Shqipëria karakterizohet nga një diversitet i lartë biologjik si të formave të egra ashtu dhe
ato të kultivuara. Megjithëse territori i vendit është i vogël, më pak se 0.3% të sipërfaqes
së kontinentit europian, ai është streh për rreth 30 % të të gjitha specieve të njohura
bimore, përfshirë këtu edhe shumë specie endemike. Sipas studimeve mbi florën,
rezulton se në territorin e Shqipërisë ekzistojnë rreth 3651 specie të bimëve; duke shtuar
edhe 907 subspecie, numri arrin në rreth 4560 taksone (Vangjeli, 2021).
Rajonet bregdetare dhe ato të largëta malore, që arrihen me vështirësi, janë nga më të
pasurat. Në ato mjedise ka një larmi të madhe të specieve bimore, të afërm të egër të
kulturave bujqësore, por edhe varietete lokale, kjo edhe për shkak të pozicionit gjeografik
dhe dekadave të izolimit ekonomik. Megjithatë, gjatë tre dekadave të fundit, ka pasur një
rënie progresive në numrin e specieve dhe varieteteve të egra dhe varieteteve lokale të
bimëve të kultivuara. Me ndryshimet politike të vendit, u rrit humbja e biodiversitetit
natyral, veçanërisht atij bujqësor (agrobiodiversitetit).
Është evidente që bujqësia komerciale përdor më pak llojet dhe varietetet lokale. Tek ne
kultivarët lokal po zhduken me shpejtësi edhe për shkak të eksodit të popullsisë rurale
(emigracioni i jashtëm, por veçanërisht ai i brendshëm ku shumë familje janë larguar e po
largohen nga zonat rurale, ku kanë mbetur kryesisht mosha e tretë); distancës së largët
nga tregjet; infrastrukturës së dobët rrugore si dhe mungesës së kontrollit të tregtisë së
farave. Bashkë me zhdukjen e kultivarëve lokal, vërehet dukshëm humbje e njohurive
dhe praktikave të përdorimit dhe menaxhimit të tyre, si dhe të vet potencialit ekonomik.
Nisur nga këto arsyetime të mësipërme në periudhën Tetor –Dhjetor, 2024 nga ana e
Bankës Gjenetike (IRGJB) u krye një program pune me qëllim eksplorimin dhe
koleksionimin e kultivarëve tradicionalë në zonën e Librazhdit në njësitë adiminstrative
Stëblevë, Librazhd Qendër, Orenjë si dhe Trebisht (Bulqizë). Meqënëse kjo zonë
përbënte një boshllëk në listën e të dhënave kombëtare, studimi synoi të kontribonte me
informacion si dhe material koleksionues.
Pse interes i lartë për to?!
Studimet kanë treguar se kultivarët lokal tradicionalë, si pjesë e agrobiodiversitetit, shquhen
për disa cilësi të veçanta:
Kanë përshtatje të mirë në kushtet klimatike e tokësore lokale;
Dallohen për cilësi të lartë organo-leptike të produktit (ngjyrë, shije, aromë, etj);
Kanë vlera kulturore e historike, si pjesë e trashëgimisë popullore;
Kanë qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve e dëmtuesve, ruhen mirë gjatë
dimrit, etj;
Piqen më herët se kultivarët modern.
Kanë konsumator të qëndrueshëm, në qytete e fshatra. Etj.,Kultivarët tradicionalë nën fokusin e ruajtjes nga Strategjitë Kombëtare dhe Ndërkombëtare
Eksplorimi, identifikimi dhe koleksionimi i kultivarëve tradicionalë, të afërmve të egër të
tyre si dhe bimëve medicinale aromatike gjatë projekteve kërkimorë janë në përputhje me
misionin e Bankës Gjenetike në vendin tonë. Ky mision i saj është në të njëjtën linjë me
objektivat e Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin Rural dhe Bujqësinë (SKZHB, 2014),
Strategjisë Kombëtare për Biodiversitetin (SKB, 2015) si dhe Strategjisë Kombëtare për
Ndryshimet Klimatike e Shqipërisë (2019), si një pjesë e angazhimeve të Shqipërisë në
kuadër të Marrëveshjes së Parisit (2019) të cilat promovojnë një bujqësi të qëndrueshme
duke u fokusuar në ruajtjen dhe përdorimi i resurseve gjenetike për të zhvilluar varietete
të reja të përshtatura ndaj ndryshimeve klimatike, përdorimin e varieteteve tradicionale
për zhvillimin e produkteve bujqësore me vlerë të shtuar si dhe mbështetjen e kërkimit
shkencor në ruajtjen dhe përmirësimin e materialeve gjenetike. Kërkime të tilla jo vetëm
përmbushin interesin kombëtar por gjithashtu përmbushin dhe detyrimet ndërkombëtare
në procesin e integrimit evropian për zbutjen e ndryshimeve klimatike si dhe adaptimin
ndaj ndryshimeve klimatike duke synuar rritjen e qëndrueshmërisë ndaj ndikimeve
klimatike në sektorë si bujqësia dhe biodiversiteti.
Rezultate të eksplorimit/koleksionimit në rajonin e Librazhdit
Procesi i eksplorimit/koleksionimit u krye në 35 fshatra që i përkisnin rajonit të Librazhdit
dhe pjesërisht atij të Bulqizës. Materiali u identifikua, rregjistrua si dhe koleksionua në
vetëm 17 nga 35 fshatra të eksploruar në programin e punës (Tab. 1). Numri total i
aksesioneve të koleksionuara/rregjistruar ishte 90 ndërsa i aksesioneve të
koleksionuara në Bankën Gjenetike ishte 41. Rajoni me numrin më të madh të
aksesioneve të rregjistruar/koleksionuar ishte Nj.A. Qendër Librazhd (41 acc.) në të cilën
bënte pjesë rajoni më i izoluar saj, fshati i Qarrishtës.
