Sa herë që dalim në natyrë, por qoftë edhe në derën e shtëpisëapo të pallatit, e deri edhe brenda në shtëpi, mund të pickohemi nga bletët, grenzat, merimangat, mushkonjat, etj.
Për të gjithë është e ditur që sado që të ruhemi, ka gjithmonëmundësi që të jemi “preja” e pickimeve prej insekteve, pra, nuk është e mundur të jemi plotësisht “imunë” prej tyre. Është me rëndësi që të dimë si të reagojmë në rast se ndodh të pickohemi.
Fillimisht, duhet të dimë që insektet e ndryshme na “sulmojë” ose për të na thithur gjakun apo limfën ose si reagim ndaj “sulmit armik” që ato na konsiderojmë. Kështu, miza, mushkonja e insekte të tjera të kësaj natyre, na sulmojnë me qëllim thithjen e lëndëve ushquese prej trupit tonë. Ndërkohë qëbleta, grerëza, grethi, etj. na sulmojnë duke na konsideruar armiq.
Për kategorinë e mizave, mushkonjave, etj. duhet të marrim masa që të mos futen në shtëpi, pasi na trazojë shumë qëndrimin e veçanërisht gjumin. Për këtë mund të shërbejnë perde tëndryshme, apo mjete të tjera. Ndërkohë që bimë të tilla si eukaliptusi na ndihmojnë që ato të qëndrojnë larg (të mos na afrohen), për shkak se kjo bimë “emeton” substanca të tilla që i largon insektet e tilla. Edeh lyerja e trupit me uthull, apo pije të ndryshme alkolike: raki, uzo, etj. i mban ato larg prej jush.
Në rast se na kanë pickuar mushkonjat etj. duhet që të marrim masa reaguese, ku më të rëndësishme mund të veçojmë: a)marrim një shirit ngjitës pak të lyer me vaj de e vendosim mbi vendin që na ka pickuar, ose b) e lyejmë “plagën” me pak manikyr pa ngjyrë. Këto metoda të propozuara mund të duken tëçuditëshme, por japin efekt pozitiv. Kjo ndodh sepse në pjesën ku mushkonja ka pickuar, mjetet e cituara bllokojnë ajrin. Ndjesia e kruajtjes vjen menjëherë nga pickimi që reagon me ajrin, kështu që për ta ndaluar, ju duhet të bllokoni rrjedhën e ajrit në vendin e pickimit dhe nuk keni kruajtje, ndërkohe që mbajisja (enjtja) kalon vetiu si reagim i trupit.
Është me rëndësi të dimë se insektet e kategorisë së dytë, provokohen nga aromat tuaja: nëse keni ngrënë qepë apo hudhra, nëse jeni shumë i djersitur, nëse jeni i palarë, nëse keni përdorur anti djersë apo deodorante të ndryshme. Poashtu, ato irritohen kur ju “interferoni” në zonën e ushqimit të tyre, apo nëse jeni aq afër folesë/shtëpisë së tyre, pasi ju shikojnë si kërcënim.
Për rastet që pickohemi nga individë të katëgorisë së dytë: bletë, grerëza, merimanga apo milingona të zakonshme, duhet që të marrim majat e gjetheve (dhe/ose lastarëve) të reja sëpaku 3-5 prej tyre, ti shtypim me majat e gishtave dhe ti vendosim në “plagë” (vendin ku jemi pickuar). Ka rëndësi që të jenë të llojeve të ndryshme të bimëve (pa ndonjë përcaktim), por të nxjerrin sado pak lëng jeshil. E mbani të shtypur për 30-40 sekonda dhe as nuk ju enjtet dhe as nuk keni më djegie apo kruajtje. Kjo metodë mund të ndihmojë edhe pickimet nga kategoria e parë e insekteve të përmendura.
Shto Koment