ulleo - www.pixabay.com

Mjedra dhe vlerat ushqyese të saj

Mjedra, Rubus idaeus L. është një ndër frutat që ka filluar të konsumohet masivisht edhe në vendin tonë prej kohësh. Ajo njihet për një sërë vlerash ushqyese dhe rekomandohet të jetë pjesë e regjimit ushqimor pasi është mjaft e pasur me antioksidantë & vitaminë C, të cilat reduktojnë inflamacionin në organizëm si dhe parandalojnë shfaqjen e rrudhave. Gjithashtu mjedra është e pasur në fibra dhe falë tyre, lehtësohet tretja dhe nxitet shtimi i baktereve të mira të zorrëve.

Mjedra është shumë e pasur ndërkaq edhe me flavanoide (antioksidantë) të cilat luftojnë radikalet e lira dhe kjo bën që të përmirësohet memoria dhe koordinimi. Ky frut ka në përbërje edhe vitaminë K, kalium dhe manganez. Këto element forcojnë kockat dhe shmangin osteoporozën. Ndër të tjera mjedra përmban nivele minimale të sheqerit dhe kjo e bën atë frut tepër të ushqyeshëm dhe të përshtatshëm për pacientët që vuajnë nga diabeti

 

Burimi: interneti

Na Ndiqni në: