Photo: EKM-Mittelsachsen - www.pixabay.com

Bruksel – Hyn në fuqi ligji që ndalon përdorimin e produkteve plastike njëpërdorimshe

Në Bashkimin Europian (BE) ka hyrë në fuqi ligji që ndalon përdorimin e produkteve njëpërdorimëshe të tilla si pjata, gota plastike etj. Komisioni Europian njofton se që nga 3 korriku në tregun e BE-së nuk do të mund të hyjnë produktet plastike të tilla si pjata, pirunë, thika, gota, pastrues për veshët dhe pipeta të cilat përdoren dhe hidhen.

Në këtë kuadër, përfshihen edhe kutitë e ushqimeve dhe pijeve të prodhuara nga polistireni. Me ligjin e ri synohet pakësimi i përdorimit të produkteve plastike me një përdorim të vetëm që kanë alternativë. Sipas KE-së, 80% e ndotjeve në detet e botës e përbëjnë produktet plastike. Mbetjet plastike krahas krijesave të detit mund të infektojnë edhe ushqimet që përdorin njerëzit. BE-ja synon që produktet plastike të jenë të ripërdorshme dhe të riciklueshme.

Burimi: lajme.rtsh.al

Na Ndiqni në: