PROGRAMI I LЁNDЁS
KOMUNIKIM PËR BURIMET NATYRORE DHE MEDIA
Moduli në KOMUNIKIM PËR BURIMET NATYRORE DHE MEDIA eshte ngritur me ndihmen e Zyres se Marrëdhënieve me Publikun se Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër tëProjektit “Zhvillimi i Edukimit për Median dhe Informacioninnë Universitetet Shqiptare”. Projekti Edukimi i mjedisor ikanaleve të komunikimit me publikun për informimin e publikut. Edukimi mjedisor dhe komunikimi i rriskut mjedisornë publik. Acronym: EduMjedis@publikom. Ky projekt kishteper qellim hartimin dhe zhvillimin e një moduli si me poshte “KOMUNIKIM PËR BURIMET NATYRORE DHE MEDIA”. Grupet që do të përfitojnë janë studentët Master Profesional pranë Departamentit të Mjedisit dhe BurimeveNatyrore. Ky program do të zhvillojë një strategjitransdisiplinore të të mësuarit përmes medias.
Titullari/pedagogu i lëndës: Ngarkesa: Kredite 4; Gjithësej 45 orë: Leksione 30 orë dhe Seminare 15 orë. Tipologjia e lëndës: C, Lëndë ndërdisiplinore/integruese. Viti Akademik/Semestri kur zhvillohet: Viti i dytë, semestri i tretë. Lloji i lëndës: Me zgjedhje. Programi i studimit: Master i Shkencave “Menaxhim i Burimeve Natyrore”. Kodi i lëndës: Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës: |
PËRMBLEDHJE DHE REZULTATET E TË NXËNIT Moduli fokusohet në koncepte të përgjithshme të komunikimit si mjet që shërben për të vënë në dukje aftësitë profesionale dhe për të përçuar informacionin tek publiku dhe grupet e interesit. Studentet do të aftësohen dhe do të fitojnë kopetenca të shkrimit dhe të të folurit, në mënyrë profesionale. Ata do të angazhohen në një rast studimor dhe do të prezantojnë në media/PowerPoint, duke komunikuar me gojë dhe shkrim, mesazhe me e-mail, njoftime, memorandume, letra, koncepte projektesh, dhe raporte. Studentët do të mësojnë se si të identifikojnë një çështje, të bëjnë hulumtime, të organizojnë gjetjet e hulumtimit dhe të paraqesin një argument. Studentët duhet të marin njohuri mbi: o Dinamikën e procesit të komunikimit dhe medias në funksion të Menaxhimit të Qendrueshëm të Burimeve Natyrore.
o Format dhe kanalet e komunikimit.
o Dallimin midis teorive të ndryshme të komunikimit.
o Vlerësimin e teknologjive të komunikimit.
o Rolin dhe metodat e këshillimit për burimet natyrore.
o Mjetet për komunikim me publikun.
o Komunikimi me mediat, etj.
Në fund të modulit studentët do të jenë të aftë për të kuptuar metodat/teknikat e komunikimitdhe përdorimin e tyre në procesin e menaxhimit të burimeve natyrore, si dhe për të kryershpërndarjen e informacionit dhe këshillimin në kushte të caktuara social-ekonomike dhemjedisore. |
KONCEPTET THEMELORE Studentët do të marrin njohuri për kanalet e komunikimit dhe do të aftësohen për pjesëmarrje aktive në procesin e komunikimit, duke zhvilluar dhe aftësitë komunikuese. Dallimi midis teorive të ndryshme të komunikimit, për të vlerësuar teknologjitë e komunikimit, si dhe konsiderata për politikat e zhvillimit në fushën e menaxhimit të njohurive. Zhvillimi i strategjisë së komunikimit (qendrueshmëria, kuptueshmëria dhe sistemi). Analiza SWOT për të ndihmuar në përgatitjen më të mirë të komunikimit. Njohja me metodat e këshillimit dhe informacionit dhe rëndësia e medias, të cilat përfshijnë të gjitha aktivitetet me një kontakt inter-personal sa herë që një ose më shumë persona janë të ekspozuar ndaj komunikueseve profesionistë. |
TEMAT E LËNDËS |
|
Tema I |
Hyrje në komunikim. – Komponentët e komunikimit.
– Menaxhimi i burimeve natyrore dhe komunikimi, vështrim i përgjithshëm.
|
Tema II |
Kompetencat profesionale në komunikim. – Rëndësia e ekspertit të komunikimit si pjesë e ekipit të përpilimit të projektit të menaxhimit të burimeve natyrore.
– Komunikimi Strategjik.
|
Tema III |
Komunikimi si një proces dinamik për menaxhimin e burimeve natyrore. – Procesi i komunikimit dhe elementët e komunikimit.
– Format e komunikimit, me gojë dhe me shkrim
|
Tema IV |
Ndryshimet dhe komunikimi. – Klasifikimet e ndryshimit.
– Risitë në menaxhimin e burimeve natyrore.
|
Tema V |
Komunikimi i brendshëm në organizatë. – Sistemi i menaxhimit të njohurive dhe informacionit për menaxhimin e burimeve natyrore.
– Funksionimi i komunikimit brenda organizatës ose projektit.
|
Tema VI |
Praktikimi i formave të komunikimit. – Zbatimi i teknikave të ndryshme të komunikimit në situata të ndryshme të menaxhimit të burimeve natyrore.
– Komunikimi në median e shkruar dhe elektronike.
|
Tema VII |
Komunikimi nëpërmjet medias dixhitale. – Komunikimi me publikun, media dixhitale, interneti dhe grupet e interesit.
|
Tema VIII |
Monitorimi dhe standardet e komunikimit. – Monitorimi dhe vlerësimi i procesit të komunikimit referuar standardeve të etikës.
– Vlerësimi nëpërmjet perceptimit të publikut dhe grupeve të interesit.
|
Tema IX |
Roli i medias në menaxhimin e burimeve natyrore. – Rast studimor dhe prezantime individuale ose në grup.
|
Tema X |
Ndryshimet midis formave të ndryshme të komunikimit. – Përzgjedhja e formës së komunikimit në funksion të kontekstit të situatës
– Krahasimi i efektivitetit të komunikimit nëpërmjet demostrimit
|
Tema XI |
Komunikimi në funksion të menaxhimit të burimeve natyrore. – Komunikimi dhe marrëdhëniet midis kulturës dhe kontekstit të situatës.
– Zhvillimi i metodave efektive për menaxhimin e burimeve natyrore.
|
Tema XII |
Komunikimi në funksion të menaxhimit të burimeve natyrore. – Aftësia për të kuptuar lidhjen midis ndryshimit të sjelljes individuale dhe pengesave strukturore/sociale dhe ndikimet mbi menaxhimin e burimeve natyrore.
|
Tema XIII |
Komunikimi në funksion të menaxhimit të burimeve natyrore. – Vendosja e përparësive sipas mësimeve ose përvojave të mëparshme.
– Ndikimi i komunikimit në interes të burimeve natyrore.
|
Tema XIV |
Komunikimi në funksion të menaxhimit të burimeve natyrore. – Përdorimi i metodave të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në menaxhimin e burimeve natyrore.
|
Tema XV |
Komunikimi në funksion të menaxhimit të burimeve natyrore. – Sistemi i njohurive dhe inovacionit për menaxhimin e burimeve natyrore.
|
FORMA E KONTROLLIT TË DIJEVE • Seminare 10 %
• Detyra kontrolli/Test ndërmjetës 10 %
• Projekt Kurs 20 %
• Provim përfundimtar me shkrim 60 %
|
LITERATURA a. Literatura bazë e detyrueshme:
Cikël leksionesh “Komunikim për Burimet Natyrore dhe Media”. b. Literatura e rekomanduar:
• EcoAlbania (2018): Menaxhimi i Informacionit Mjedisor në Shqipëri.
• FAO (2003): Communication and Natural Resource Management.
• FAO (2014). Communication for Rural Development. Guidelines for planning and project formulation. ISBN 978-92-5-108645-2.
• Griffin, E (2008): A First Look at Communication Theory, New York: McGraw-Hill
• ILO 82020): Komunikimi bindës.
• http://ilo.org/wcmsp5/groups/public/—europe/—ro-geneva/—sro-budapest/ documents/ publication/ wcms_437242.pdf
• Röling, N., (2004). Communication for Development in Research, Extension and Education. Paper presented at the 9th UN Roundtable on Communication for Development 6 – 9 September 2004, Rome, Italy. p 1-24.
|
VËREJTJE PËRFUNDIMTARE NGA PEDAGOGU I LËNDËS: |
Ky studim është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Edukimit për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë botim janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.