Kosherja robotike që mund të shpëtojë kolonitë e bletëve nga zhdukja

Kosherja robotike që mund të shpëtojë kolonitë e bletëve nga zhdukja

Një kompani e re izraelite ka krijuar koshere robotike bletësh me synim minimizimin e rrezikut që hasin kolonitë e bletëve nga zhdukja e tyre.

Kosherja ka përafërsisht përmasat e një rimorkioje mallrash dhe mund të sistemojë brenda saj rreth 24 koloni bletësh. Kosherja është e pajisur me një krah robotik, i cili lëviz me rrëshqitje midis huajve. Ajo është e pajisur edhe me kamera kompjuterike, që mundësojnë pamjen  brenda kosheres.Mekanizmi robotik imiton lehtësisht çdo gjë që bën bletërritësi në praktikën e përditshme të bletërritjes, pra pa u lodhur dhe pa çfarëdo ankesë lodhjeje dhe pa qenë nevoja të largohet me pushime” – thotë drejtorja e kompanisë.

 

Siç dihet, ka pasur një rënie drastike të numrit të bletëve në mbarë botën në dekadat e fundit, kjo kryesisht për shkak të bujqësisë intensive, përdorimit të pesticideve, pranisë së dëmtuesve dhe ndryshimeve klimatike.

 

Kompanitë kanë zhvilluar teknologji të ndryshme në përpjekje për të ngadalësuar kolapsin masiv të kolonive, si vendosjen e sensorëve në kosheret tradicionale prej druri, ose ndjekjen e metodave të ndryshme me synim evitimin e zhdukjes së bletëve, apo pjalmimin artificial.

 

Në situatën më lart gumzhitja e bletëve brenda zgjoit mundësoi mbytjen e zhurmës së krijuar nga krahu robotik, i cili rezultoi më efikas se bletërritësi. 

 

Krahu robotik arriti të skanonte dhjetëra huaj bletësh që kishin deri në dy milionë bletë. Ky skanim mundësoi inspektimin e tyre për sëmundje të ndryshme, monitorim për praninë e pesticideve dhe raportimin ne kohë reale të çfarëdo rreziku me të cilat kërcënohet kolonia.

Kosherja e gjeneratës së re u krijua nga kompania izrealite Beewise, e cila thotë se ky lloj kujdesi i siguruar gjatë gjithë kohës është ajo çfarë nevojitet për të minimizuar rrezikun e zhdukjes së kolonive. Ky kujdes tregohet tek vjelja e mjaltit, aplikimi i barnave si dhe në bashkimin apo ndarjen e koshereve.

Beewise ka mbledhur fonde në vlerë 40 milionë dollarë nga investitorët privatë dhe ka krijuar mbi 100 sisteme të saj, të cilat janë në përdorim në Izrael dhe në SH.B.A..

Pershtati: Arjan Shumeli

Dep . Gjuhet e huaja

Burimi: World Economic Forum

 

Na Ndiqni në: