i
Juniperus communis L. (dëllinja e zezë), është një bimëaromatike dhe mjekësore (BAM), frutat e së cilës zënë një vend të veçantë në eksportet e Shqipërisë. Dëllinja e zezë rritet në tipetë ndryshme tokash dhe është tolerante ndaj nivelit të ulët tëlëndëve ushqyese, thatësirës dhe temperaturave dimërore deri në-30°C-40°C. Ajo është një bimë me gjelbërim të përhershëm dhendryshimi në përbërjen e vajit esencial varjon sipasndryshueshmërisë së faktorëve të ndryshëm klimatikë, përmendim këtu temperaturën, rreshjet, përbërjen e tokës, shpërndarjen gjeografike.
Dëmtimi dhe djegia masive e habitateve natyore të rritjes sëdëllinjës së zezë dhe gjithashtu shpyllëzimi është kthyer në njënga problemet kryesore në Shqipëri. Gjatë viteve të fundit, kërkesa në rritje të tregut për këtë bimë, po rrezikon seriozishtkëtë specie sidomos në vendet ku ka shpërndarje të kufizuar. Mbledhja e pakontrolluar veçanërisht e frutave të papjekur me ngjyrë të gjelbër, po shkatërron bimët në habitatet natyre. Vjelësit/grumbulluesit po presin në masë bimët e dëllinjës për tëlehtësuar proçesin e vjeljes së frutave, prerje e cila po zhdukshumë shpejt masivet me dëllinjë dhe ka bërë që kjo bimë të jetëmjaft e prekur dhe mjaft e ekspozuar nga procesi i erozionitgjenetik në Shqipërinë.
Dëmtime të mëdha nga prerjet e bimëve të dëllinjës, vërehen nëzonën Librazhdit, në zonën Juglindore të Shqipërisë, në Qarkune Korçës, veçanërisht në zonën e Devollit, po shkatërrojnëhabitatet natyrore të kësaj specie. Në këtë situatë ka ardhurmomenti ti themi STOP këtij shkatërrimi masiv, për të moshumbur përgjithmonë këto vlera të vendit tonë.
Eshtë momenti i ndërhyrjes shkencore në këtë proçes ngakërkuesit shkencore të UBT, duke realizuar studimet e duhurapër dëllinjën e zezë me qëllim gjetjen e një balance midis shfrytëzimit të rezurseve nga njëra anë dhe rigjenerimit tëspecieve në habitatet natyrore në anën tjetër. Zgjidhja mëoptimale do të jetë nisja e procesit të rigjenerimeve tëpopullatave natyrore te dëllinjës së zezë duke u bazuar në nisjene procesit të kultivimit të kësaj specieje.
Procesi i rigjenerimeve të popullatave të dëllinjës duhet të bëhennë një bashkëpunim të ngushtë me Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), Ministrinë e Turizmit dheMjedisit dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Pergatitur nga:
Prof. Dr. Alban Ibraliu, Prof. Dr. Ilir Kristo