Në formën e një tryeze të rrumbullakët u ideua sesioni me temë “ Situata e BMA-ve në Shqipëri-trendi dhe sfidat për të ardhmen’’, në kuadër të Konferencës Ndërkomëbtare për Bujqësinë dhe Shkencat e Jetës, ICOALS 3, organizuar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës. Me inisiativë dhe moderim të zv/rektorit për Marrëdhëniet me Publikun dhe Institucionet (UBT), Prof. Alban Ibraliu dhe mbështetje te GIZ (SRD), tryeza mblodhi në një diskutim disaorësh përfaqësuesit e kompanive më të mëdha shqiptare që eksportojnë produket e BMA, ekspertë të GIZ, përfaqësues të Ministrisë sëë Bujqësisë dhe Mjedisit, AZHBR-së, , përfaqësues të donatorëve dhe organizatave ndërkombëtare që mbështesin sektorin e BMA, specialistë nga sektori privat e nga kompani të kontrollit të cilësisë, profesorë e sipërmarrës të ndryshëm, etj.
Në këtë semaniar u prezantua në mënyrë të detajuar situata aktuale e Bimëve Mjekësore Aromatike (BMA) në Shqipëri, si një nga aktorët e rëndësishëm në tregun e BMA-ve në Europë e më gjerë. U diskutua në lidhje me sfidat dhe mbështetja për kultivimin e BMA dhe procesin e certifikimit organik, prezantimin e modeleve të reja të mekanizmit për BMA-të; testimin e varieteteve të reja të BMA-ve si dhe inputeve të tjera, vecanërisht ato organike; prezantimin e modeleve të shërbimit të ekstensionit të udhëhequra nga biznesi; prezantimin e kontratave të fermerit si dhe përmirësimin e kapaciteteve të bashkive për menaxhimin e tokës për kultivimin e BMA-ve. U evidentuan një sërë problematikash që lidhen me BMA në vendin tonë, vecanërisht për sipërfaqet e kultivuara me BMA dhe gjithashtu sfidat për sektorin në lidhje me pjesëmarrjen në panaire ndërkombëtare, trainime , etj.
Në prezantimin e tij zv/rektori i UBT-së për Marrëdheniet me Publikun dhe Institucionet, prof Ibraliu ofroi mundësinë e bashkëpunimit të bizneseve me UBT-në dhe foli për rolin e UBT në ofrimin e zgjidhjes për problemtet që ka sot ky sektor. Përballë sfidave që ofron tregu i BMA, Universiteti Bujqësor i Tiranes po ndërton një strategji të qartë për Zhvillimin e Qëndrueshëm të këtij sektori kaq të rëndësishëm të bujqesisë shqiptare. UBT ofron të gjitha kapacitetet njerëzore, ato të infrastrukturës shkencore, laboratorike dhe potencialet e Fermës Eksperimentale Ddidaktike në Valias për të përmirësuar këtë sistem të prodhimit të BMA-ve në vend.
Më tej doli në pah fakti që UBT mbështet prodhuesit e MAP-s dhe mund të shërbejë si një urë lidhëse ndërmjet bizneseve dhe qeverisë shqiptare apo donatorëve të tjerë. Këtë e mbështeti edhe përfaqësuesi i GIZ Albania në këtë takim, Klodian Rama, i cili tha se edhe GIZ është gati të ofrojë ndihmën e tij për atë çfarë mund të realizohet e të bashkëpunohet mes palëve.
Sesionin e përshëndeti me praninë e tij edhe Rektori i UBT-së, Prof. Fatbardh Sallaku i cili falenderoi të gjithë pjesëmarrësit për prezencën e tyre por edhe organizatorët për ideimin e kësaj tryeze rrumbullake ku nuk munguan edhe debatet konstruktive. Ai tha se UBT është universiteti më i mirë për ekspertizën e MAP-seve dhe këtë mundësi ua ofroi për ta shfrytëzuar edhe palëve të interesuara. Gjithashtu ai garantoi se dera e UBT do të jetë gjithmonë e hapur për këdo që kërkon ekspertizën dhe kontributin e universitetit. Rektori nuk la pa përmendur edhe faktin se së shpejti do të jetë gati edhe një laborator i certifikuar për analizën e vajrave esencialë tek bimët mjekësore dhe jo vetëm. Secili prej të interesuarve- tha ai- ka në dispozicion edhe laboratorin e certifikuar në UBT për analizat e tokës, ashtu sikundër mund të përdorin edhe ambientet e fushës eksperimentale në Valias etj.
Me interes u ndoq në këtë sesion edhe prezantimi i Dr.Matthias Lorenz, eskpert i GIZ, i cili u ndal në pritshmëritë në terma të cilësisë, sigurisë, efikasitetit dhe qëndrueshmërisë nga Industria Farmaceutike Europiane në furnizimin me lëndët e para të bimëve mjekësore.
Pas prezantimeve, sesioni vijoi me diskutime të hapura nga përfaqësuesit e kompanive të BMA-ve për disa tema të tilla si: problematikat dhe sfidat e grumbullimit të bimëve të egra në zonat malore; mundësia e kultivimit të BMA-ve të egra me interes të vecantë; problemet me mbjelljen dhe pasvjeljen; protokollet organike etj. Të pranishmit sugjeruan një sërë idesh për të përmirësurar bashkëpunimin mes palëve si dhe për të patur bashkrendim të të gjithë aktorëve në mënyrë që ky proces i prodhimit të BMA-ve, tregu i tyre dhe përfitimet e kësaj ‘’industrie’’ të jenë sa më funksionale, më të mirëorganizuara dhe në dobi të të gjithë palëve.