Emetimet e gazeve me efekt serrë janë duke u rritur më shpejt sesa përpara pandemisë

Emetimet e gazeve me efekt serrë janë duke u rritur më shpejt sesa

përpara pandemisë

Pavarësisht marrëveshjeve për një rimëkëmbje të gjelbër, emetimet globale të gazeve me efekt serrë
vazhduan të rriten ndërsa bota doli nga bllokimet e koronavirusit.

Figura 1 : Emetimet e gazeve me efekt serrë janë ende në rritje (Burimi: Weiquan Lin/Getty Images)
Pas kësaj periudhe, shumë vende premtuan të rindërtonin ekonomitë e tyre në një mënyrë miqësore me
klimën, mes shpresave që përpjekjet e rimëkëmbjes mund të përshpejtojnë udhëtimin global drejt
emetimeve zero të karbonit. Në realitet ka ndodhur e kundërta.
Emetimet në vitin 2023 u rritën me 1.3 për qind, që korrespondojnë me 57.1 gigaton dioksidit karboni
ekuivalent. Në fakt, emetimet globale të gazeve me efekt serrë tani janë pak më poshtë pikut prej 59.1
gigatonësh të regjistruar në vitin 2019.
Sipas një raporti nga Programi Global i Mjedisit i Kombeve të Bashkuara (UNEP), të gjitha burimet e
emetimeve të gazeve me efekt serrë, me përjashtim të përdorimit të tokës, janë në rritje, pasi
ekonomitë vazhduan të rimëkëmbeshin nga Covid-19. Emetimet nga transporti rrugor, rrjedhjet nga
infrastruktura e naftës dhe gazit (tubacionet) dhe shkarkimet industriale, të gjitha u rritën me shpejtësi
në vitin 2023, tha UNEP. Ndërsa emetimet nga sektori i aviacionit u rritën me 19.5 për qind.

Inger Anderson nga UNEP, tha në një deklaratë se, rritja e emetimeve do të thotë se mundësia e botës
për të shmangur ndryshimet katastrofike të klimës po zvogëlohet. “Koha e krizës klimatike është këtu,”
tha ajo. “I bëj thirrje çdo kombi: jo më ajër të nxehtë, ju lutem.”
Që nga viti 2015, kombet kanë premtuar kolektivisht të kufizojnë ngrohjen globale nën 1.5°C mbi nivelet
para-industriale, por objektivat aktuale kombëtare nuk i afrohen arritjes së këtij qëllimi. Duke marrë
parasysh premtimet aktuale të vendeve, bota është e prirur për ngrohje ndërmjet 2.6°C dhe 2.8°C, një
situatë që ka mbetur thelbësisht e pandryshuar që nga viti 2022.
Vendet pritet të paraqesin plane të reja kombëtare për klimën deri në muajin shkurt, përpara
konferencës së klimës COP30, e cila do të zhvillohet në Brazil në muajin nëntor. Planet duhet të
detajojnë se si vendet do të reduktojnë emetimet e tyre nga tani deri në vitin 2035.
Anderson tha se është jetike që vendet të vijnë në tryezë me plane më të guximshme për të ofruar
reduktime të emetimeve, të cilat duhet të fillojnë menjëherë. Objektivi nën 1.5°C është ende teknikisht i
realizueshëm, shtoi ajo, por gjithnjë e më shumë nuk ka gjasa të realizohet. “Edhe nëse bota tejkalon
1.5°C – dhe shanset që kjo të ndodhë po rriten çdo ditë – ne duhet të vazhdojmë të përpiqemi për një
botë të qëndrueshme, të begatë dhe me zero emetime të gazeve me efekt serrë,” tha Anderson.

Burimi: https://www.newscientist.com/article/2453198-carbon-emissions-are-now-growing-faster-than-
before-the-pandemic/?utm_source=onesignal&utm_medium=push&utm_campaign=2024-10-24-
Carbon-emission

Adri Erebara
Departamenti i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore

Na Ndiqni në: