Një nga problemet më të mëdha sot në planet janë ndryshimetklimatike. Kjo për faktin e impakteve të mëdha negative qëshkaktojnë në të gjithë ekosistemet në nivel botëror dhe nëaktivitetet ekonomike të njeriut. Në origjinën e tyre ato lidhenme modifikime të sistemit klimatik në nivel global, të cilat janërrjedhojë e modifikimit të një fenomeni natyror në atmosferë icili është quajtur “efekti serrë” i atmosferës.
Ky fenomen, sikurse e kemi trajtuar edhe më parë në shkrime tëtjera, krijohet nën efektin e avujve të ujit në atmosferë dhe njësërë gazesh që gjenden natyralisht në atmosferë si CO2, CH4, NOx, etj. Modifikimi i këtij fenomeni vjen si pasojë e rritjes sëpërqëndrimit të këtyre gazeve në atmosferë nga aktivitetetekonomike të njeriut. Ndërmjet sektorëve ekonomikë, bujqësiaështë një nga sektorët që kontribuon në mënyrë sinjifikative nëlëshimet e gazeve me efekt serrë në atmosferë. Kjo për faktin e praktikave bujqësore që përdor si dhe të inputeve të sintezëskimike që futen në bujqësi.
Reduktimi i lëshimeve nga bujqësia kërkon përshtatjen e praktikve bujqësore të qëndrueshme. Bujqësia, nëse nukpraktikohet në mënyrë të qëndrueshme, mund të ndikojë nëmjedis, të prodhojë gaze serrë dhe të kontribuojë në ndryshimetklimatike.
Sot kërkohet që në territor të zbatohen sistemet e bujqësisë sëqëndrueshme, zbatimi i të cilës rrit reziliencën (elasticitetin) ndaj ndryshimeve klimatike, mbron biodiversitetin dhe përdornë mënyrë të qëndrueshme burimet natyrore.
Metodat e bujqësisë së qëndrueshme janë të ndryshme, ndërmjettë tjerave ato përfshijnë edhe bujqësinë konservative.
Bujqësia konservative (Conservative Agriculture, CA) është njësistem prodhimi e cila përfaqëson një qasje të qëndrueshme ndajprodhimit bujqësor që synon të ruajë mjedisin, tokën, ujin, ajrindhe biodiversitetin. Ajo synon të mimimizojë praktikat e menaxhimit të tokës, duke ruajtur karakteristikat e saj dhebiodiversitetin e tokës, të mbrojë tokën nga erozioni dhedegradimi; të përmirësojë cilësinë e tokës dhe të kontribuojë nëruajtjen e burimeve natyrore, të ujit dhe ajrit, të reduktojëlëshimin e gazeve me efekt serrë, duke optimizuar njëkohësishtdhe prodhimin.
Sipas FAO-s bujqësia konservative është “…një sistem bujqësorqë promovon mbajtjen e një mbulese të përhershme të tokës, shqetësimin minimal të tokës dhe diversifikimin e specievebimore. Ajo rrit biodiversitetin dhe proceset biologjike natyrorembi dhe nën sipërfaqen e tokës, të cilat kontribuojnë në rritjen e efikasitetit të përdorimit të ujit dhe lëndëve ushqyese dhe nëpërmirësimin dhe prodhimin e qëndrueshëm të të korrave”.
Bujqësia Konservative në raportin special të IPCC “Ndryshimetklimatike dhe Toka” (2019), përfshihet ndërmjet opsioneve tëpërshtatjes në rritje për të adresuar rreziqet klimatike.
Praktikat agronomike që ajo përdor, duke integruar praktikat e mira bujqësore si përdorimi i farave cilësore, menaxhimi iintegruar i dëmtuesve, i lëndëve ushqyese, i ujit; integrimi ikulturave bimore dhe blegtorisë në peizazhet bujqësore, bëjnë tëmundur që ky sistem bujqësor ti përgjigjet sfidave në rritje tëndryshimeve klimatike.
Bujqësia konservative bazohet në tre parime themelore që lidhenme: a) shqetësimin minimal të tokës; b) ruajtjen e mbulesës sëpërhershme të tokës; c) diversifikimin e kulturave dheqarkullimet bujqësore.
Tre parimet kryesore të bujqësisë konservative ndihmojnë nëmbrojtjen e mjedisit dhe në reduktimin e ndikimeve tëndryshimeve klimatike në sistemet bujqësore nëpërmjet masavepërshtatëse si dhe reduktimin e lëshimeve të gazeve serrë ngabujqësia, kontributin nëpërmjet zbatimit të praktikave bujqësoretë zgjuara (smart) dhe menaxhimit të qëndrueshëm të tokës.
Mbjellja e drejtpërdrejtë. Mbjellja e drejtpërdrejtë nënkuptonmbjelljen e kulturave pa përgatitje të tokës (shtratit të farës) dheme shqetësim minimal të tokës që nga vjelja e kulturës së mëparshme, pra pa punim, me zero punim ose me mbjelljedirekte, etj. Kështu, nëpërmjet hapjes së tokës me anë të njëripuntatori mund të vendosen direkt në tokë farat e misrit, fasuleve, gruri, elbit, tërshërës, etj. Vija e hapur ku janëvendosur farat, në se shikohet që nuk janë muluar mirë, zbatohetmulçirimi i tokës me material organik. Përpara mbjelljespastrohen mbetjet e kulturës së mëparshme dhe barërat e egra tëcilat mund të përdoren si material mulçirues.
Parimi bazë i bujqësisë konservative “shqetësimin minimal itokës”, mund të zbatohet në të gjitha peizazhet bujqësore, duke përshtatur praktikat e përdorimit të tokës në nivele lokale.
Zbatimi i këtij parimi redukton në maksimum shqetësimet e mjedisit tokësor, redukton përdorimet e inputeve të jashtme tësintezës kimike, përdor inpute organike të cilat nuk dëmtojnëproceset biologjike në sistemin bujqësor, ruan dhe rrit lëndënorganike dhe pjellorinë e tokës, përmirëson cilësitë e tokës, rritstabilitetin e tokës dhe mbron tokën nga erozioni, rregulloninfiltrimin e ujit, përmirëson cilësitë e tokës, zvogëlon konsumine energjisë nga makineritë bujqësore, përmirëson kullimin e tokës, rrit disponibilitetin e ushqimit për përbërës të tjerë të sistemit bujqësor, rrit kapacitetin e tokës për sekuestrimin e karbonit.
Në këtë mënyrë shqetësimi minimal i tokës zvogëlonndjeshmërinë dhe prekshmërinë e sistemit bujqësor ngandryshimet e klimës; rrit aftësinë përshtatëse të sistemit ndajndryshimit të klimës dhe kontribuon në zbutjen ndajndryshimeve klimatike, e cila lidhet me reduktimin e gazeveserrë nga bujqësia.
Praktika pa punim të tokës kombinohet me mbulesën e përhershme të tokës, qarkullimin e kulturave bujqësore dhebashkëshoqërimet bimore duke rritur qëndrueshmërinë e sistemitbujqësor.
Një tjetër parim i bujqësisë konservative është mbajtja e tokësme një mbulesë të përhershme. Kulturat mbuluese përmirësojnëqëndrueshmërinë e sistemit të bujqësisë konservative.
Parimi i ruajtjes së mbulesës së përhershme të tokës sjell shumëpërparësi në sistem pasi kursen ujin e ujitjes, rrit gradualishtlëndën organike të tokës, redukton barërat e egra, rrit infiltrimine ujit në tokë, mban lagështinë e tokës dhe ndihmon nëparandalimin e erozionit të tokës.
Mbulesa e përhershme e tokës me mbetje bimore ndihmon nëpërshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike duke reduktuarerozionin e tokës dhe degradimin i cili mund të përkeqësohetnga ndikimi i ngjarjeve ekstreme të motit (p.sh. reshjet ekstreme, thatësirat e zgjatura, etj.).
Në këtë mënyrë ajo i përgjigjet dhe kushteve ekstreme të motitshkaktuar nga ndryshimet klimatike.
Sistemi i bujqësisë konservative mund të parandalojë humbjet e tokës së punueshme nga erozioni si dhe të rigjenerojë tokat e degraduara.
Ajo ndikon, gjithashtu, në ruajtjen e lagështisë së tokës, shmangien e ngjeshjes së tokës, rritjen e biodiversitetit nëagroekosistem si dhe përmirëson qëndrueshmërinë e sistemitbujqësor.
Promovimi i parimit të diversifikimit të kulturave bujqësore, nëbujqësinë konservative, bën të mundur rritjen e biodiversitetitdhe ruajtjen e proceseve biologjike natyrore mbi dhe nënsipërfaqen e tokës, të cilat kontribuojnë në rritjen e efikasitetit tëpërdorimit të lëndëve ushqyese dhe ujit si dhe në përmirësimindhe qëndrueshmërinë e prodhimit.