Tabela 1. Shpërndarja e aksesioneve të rregjistruar sipas njësive administrative
Nr. i aksesioneve
(acc) të
rregjistruar
13 3
18 8
4 4
Nr. i aksesioneve
NJ.A.
(acc) të
koleksionuar
Steblevë 14 4
Librazhd Qendër 41 22
Trebisht Orenjë (Koleksionim) Total 90 aksesione 41 aksesione
Mungesa e të dhënave në 18 nga 35 fshatra të eksploruar në total është rezultat i afërsisë
së tyre me zonën urbane (fshatrat afër Librazhdit) ose të abandonuar totalisht sic ishin
fshatrat Koshorisht dhe Llangë.
Programi i punës mundësoi koleksionimin me farë për 25 specie bimësh, ku nga këto 7
specie i përkasin kulturave të perimeve (fasule, bamje, spec, kastravec, domate, pras,
kungull), 1 specie i përket drithërave (misër), 12 specie i përkasin pemëve frutore (mollë,
man, dardhë, ftua, kumbull, rrush, arrë, fik, qershi, thanë, shegë, gështenjë) dhe 5 specie i
përkasin bimëve mjeksore. Perimet përbënin dominancën për nga numri i aksesioneve tëeksploruar/koleksionuar duke përbërë 30% të aksesioneve në total. Midis tyre
paraqiteshin gjetjet rreth bishtajoret me gati 19 % të numri total të aksesioneve. Kështu
lloji (Phaseolus vulgaris) u paraqit me numër të lartë aksesionesh (17 acc.) si bishtajë dhe
fasule e zakonshme. Paraqitja grafike e aksesioneve të regjistruara (përfshirë dhe ato të
koleksionuara) jepet në figurën më poshtë (Fig 1).
Figura 1: Shpërndarja e numrit të aksesioneve sipas specieve në zonën e studimit
Drithërat paraqiteshin vetëm me kulturën e misrit me 5 aksesione. Një aksesion i njohur
në zonën e Qarrishtë me emërtimin “Misër Doke” pretendohej se kultivohej vetëm në
zonë për për paktën 100 vite.
Aksesionet e pemëve frutore të rregjistrura i përkisnin 12 specieve. Popullatat e tyre
zakonisht paraqiteshin me 1-3 individë të lokalizuara kryesisht në kopshtet e fermerëve
ose në gjendje gjysmë të egër. Nga to mollët, dardhat, kumbullat dhe arrat u paraqitën me
numrin më të madh të aksesioneve.
Tipike ishte se të katër nën rajonet e
marrë në studim për vetë karakterin e
tyre kodrinoro – malor si dhe specifikat
e popullatës sipërfaqet e shfrytëzuara
bujqësore ishin të vogla (ngastra)
sidomos në fshatrat Qarrishtë, Lunik,
Llange, Borovë, Sebisht, Klenjë. Llojet
e tokave ishin të varfra dhe kryesisht pa
ujitje në sezonin e verës duke mos
favorizuar kultivimin periodik të
kulturave bujqësore dukuri kjo e varur
dhe nga ardhja më vonë e stinës së
pranverës në krahasim me rajonet e
ulëta kodrinore. Një pjesë e mirë tokave
ishin të lëna djerrë, kullotë për shkak të braktisjes nga procesi migrimit të popullatës
lokale. Ulja e numrit të popullatës kishte ndikuar progresivisht dhe rënien e numri të
fermërëve që kultivojnë kultura bujqësore në pothuajse një pjesë të mirë të fshatrave.
Mbajtja dhe ruajtja e farërave autoktone ishte një proces që sa vinte e përkeqësohej si
rezultat i uljes së moshës së banorëve që merreshin me bujqësi duke hequr dorë nga
tradita e tyre. Fenomeni i ruajtjes ishte më i dukshëm vetëm në zonat shumë të izoluara si
psh. Qarrishtë, Klenjë, Borovë, Librazhd Katund dhe Funarës.
Shumica e banorëve që merreshin me bujqësi të tipit “bahce”, bimët (fidanët, farat) tëperimeve apo drithërat i marrin të gatshme në zonën urbane më të afërt që ishte Librazhdi
ose Bulqiza. Plotësimi kryesisht i nevojave vetjake, mungesa e linjave të agroturizmit
vendas për produktet lokale, mungesa e infrastrukturës rrugore, migrimi i popullatës janë
faktorë që sillnin qarkullim të pakët të farave autoktone të ruajtura ndër fermerë si dhe
krijonin premisa për rritje të “erozionit gjenetik” bimor.
Vendi ynë ka nevojë për një inventar kombëtar të përditësuar të kultivarëve tradicional
(landraceve) dhe të afërmve të egër të kulturave bujqësore për të siguruar të dhënat bazë
dhe për të identifikuar nevojat e ruajtjes, për të realizuar ruajtjen sistematike, për të
monitoruar ndryshimet dhe për të rritur përdorimin e kultivarëve tradicional (landraceve)
në përmbushje të kërkesave të tregut dhe për promovimin dhe mbështetjen e agroturizmit
në vend. Në përputhje me këtë qasje si dhe me misionin e bankës ky program pune është
në vijim të procesit të ekpslorimit të gjithë vendit tonë.
Koleksionimet e marra nga zona e Librazhdit dhe ruajtja e tyre në Bankën Gjenetike pas
vlerësimit do të krijojnë mundësinë e ruajtjes afatgjatë dhe vitalizimit të tyre në të
ardhmen.
Përgatiti:
Prof. As. Dr. Bledar Pepa
Institituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve