Ka nisur punimet dita e dytë e konferencës së tretë ndërkombëtare ICOALS 3 në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Kjo konferencë shkencore është planifikuar të zhvillohet në disa sesione paralele gjatë ditës për t’u dhënë mundësi ekspertëve e specialistëve nga sektorë të ndryshëm të bujqësisë, shqiptarë dhe të huaj që të diskutojnë e të trajtojnë një sërë problematikash me të cilat përballet sektori në vend e më gjerë. Disa nga sesionet e parashikuara për sot lidhen me tema të tilla si: Roli i mbështetjes gjermane për UBT dhe bujqësinë shqiptare në tërësi; shkencat bujqësore dhe teknologjitë e prodhimit; politikat e zhvillimit rural dhe strategjitë e menaxhimit të agrobiznesit; shkencat e mjedisit dhe menaxhimi i burimeve të qëndrueshme natyrore të burimeve pyjore; shkencat mjekësore dhe mirëqënia e kafshëve, siguria ushqimore dhe shëndeti publik etj. Ashtu si edhe në sesionet e ditës së parë të Konferencës Ndërkombëtare të Bujqësisë dhe Shkencat e Jetës, ICOALS 3, të ftuar janë pedagoge/ë nga UBT, nga universitete të huaja europiane dhe jo vetëm, specialistë të fushave të ndryshme e sipërmarrës nga sektori privat etj.
Artikuj të ngjashëm
Krocierat (Cruises, Crociere), Produkti Turistik me Rëndësi Strategjike për Shqipërinë dhe në Tregun Botëror Turistik
Konsumi dhe prodhimi i produkteve turistike në mbarë botën kanë pësuar gjithnjë e më shumë rritje, jo vetëm në shumllojshmërinë e tyre por sigurisht edhe në efektet që jep në ekonomitë lokale. Ky zhvillim...
May 8, 2023
98 Shikime
Sfidat e arsimit të mesëm profesional në Shqipëri; perspektiva e bujqësisë
Dhënia përparësi zhvillimit të sistemit arsimor është e rëndësishme sepse mendohet të jetë vendimtar për rrugën e zhvillimit në përgjithësi, dhe konkretisht për ekonominë e vendeve. Vendet e zhvilluara dhe ato në...
April 23, 2023
168 Shikime
KËRKIMI SHKENCOR DHE KËSHILLIMI BUJQËSOR SHQIPTAR NDËR VITE
KËRKIMI SHKENCOR DHE KËSHILLIMI BUJQËSOR SHQIPTAR NDËR VITE Falenderoj për mbështetjen e këtij botimi: Eco Green Albania dhe Syngenta Hellas Autore Tatjana DISHNICA Konsulentë shkencorë: Prof.Assoc.Dr. Drini Imami Prof...
April 20, 2023
129 Shikime
Shto Koment