Diversifikimi i kulturave bujqësore është praktika e kultivimittë më shumë se një specie në një sistem bujqësor, i cilirealizohet nëërmjet qarkullimit të bimëve dhebashkëshoqërimeve bimore. Diversifikimi i specieve tëkultivuara në sistemin e bujqësisë konservative përmirësonpjellorinë dhe strukturën e tokës, rrit kapacitetin e mbajtjes sëujit të tokës dhe shpërndarjen e ujit dhe lëndëve ushqyesepërmes profilit të tokës, ndihmon në parandalimin e dëmtuesvedhe duke rritur stabilitetin e prodhimit dhe duke rritur, në këtëmënyrë, aftësinë përshtatëse të sistemeve bujqësore ndajndryshimeve klimatike.
Kjo për faktin se sistemet e diversifikuara janë më tëqëndrueshme dhe më reziliente se sistemet monokulturë.
Diversifikimi i kulturave bujqësore në sistem rrit shërbimetekologjike të agroekosistemit dhe kontribuon në reduktimin e lëshimit të gazeve serrë nga bujqësia.
Të tre parimet dhe masat përkatëse të bujqësisë konservativejanë të zbatueshme në të gjitha sistemet e kulturave bujqësore, por duhet të përshtaten me kërkesat specifike të kulturave dhekushtet lokale të çdo rajoni bujqësor.
Sigurisht konvertimi i sistemeve bujqësore në bujqësikonservative nuk është një process i lehtë, por një sfidë e fermerëve përballë ndryshimeve klimatike. Megjithatë, mbështetja nga inovacionet, kërkimet në bujqësi dheteknologjitë e reja po i ndihmojnë fermerët të kapërcejnë këtosfida dhe ta lehtësojnë procesin e konvertimit drejt sistemeve tëbujqësisë konservative.
Sa ndryshon bujqësia konservative (Conservative Agriculture, CA) nga bujqësia e zgjuar ndaj klimës (Climate Smart Agriculture,CSA)?
Këto dy tipe të bujqësisë kanë shumë ngjashmëri por qëllimet e tyre janë të ndryshme. Bujqësia konservative synon tëintensifikojë në mënyrë të qëndrueshme sistemet e voglabujqësore dhe të ketë një efekt pozitiv në mjedis duke u bzuarmbi proceset natyrore. Ndihmon fermerët të përshtaten dhe tëminimizojnë rreziqet klimatike.
Ndërsa bujqësia e zgjuar ndaj klimës synon të përshtatet dhe tëzbusë efektet e ndryshimeve klimatike duke sekuestruarkarbonin në tokë dhe reduktuar emetimet e gazeve serrë; duke rritur produktivitetin dhe përfitimin e sistemeve bujqësore për tësiguruar jetesën e fermerëve dhe sigurinë ushqimore në kushtet e një klime në ndryshim. Në këtë kontekst, sistemet konservativetë bujqësisë mund të konsiderohen të zgjuara për klimën, pasiato përmbushin objektivat e bujqësisë së zgjuar ndaj klimës.
Pra, mund të themi që bujqësia konservative është një ngakomponentët e bujqësisë së zgjuar ndaj klimës.
Model tjetër i bujqësisë është dhe bujqësia organike (Organic Agriculture, OA) e, cila ashtu si bujqësia conservative, ruajnënjë ekuilibër midis bujqësisë dhe burimeve natyrore që përdorin, zbatojnë qarkullimet bujqësore të cilat rrisin diversitetin e sistemit bujqësor dhe mbrojnë lëndën organike të tokës. Megjithtë, ka një ndryshim ndërmjet bujqësisë organike dhebujqësisë conservative, pasi e para zbaton punime minimale tëtokës, ndërsa e dyta nuk e punon tokën pasi mbështet mbiparimet natyrore në sistem. Në bujqësinë organike zbatohenmasa të ndryshme për të kontrolluar barërat e egra në sistem, ndërsa në bujqësinë konservative ato lejohen dhe toka nukpunohet.
Zbatimi i bujqësisë konservative dhe tre parimeve themelore tësaj, bëjnë të mundur që ky sistem bujqësor ti përgjigjet më mirëse çdo sistem tjetër sfidave në rritje të ndryshimeve klimatikedhe ai duhet konsideruar si një nga obsionet më të mira tëpërshtatjes në bujqësi për të adresuar rreziqet që i vijnë ngandryshimet klimatike.
Prof.Dr. Albert Kopali
Departamenti i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore