Couleur - www.pixabay.com

Ç’duhet të dimë për qitron

Konsumimi i një qitroje të kuqe në ditë për një muaj kohë,  mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit LDL “të keq” me 20%, sipas një studimi të botuar në revistën e Kimisë Bujqësore dhe Ushqimore, për shkak të përbërjeve bioaktive të quajtura liminoide dhe likopen që gjenden në tulin e këtij fruti.

Qitro gjithashtu përmban pektinë të tretshme në fibra, e cila kontribuon në uljen e LDL. Por e rëndësishmë për të ditur është se efektet e qitros janë mjaft të forta, në veçanti, përbërjet në këtë frut mund të rrisin nivelet qarkulluese të disa ilaçeve me recetë, përfshirë këtu statinat.

Për këtë arsye, rreziku i toksicitetit të muskujve që shoqërohet me statina mund të rritet kur konsumohet qitro.
Prandaj, është mirë të konsultoheni me mjekun tuaj mbi mundësitë e kalimit nga statinat në konsuminin e qitros.

Na Ndiqni në: