë emër pasi edhe goja e peshkut e cila ngjason shumë me gojën e një deleje.

Fotoja e peshkut të rrallë u bë menjëherë virale dhe ka ngjallur interes të madh.

Burimi: BBC

Na Ndiqni në: