KЁSHILLA PЁR MBROJTJEN E BIMЁVE

Edhe dhjetёditori i dytё i muajit Maj ёshtё ndёr periudhat delikate pёr mbrojtjen e bimёve.Gati tё gjitha parazitёt do jenё nё aktivitet biologjik.

Ky dhjetёditor u shoqёrua me temperature tё ulta .Nё kёto kushte moti u frenuan shvillimet e sёmundjeve dhe disa insekteve.

Nёse marim masat mbrojtёse nё kohёn e duhur, dhe kur ёshtё e nevojshme, mund tё kursejmё punё dhe bazё matёriale nё periudhёn qё vjen; e kundёrta, nёse do kemi infeksione qё nё fillim tё periudhёs bimore, na duhet punё dhe investime shtesё pёr tё mbrojtur bimёt nga parazitёt kryesorё

HARDHIA:

Si nё dhjetёditorin e parё , nё hardhi Hiri edhe Vrugu do jenё sёmundjet kryesore. Trajtimet kundra tё dyjave sёmundjeve bashkёshoqёrohen me fungicidet pёrkatёse.Aty ku nuk kemi shenja tё sёmundjeve , pёrdoren produktet me veti kontakti, aty ku kemi shenja tё shfaqjes sёmundjeve, pёrdoren produkte me veti sistemi ( dmth, produkte qё qarkullojnё me sistemin e qarkullimit tё limfёs , e cila mer me vehte edhe fungicidin deri atje ku ёshtё infeksioni kёrpudhёs )

Pёr tenjёn e hardhisё (Lobesia botrana) nuk duhet shqetёsuar shumё.Nёse tolerohet breznia e parё nё trajtime, do ishte mё mirё.Pse ?-sepse tenja do hajё ato lule, tё cilat do binin vetё, dhe do tё mbeten gjithmonё mjaftueshёm lule pёr tё realizuar prodhimin. Nёse pёrdoren feromonet çorientuese si ISAMAT L, dispensёrat e kёtij produkti mund tё varen edhe gjatё dhjetёditorit tё dytё tё muajit Maj. Me kёtё produkt, nuk lind nevoja pёr trajtime tё tjera nё vreshtё pёr tё gjithё sezonin. Kёtё produkt fermerёt tanё biologjik , kanё vite qё e pёrdorin nё vreshtat e tyre dhe tashmё kanё fituar siguri, dhe nuk kanё shpenzuar me trajtime tё tjera me insecticide tё zakonshme.

Krasitjet e blerta, dhe largimi i barёrave tё egra, janё kushte shtesё qё pengojnё infeksionte e larta. Kёtё kohё kur bimёsia zhvillohet shpejt, duhet qё krasitjet e blerta dhe pastrami i barёrave tё egra nuk duhen nёnvleftёsuar.

ULLISHTE.

Nuk do tё ketё ndonjё urgjence fitosanitare. Nё kultivarёt mё tё prekshёm nga syri palloit nё gjethe, mund tё pёrsёriten trajtimet me produkte me bazё bakri ( tek Kalinjoti, Kokёrr Madhi Beratit, Belo di Spanjё e ndonjё tjetёr.)Grupi I kultivarёve kokёrrvogёl , i grupit tё Frantojt ,janё mё tё qёndrueshёm nga syri i palloit)

Shёnim.Pёr Pleshtin e ullirit do tju bashkёngjisim njё artikull tё plotё.

MOLLA.

Nё zonёn E ULLЁT DHE BREGDETARE, vazhdojnё trajtimet pёr sёmundjen e kromёs dhe tё hirit nё ato pak kultivarё qё janё tё ndjeshёm ndaj hirit. Nё kultivarёt e qёndrueshёm kundta kromёs trajtimet mund tё bёhen nё largёsi ditёsh edhe mё tё mёdha se tek kultivarёt e prekshёm ndaj kromёs.Duhet tё bёhen kontrolle pёr tё kapur infeksionet e para nё kokёrr nga krimbi i mollёs.

Afidet trajtohen kur mbi 10 % e lastarёve janё me infeksion.

– Morri, i cili deformon frutat dhe gjethet, ёshtё mё i rrezikshёm. Emri i tij ёshtё morri mjellor i mollёs (Dysphis plantaginea).Kundёr tij trajtohet kur 2-3 % e lastarёve ose degёve tё reja kanё shenjё, pra koloni morrash nё gjethe dhe lastare.

– Krimbi i mollёs duhet pritur kur tё ketё arritur maksimumi I fluturimit tё fluturave nё feromonet monitories, dhe ndёrkohё tё zbulohen pickimet e parё nё lёkurёn e frutave tё rinj tё shkaktuar nga larvat e para tё krimbit tё mollёs.

– Nё zonёn VERIORE, VERI LINDORE, JUGLINDORE, trajtimet e para pёr mbrojtje nga kroma kanё filluar qysh nё fazёn kur gjethet kanё madhёsinё e gjetheve tё miut, dhe janё pёrsёriur pas 10-12 ditёve.

Si orientohemi pёr trajtimet pёr kromёn ?

– Trajtimi i parё, fillon direkt pasi kemi kapur askosporet e para nё sporakapёs ose nga programi kompjuterik RIMPRO

– Trajtimet e tjera pёrsёriten kur bie mbi 15 mm shi. Trajtimet mund tё pёrsёriten qysh tё nesёrmen, nёse bien mbi 15 mm shi, sepse ёshtё shplarё shtresa e tretёsirёs spёrkatjen mbi gjethe dhe frutat e mollёs.

– Pёrsёritjen e trajtimeve e kёrkon edhe fakti qё filizat rriten shpejt, dhe pjesёt e reja tё bimёs , janё tё pa mbulura me tretёsirё spёrkatёse nga trajtimi i mёparshёm.

– Krimbi i mollёs (Cydia pomonella): ME DATЁN 10 MAJ nё zonёn e Korçёs (DVORAN) u kapёn fluturat e para tё krimbit tё mollёs nё grakat e feromoneve monitoruese.

KY SINJAL ЁSHTЁ I MJAFTUESHЁM PЁR TЁ VARUR NЁ PEMЁT E MOLLЁS FEROMONET ÇORIENTUESE TЁ ÇIFTЁZIMIT TЁ FLUTURAVE.DISPENSЁRAT E KЁTIJ PRODUKTI (ISONET L OSE ISONET CTT),DUHET TЁ VAREN PARA SE FLUTURAT TЁ ÇIFTЁZOHEN

Kёtё dhjetёditor korrat do tё mbahen nёn kontroll pёr infeksionet e reja, por besoj se nuk do tё lindё nevoja pёr trajtime me insekticide.Nёse kapen larvat e para tё krimbit mbi frutat e reja tё mollёs, do tju njoftojmё mё njё informacion tё parakohёshёsm, pёr tё filluar trajtimet me insekticide.

…Mbani gjithmonё kontakte me agronomёt, qendart e prognozё-sinjalizimit dhe me kolegёt me pёrvojё.

Ju urojmё njё sezon tё mbarё nё prodhimet tuaja !!

Agronom ne mbrojtjen e bimeve dhe bujqёsinё biologjike

(ibb, Durrёs), (face book enver isufi), ([email protected])

Shto Koment

Na Ndiqni në: