Konferencë Ndërkombëtare UNIVERSITETI I SË ARDHMES KRIJIMI I 4 ZYRAVE TË REJA TË TRANSFERIMIT TË TEKNOLOGJIVE NË UNIVERSITETET E TIRANËS, DURRËSIT, VLORËS DHE KORÇËS PËR PROMOVIMIN E INOVACIONIT DHE PUNËS SË TË RINJVE: PRONËSIA INTELEKTUALE, BASHKËPUNIMI KËRKIM SHKENCOR-NDËRMARRJE, SPIN-OFF-e DHE STARTUPS-e.

Tiranë, 1 dhjetor, ora 10:00

Salla ‘Lucë Agraja’, Universiteti Bujqësor iTiranës

Katër universitete shqiptare i janë bashkuar procesit të zhvillimit të Misionit të Tretë, krahas punës kërkimore dhe mësimdhënies, që do t’i çojnë drejt standardeve të Universiteteve Europiane, duke investuar në mbrojtjen dhe vlerësimin e rezultateve të punës kërkimore në universitete, në bashkëpunimin punë kërkimore-ndërmarrje dhe në krijimin e Start Ups dhe Spin-offs.

Universiteti Bujqësor i Tiranës, Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’ i Durrësit, Universiteti ‘Ismail Qemali’ i Vlorës dhe Universiteti ‘Fan S. Noli’ i Korçës, falë mbështetjes së CIHEAM Bari dhe Universitetit të Barit ‘Aldo Moro’, janë të përfshirë në një proces të rritjes së kapaciteteve për të inkurajuar qëndrimin në vend të të rinjve dhe mbajtjen në vend të talenteve. Hapat e para të këtij rrugëtimi janë hedhur tashmë përmes projektit Erasmus+ TTO4FOOD, ku përfshihen si partnerë edhe Universiteti i Teknologjisë (CUT) i Qipros dhe spin-off universitar Sinagri srl..

Qëllimi përfundimtar i këtij procesi ambicioz është krijimi i Zyrave të Transferimit të Teknologjive (TTO) në të katër universitetet shqiptare për të forcuar Misionin e Tretë të tyre (procesi i Bolonjës). Kjo përfshin në veçanti, zhvillimin e shërbimeve për krijimin e spin-off-eve dhe startup-eve, njohjen dhe shfrytëzimin e patentave, zhvillimin e kapaciteteve intelektuale dhe rregulloreve për mbrojtjen e pasurisë intelektuale dhe një bashkëpunim më të fortë mes universiteteve, institucioneve kërkimore dhe ndërmarrjeve private.

Ndërkohë që në Evropë, sidomos në Itali, vitet e fundit janë rritur investimet për Transferimin e Teknologjive, duke sjellë rritjen e numrit të patentave, licencave, spin-off-eve dhe startup-eve, në universitetet shqiptare nuk ka ende njësi të specializuara për këto aktivitete.

Për këto arësye Konferenca Ndërkombëtare ‘Universiteti i së Ardhmes’ ka për objektiv të nxisë bashkëpunimin dhe diskutimin e misionit të tretë të Universitetit për të inkurajuar inovacionin dhe ndryshime në universitetet shqiptare nëpërmjet krijimit të Zyrave për Transferimin e Teknologjive.

Takimi do të mbahet më 1 dhjetor në Tiranë (Salla ‘Lucë Agraja’, Universiteti Bujqësor i Tiranës, ora 10:00) me pjesëmarrjen e SH.S. Evis Kushi, Ministre e Arsimit dhe Sportit, SH.S. Frida Krifca, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, SH.T. Fabrizio Bucci, Ambasador i Italisë në Shqipëri, Biagio Di Terlizzi, Zv/Drejtor i CIHEAM Bari, Stefania Vizzaccaro, Drejtore AICS Tirana, Stefano Bronzini, Rektor i Universitetit të Barit ‘Aldo Moro’, Rektorët e 4 Universiteteve Shqiptare: Fatbardh Sallaku, Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Roland Zisi, Rektori i Universitetit ‘Ismail Qemali’ të Vlorës, Kseanela Sotirofski, Rektore e Universitetit ‘Aleksander Moisiu’ të Durrësit, Benita Stavre, zv/Rektore e Universitetit ‘Fan S. Noli’ të Korçës.

Konkluzionet do t’i bëjë Teodoro Miano, Zëvendës President i CIHEAM. Paraqitja dhe moderimi – Damiano Petruzzella i CIHEAM Bari.

CIHEAM BARI

Ufficio Stampa

Dott. Stefania Lapedota

Via Ceglie,9 – 70010 Valenzano(BA)ITALIA

Tel.: +39 080 4606271 Mobile: +39 320 7157864

[email protected]  –  www.iamb.it

Shto Koment

Na Ndiqni në: