Në këtë material jepen rezultatet e marra nga një studim të realizuar në pjesën Shqiptare të Parkut Prespa (AL-Prespa) qëkishte për objektiv kryesor të vlerësonte shërbimet e ekosistemit nën skenarë të ndryshëm përdorimi dhe menaxhimi të tyre. Rezultatet e marra janë përmbledhur shkurtimisht në paragrafët e mëposhtëm.
Tipologjia e shërbimeve të ekosistemit në AL-Prespa
Përfitimet që siguron njerëzimi nga një shumicë burimeshdhe procesesh që ofrojnë ekosistemet natyrore quhenshërbime të ekosistemit. Vlerësimi i Mileniumit tëEkosistemeve (2005), i ndan shërbimet e ekosistemit në katërkategori dhe konkretisht në: 1. Shërbime furnizimi: produkteqë sigurohen dhe merren nga ekosistemi; 2. Shërbimerregullimi: përfitime jo materiale që merren nga rregullimi iproceseve të ekosistemit; 3. Shërbime mbështetëse: shërbimetë ekosistemit që janë të nevojshme për prodhimin e të gjithashërbimeve të tjera të ekosistemit; 4. Shërbime kulturore: përfitime jo materiale që marrin njerëzit nga ekosistemet.
Në AL-Prespa janë prezent një varg i gjerë shërbimesh të ekosistemit. Në këtë studim, u identifikuan ato shërbime të ekosistemit që ndryshonin si pasojë e zbatimit të një skenari të dhënë përdorimi toke dhe aktivitetesh. Për këtë qëllim u realizua një workshop, me takime dhe diskutime me grupelokale interesi dhe idividë të ndryshëm. Në fund, u identifikuan dhe vlerësuan dhjetë shërbime kryesore tëekosistemit (a. Menaxhimi i lëndës ushqyese, b. Rregullimi iklimës, c. Vlera estetike, d. Furnizimi i burimeve gjenetike, e.Biodiversiteti, f. Mirëmbajta e shëndetshme e tokës, g.Shëndeti i liqeneve, h. Kontrolli i sedimentimit dhe ierozionit, i. Trajtimi i mbeturinave të ngurta dhe të lëngëtadhe j. Cilësia e ujit) përkundrejt dhjetë grupimeve tëpërdorimit të tokës dhe të aktiviteteve (1. prodhimi bujqësor; 2. mbarështrimi blegtorial; 3. kullotja; 4. prerja e druve tëzjarrit; 5. prerja e degëve të pemëve për ushqim përblegtorinë; 6. peshkimi; 7. turizmi; 8. produkte të zonës sëmbrojtur; 9. zona me opsione kulturore dhe historike; 10. tokëe shëndetshme).
Me metodën Delphy me shkallën 5-pikëshe Likert (nga 1 = nuk ndikon fare deri 5 = ndikon shumë) u vlerësua tipologjia e shërbimeve të ekosistemit. Në këtë studim, u zgjodhën 15 ekspertë për të marrë pjesë në procesin Delphy. Ekspertëtvinin nga njësi të ndryshme menaxhimi të zonës së mbrojtur, nga shoqata jo qeveritare dhe nga fusha akademike. Me anëne metodës Delphy (procedura e realizimit të së cilës nuk jepetnë këtë material) u përpilua matrica e impaktit ku në rreshta u vendosën shërbimet e ekosistemit dhe në shtylla përdorimi itokës dhe aktivitetet. Rezultatet e marra treguan se shërbimetë ekosistemit të tilla si biodiversiteti, mirëmbajta eshëndetshme e tokës dhe cilësia e ujit, janë shërbime me prioritet të lartë për shumicën e përdorimeve të tokës nëkushtet konkrete të AL-Prespa. Disa shërbime të ekosistemitsi p.sh., menaxhimi i lëndës ushqyese janë të rëndësishme përnjë kategori përdorimi të tokës, por ato janë me prioritet tëlartë vetëm për një ose disa prej tyre.
Vlerësimi i skenarëve për menaxhim të qëndrueshëm të turizmit në AL-Prespa
Për këtë qëllim, u përdor procesi deliberativ i bazuar në Jurinë Qytetare, i kombinuar me metodën e vlerësimit shumë-kriterial. Juria Qytetare është një grup i zgjedhur nga 10 deri20 anëtarësh prej një komuniteti, që e përfaqëson atë gjatë njëprocesi vendim-marrjeje dhe që bën rekomandime përpolitikë-bërësit mbi probleme të ndërlikuara pas një periudheinvestigimi dhe debati mbi to. Juria zgjidhet në mënyrë tërastit, duke u bërë kështu përfaqësuese e popullsisë përkatëse. Zakonisht jurisë i jepet një detyrë specifike dhe koha e mjaftueshme për të debatuar, për të bërë pyetje dhe për tëthirrur “dëshmitarë” (ose “ekspertë”). Rezultati përfundimtarështë zakonisht një pozicion konsensusi i arritur prej saj dhezakonisht i dokumentuar në një raport.
Analiza shumë-kriteriale (AShK) është një mjet vendim-marrjeje për probleme të ndërlikuara dhe ka për qëllim tëmbështesë vendim-marrësit që përballen me vlerësime tëshumta dhe ndonjëherë konfliktuale. Ajo ka për qëllim që, duke nënvizuar këto konflikte, të gjejë një mënyrë për të rënënë një kompromis në një proces transparent.
Një problem vendimi shumë-kriterial kuadratohet sipasmënyrës së mëposhtme:
Hapat praktikë të ndjekur për zbatimin e metodës sëvlerësimit shumë-kriterial me pjesëmarrjen e publikut nëzonën e marrë në studim, ishin si më poshtë: 1) zgjedhja e jurisë së grupeve të interesit, e cila kishte për detyrë arritjen e konsensusit mbi peshat e kritereve; 2) përzgjedhja e skenarëve, të cilët pasqyrojnë secilin skenar të preferuar ngavendim-marrësit; 3) seleksionimi i kritereve, të cilët përdorenpër të krahasuar dhe vlerësuar secilin prej skenarëve; 5) vlerësimi i peshës specifike të kritereve nga anëtarët e JurisëQytetare; 6) agregimi i kritereve dhe së fundi, 7) përpilimi imatricës së impaktit.
Hapat konkretë, që u ndoqën për zgjedhjen dhefunksionimin e Jurisë Qytetare, ishin si më poshtë: u zgjodhnë mënyrë të rastit një grup prej 11 njerëzish përfaqësues ngakomuniteti lokal, rajonal dhe akademik; u përzgjodh njëmoderator i pavarur për të drejtuar procesin e debatit; u instruktuan anëtarët e Jurisë mbi rregullat e veprimeve të tyre; anëtarëve të Jurisë i’u vu në dispozicion një kohë prej katërditësh për të realizuar debatin dhe formuluar rekomandimet; u sigurua dëshmia e ekspertëve dhe u realizua koha e diskutimittë çështjeve dhe të opsioneve me anëtarët e Jurisë. Në Juri u thirrën ekspertë për të siguruar informacion mbi kriteret e identifikuara, që kishin dallime të mëdha me prioritetet dhe u zhvillua një proces deliberativ (me debat), duke i kërkuar edhevendim-marrësve që të mbështesin ose të mbronin pozicionete tyre; u hartua raporti i Jurisë mbi rekomandimet.
Skenarët e menaxhimit dhe kriteret e vlerësimit për secilin prej këtyre skenarëve në këtë studim u përpiluan në një workshop i organizuar përpara se të mblidhej Juria Qytetare. Gjatë këtij workshop-i, u përpiluan skenarët e mëposhtëm: Biznesi si zakonisht (Aktual). Ky është skenari aktual për industrinë e argëtimit dhe të turizmit në rajon; Maksimizimi i përfitimeve të shërbimeve të ekosistemit (Max ShE); Maksimizimi i përfitimeve sociale (Max S); Maksimizimi i përfitimeve ekonomike (Max Ek); Turizëm/mjedis/shoqëri e qëndrueshme (Mix). Ky skenar në thelb përfshin probleme që gjenden në Planin e Veprimit Strategjik të Parkut Prespa.
Workshop-i i skenarëve, gjithashtu identifikoi kriteret e vlerësimit, të grupuar në tre rubrika të gjera:
a. Kriteret e shërbimeve të ekosistemit ku u përfshin: Ruajta e cilësisë së ujit; mbrojta e biodiversitetit/biotës vendase; menaxhimi i lëndës ushqyese/asimilimi i mbeturinave; shëndeti i liqenit, duke përfshirë edhe zonën bregdetare; mbrojtja e tokës nëpërmjet filtrimit/mbajtjes së sedimentit; kontrolli i erozionit dhe pamje estetike/piktoreske
b. Kriteret socialë/kulturorë ku u përfshin: Aksesi publik; punësimi; ruajtja e vlerave kulturore dhe të trashëgimisë dheedukimi.
c. Kriteret ekonomikë ku u përfshin: Kostot dhe përfitimet.
Zbatimi i software-it D-Sight rankoi në vënd të parëskenarin Mix, ndërsa skenarët e tjerë u rankuan sipas rradhës Max S, Max ShE, Max Ek dhe në fund, skenari Aktual.
Punimi tregoi sesi përparësitë e analizës shumë-kriterialemund të kombinohen me përparësitë e debatit dhe ndërveprimit të grupeve të interesit, e siguruar nga Juria Qytetare, për të vlerësuar shërbimet e ekosistemit nën skenarë të ndryshëm menaxhimi.
Studimi demonstron sesi, duke filluar nga një diversitet iideve dhe interesave ndërmjet pjesëmarrësve, mund të gjenerohet një dialog sistematik dhe të mësuarit reciprok, që çon në identifikimin e s1kenarëve për praktika menaxhuese të qëndrueshme dhe integruese, ku koncepti i “shërbimeve të ekosistemit” përdoret si një mjet integrimi ndërmjet disiplinave dhe perspektivave të komunitetit, koncepti i skenarit për të inkurajuar mendimin e fokusuar në të ardhmen e pjesëmarrësve, ndërsa ideja e “jurisë qytetare” për të promovuar debatin.
Prof. Asoc. Dr. Dorina Grazhdani
Departamenti Drejtim Agrobzinesi, Fakulteti i Ekonomisë dheAgrobiznesit, UBT.