Në këto dekada të tranzicionit, nga mungesa e punës apo investimeve, keqdashja, apo vetëm nga moskujdesi, një sërë dëmtimësh kanëndodhur në shumë sektorë. Nga më të dëmtuarit është sektori i bujqësisë me dëmtimet e fermave, stallave, pikave të përpunimit, etj. Por, një sferë që nganjëherë nuk bie në sy, apo nuk vlerësohet sa duhet, por mjaft i dëmtuar ka qënë dhe është sistemi i ujitje-kullimit. Nëse për ujitjen janë gjetur edhe forma individuale të kapërcimit të situatës (hapje e puseve, shfryyëzim të burimeve lokale, etj), sistemi i kullimit ka domosdoshmërinë që të funksionojë si një i tërë: si një sistem. Dhe e vërteta është që në shumë raste, sistemi i kanaleve: që nga presat e parcelave, kanalet e treta, të dyta, të para kulluese e deri tek kolektorët, janë të dëmtuara dhe me lidhje të ndërprera.
Tashmë është krejt e qartë që kullimi nënkupton largimin e ujërave të tepërta nga tokat bujqësore me sistem të ndërtuar dhe të mirëmbajtur.Mirëpo, për shkak të papërgjegjshmërisë në përdorimin e tokave: nga njëra anë dëmtimi nga ndërtimet e ndryshme (përfshi edhe ato publike), e nga ana tjetër, mos kujdesi ndaj sistëmit të kullimit, kanë sjellë në situatën kur kultivimi në tokat bujqësore, por edhe rendimenti dhe cilësia e produkteve që marrim, në një nivel të konsiderueshëm janë të kushtëzuara nga ky system. Kullimi mund të jetë edhe natyrore dhe artificiale. Një sistem kullimi mund të jetë me kanale të hapura, nëntokësore sistem drenazhimi, apo një kombinim i tyre dhe kryhet me qëllim të përmirësimit të kushteve të rritjes dhe zhvillimit të bimëve bujqësore të kultivuara (krahas krijimit të kushteve optimale për veprimtari të tjera jetësore në zonë).
Ndërkohë që sistemi i kullimit nuk është vetëm siguria e ndërtesës, por edhe shëndetin e të gjitha bimëve. Prandaj është e rëndësishme që duhet hartuar atë bazuar në llogaritje të sakta. Për më tepër, më e madhe sipërfaqja e tokës, aq më mirë sistemi i kullimit duhet të jetë, sepse përndryshe ajo do të jo vetëm që nuk japin rezultatet e pritura, por gjithashtu mund të plotësisht të prishin mënyrën e qarkullimit tëujërave në zonë të caktuar. Në kushtet aktuale, krahas punës individuale të fermerëve duhet që aktivitetet kryesore të parashikuara për t’u realizuar nga strukturat publike, duhet të drejtohen në: fuqizimin e strukturave menaxhuese në funksion të kullimit të tokave bujqësore; rritja e numrit të kilometrave të kanaleve kulluese të mirëmbajtur dhe të përmirësuar; rritje e sipërfaqes së kullimit tëpërmirësuar dhe të mirëmbajtur; përmirësim i nivelit të lidhjes së gjithëkanaleve, sipas rendit, duke kapërcyer pengesat e vendosura në këto sisteme.
Janë një sërë ligjesh që mbështesin, detyrojnë apo favorizojnë mbajtjen në funksion dhe rehabilitimin e sistemit të kanaleve kulluese. Në ligjin Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Neni 27, Funksionet e bashkive në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, pyjeve dhe kullotave publike, natyrës dhe biodiversitetit, parashikohet që “Bashkitëjanë përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve, pika1: Administrimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të transferuar në pronësi të tyre, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj”. Vendimi i Këshillit të Ministrave, Nr.1108, datë30.12.2015, “Transferimi, nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave te bashkitë, të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të personelit dhe të aseteve të luajtshme e të paluajtshme të bordeve rajonale të kullimit”, ka kaluar në administrim të Bashkive, shërbimet për kullimin dhe vaditjen, për kanalet dytësore dhe terciare që më përpara ishin në kompetencë të ish Bordit të Kullimit.
Por, pavarësisht këtyre ligjeve dhe vendimeve, situata e kullimit nëtokat bujqësore në vendin tonë, sidomos në zonën e Ultësirës Perëndimore, nuk është ajo që duhet, shumë toka përmbyten rregullisht gjatë sezonit të shirave, kryesisht për mos funksionim si duhet tësistemit të kullimit. Këtu është puna e institucioneve (tashmë kryesisht të bashkive dhe të strukturave të tyre), por kjo duhet të ndërthuret edhe me pnën dhe kërkesat e fermerëve, sipas zonave përkatëse.
Jashtë dhe pavarësisht kësaj, pra punës që bëjnë apo duhet të bëjnë strukturat publike, ka mjaft zona, ku situata e kullimit është shumë e varur nga vetë puna e fermerëve. Në këto kushte, është me rëndësi që vetë fermerët të bëjnë punën e tyre në lidhje me kullimin. Ndaj, thirrja në këtë rast është që fermerët të hapin dhe/ose të mirëmbajnë presat në parcelat e tyre, si dhe lidhjet e këtyre presave me kanalet (që i bie të jenë kanalet e treta kulluese). Është me rëndësi që vetë fermerët të pastrojnë ndonje “shembje” që mund të ketë ndodhut, si dhe zënien që mund të ketë ardhur nga bimësia e egër në skarpatat apo fundin (tabanin) e kanaleve kulluese. Ky është një shërbim që do të bëjë të mundur që të krijohen kushte sa më optimale për zhvillim e bimëve të kultivuara, si dhe do të kenë ndikim në marrjen e rendimenteve më të larta dhe të produkteve më cilësore.