Mbjellja e një pemëtoreje të re është një investim me rëndësi prandaj është e nevojshme që për ngritjen e saj të hartohet një projekt i cili përcakton radhën e punës së shërbimeve që do të kryhen, materialet e nevojshme, shpenzimet per realizimin e ketij projekti, të ardhurat e mundshme, vetshlyerjen si dhe fitimin e mundshëm.
Në varësi të kohës së mbjelljes e cila varion nga nëntori deri nëshkurt, pra në periudhën e qetësisë relative të bimëve, bëhet paraprakisht përgatitja e tokës që synon në punimin e thellë të saj sikurse është punimi qilizëm i tokës, piketimi i parcelës sipas skemës së mbjelljes dhe hapja e gropave.
Hapja e gropave bëhet me permasa 60x60x60 cm. Para mbjelljes kujdes i kushtohet edhe përgatitjes së fidanit duke i freskuar rrënjët dhe prerë pjesën mbi qafen e rrënjes me 4 sytha ose 25-30 cm lartësi.
Mbjellja e pemëtores realizohet në ditë me diell duke mbushur gropën me dhė dhe pleh të kalbur mirë në raportin 1:1 deri në1/3 e thellësisë. Fidani pasi banjëzohet vendoset në qendër tëgropës dhe mbulohet me dhè duke e ngjeshur mirë dheun që tërealizohet ngjitja e rrënjëve me dheun. Vendoset një hu për lidhjen e fidanit pas tij, në mënyrë që të sigurohet një pemë me trung të drejtë.
Mbas mbjelljes në varësi të kushteve klimatike vijohet me ujitjen dhe punimet e cekta të tokës ose frezimet për të siguruar shkrifërimin, ajrimin dhe eleminimin e infeksionit nga barërat e këqia. Në varësi të analizave të tokës sigurohet dhe ushqimi i nevojshëm i bimëve nëpermjet plehërimeve.
Shërbimet në vitet e para të pemëtores
Krasitja dimërore. Në periudhën e qetësisë relative kryhet krasitja dimërore, e cila ka për qëllim në dy vitet e para sigurimin e formës së dëshiruar të pemës. Ndërsa në vitin e tretëajo synon edhe futjen e pemës në prodhim.
Format e kurorës janë të shumta si kupore, me kate tëpërmirësuara, piramidale, palmete, kordon etj. Mbas krasitjes vijohet me trajtimet dimërore për të siguruar një shëndet të mirëtë pemës.
Punimi. Në fillim të pranverës me ngritjen e temperaturave është mirë të kryhet një punim në një thellësi 20-25 cm. Gjatëgjithë vegjetacionit toka duhet të mbahet e pastër nga infeksionet e barërave të këqia si dhe e shkrifët sidomos nësipërfaqen rrethore ku shtrihen rrënjët. Në toka të ngjeshura, me kore në sipërfaqe dhe pa ajrim bima kalon në stres, prandaj janëtë domosdoshme punimet të më pasme në një interval kohor nga 20 – 25 ditë dhe me thellësi 12 – 15 cm që e shkrifërojnë tokën, lehtësojne depertimin e ajrit dhe shkëmbimin e gazrave si dhebëjnë të mundur depërtimin e ujrave në thellësinë e rrënjëve. Luftimi i barërave të këqia gjatë periudhës së vegjetacionit ështëshumë i rëndësishëm pasi ato bëhen konkurues të lagështisë si dhe burim për infeksione të ndryshme. Në rast të mungesës sëshirave duhet patjeter të fillojmë ujitjen sidomos sepse bimët janë të reja.
Ujitja. Zgjedhja e periudhës së ujitjes është në lidhje me evapotranspiracionin e reflektuar edhe kontributin e ujit nga rreshjet. Periudha në pranverë kur bimët kanë nevoja të mëdha për lagështi është ajo pas lulëzimit, pasi gjatë kësaj periudhe ndodh edhe rritja e të gjitha organeve të pemës. Është e rekomandueshme që në periudhën 2 – 3 javë pas lulëzimit tëkryhet një ujitje, në rast nevoje.
Në rastin e ujitjes së lokalizuar janë të domosdoshme, në veçanti për metodën e ujitjes me pika periudha të shkurtra ujitje në prill, 4 – 5 ditë. Krahas ujitjes në pemëtoret e reja duhet të merren masa edhe për mënjanimin e lagështisë së tepërt nëpermjet sistemit të kullimit.
Norma e ujit duhet të jetë e tillë që uji të përshkojë të gjithështresën e tokës, ku ndodhet pjesa më e madhe e sistemit rrënjor.
Plehërimi. Nga fillimi i vegjetacionit deri në përfundimin e rritjes së lastarëve (prill-qershor) pemët kanë nevojë për të gjithëelementet ushqimor, por veçanërisht për azot, që të krijohen kushte për rritjen e vrulleshme të lastarit, gjetheve dhe formimin e një sasie të mjaftueshme të sythave lulore për vitin e ardhshëm. Mbas çdo nitrifikimi bëhet kultivimi ose frezimi. Irëndësishëm është edhe plehërimi me plehra fosforike e potasike. Plehërimet organike janë shumë të rëndësishme dhe mund të kryhen në vjeshtë. Dozimi i plehrave varet nga përmbajtja e tokës dhe nevojat e bimës sipas moshës së tyre.Doza rekomanduese janë 10-12 kg/dynym azot që hidhen 2/3 në 15 ditëshin e dytë të muajit mars dhe 1/3 në muajin maj. Plehrat fosfatike hidhen në dozën 5-6 kg/dynym dhe potasike 8-9 kg/dynym në vjeshtë, ndërsa pleherimi organik në vitet e para kryhet në dozën 5-10 kg/rrenjë.
Prof. Asoc. Dr. Frida Çarka
Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve