ValeriaLu - www.pixabay.com

Farat chia dhe përfitimet shëndetësore të tyre

Farat chia (kia) konsiderohen si një ndër ushqimet më të shëndetshme, të njohura dhe të përdorura ndër shekuj për benefitet e tyre të mrekullueshme. Farat chia janë të pasura me acide yndyrore omega-3, proteina, fibra, dhe gjithashtu përmbajnë një sasi të konsiderueshme të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve.

Farat e chias (kias) kanë një tregues glicemik të ulët prandaj këshillohen për diabetikët. Ato mund të përmirësojnë shëndetin e tretjes, nivelet e gjakut të omega-3 të shëndetshme në zemër, ulin kolesterolin e keq dhe tregliceridet në gjak, rrisin kolesterolin e mirë, luftojnë infeksionet, janë ndërtuesit kryesorë të membranës qelizore, sidomos për qelizat nervore dhe ulin faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës.
Farat chia përmbajnë 7 herë më shumë vitaminë C se portokalli, 5 herë më shumë kalcium se qumështi, 3 herë më shumë hekur se spinaqi, 2 herë më shumë potasium se banania dhe 15 herë më shumë magnez se brokoli.

Duke patur një sasi të madhe vitaminash dhe kripërash minerale, farat chia janë një integrator ushqimor natyral. Ato gjithashtu përmbajnë një sasi të lartë zinku, vitaminë B3 (niacin), kalium, vitaminë B1 (tiaminë) dhe vitaminë B2.

Ato janë një burim i shkëlqyer i proteinave. Sipas peshës, janë rreth 14% proteina, e cila është shumë e lartë në krahasim me shumicën e bimëve.
Për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave të tretshme, farat chia mund të absorbojnë deri në 10 -12 herë peshën e tyre në ujë, duke u bërë si xhel dhe duke u zgjeruar në stomak. Mjekët sugjerojnë se farat chia duhen konsumuar në çdo moment të ditës në shumëllojshmërinë e gatimeve. Ato mund të kombinohen me kos, qumësht, sallatë, drithëra, ëmbëlsira etj, por pa e tepruar dozën e përdorimit. Doza e rekomanduar është maksimumi 2 lugë në ditë.

 

Na Ndiqni në: