debati mbi kultivarët OMGJ po ringjallet.
Vera e kaluar në Evropë shënoi një pikë kthese për bujqësinë, me temperatura të larta që thyen rekordet historike shoqëruar methatësira që thanë lumenjtë dhe shkaktuan rënie drastike të të korrave. Kjoriaktivizoi çështjen e debatit të OMGJ-ve. Me skenarë të ngjashëm të parashikuar për këtë vit, ndërsa temperaturat globale vazhdojnë të rriten, disa ekspertë po inkurajojnë edhe një herë përdorimin e llojeve të reja të bimëve të klasifikuara aktualisht si organizma të modifikuar gjenetikisht (OMGJ) që janë në gjendje t’i rezistojnë valëve të të nxehtit dhe thatësirës për të ndihmuar në rimëkëmbjen e prodhimit bujqësor. OMGJ mund te përshtaten me ndryshimet e motit dhe të ndihmojnë në ruajtjen dhe rritjen e niveleve te prodhimit bujqësor.
Pse bimët e përftuara me teknikat e reja gjenomike janë kaq të rëndësishme?
Krijuesit e kultivarëve bioteknologjike dhe mbështetësit e tyre, shprehen te sigurt qe bimët e marra duke përdorur teknika të reja gjenomike mund të luajnë një rol kyç në zhvillimin e mënyrave inovative dhe të qëndrueshme për të mbrojtur prodhimin bujqësor nga dëmtuesit, sëmundjet dhe efektet e ndryshimeve klimatike. Evropa, megjithatë, ka një histori të diskutueshme ne raport me OMGJ-të, të cilat u refuzuan me zë të lartë 20 vjet më parë për shkak të frikës se si bimët mund të ndikojnë në ekosistemet dhe shëndetin e njeriut. Që atëherë, megjithatë, me përparimet teknologjike, farate bimëve te kultivuara prodhohen tani nga modifikimi i gjeneve – procesi i ndryshimit të ADN-së së vetë bimës – duke zëvendësuar metodën e vjetër, futjes së gjeneve të reja nga specie të huaja, si bakteret.
Cili është ndryshimi midis modifikimit të gjeneve dhe OMGJ-ve?
Sipas Philip Knud, udhëheqës i ekipit rregullator të bioteknologjisë në Corteva Agriscience, Itali, “dallimi më i madh midis teknikes se re te ndryshimit te gjenomes dhe OMGJ-ve klasike është në modifikimin e gjeneve, ADN-ja e huaj nuk futet në bimë,”. “Në vend të kësaj, ADN-ja e vetë bimës manipulohet dhe në një mënyre shumë më shpejt se seleksionimikonvencional” shtoi ai. Por bimët e modifikuara ne gjenome(nGT, new Genome Techniques)) trajtohen si OMGJ në BE, që do të thotë se ato duhet të kalojnë shumë më tepër testime sesa bimët konvencionale. Po kështu edhe për ushqimin e kafshëve,“sipas rregulloreve aktuale, miratimet për importin e OMGJ-ve për ushqim human dhe ushqim për kafshë zgjasin rreth gjashtë vjet”, si dhe miliona euro të shpenzuara për studimet e vlerësimit të riskut, deklaron Petra Joras, menaxhere e mbarështimit të bimëve dhe mbrojtjen e inovacionit në shoqatën tregtare Euroseeds.
Rregulloret për OMGJ-të janë të vjetruara. Evropa është në një vendnumëro dhe reformat janë urgjente.
Këtë vjeshtë, një grup i ministrave të bujqësisë te vendeve anëtare te BE, akademive shkencore dhe kompanive krijuese të farave bioteknologjike i kërkuan Komisionit te BE-së të ndryshojë rregulloret kufizuese për bimët e marra nga teknikat e reja gjenomike. Evropa duhet “të rimendojë disa qasje tradicionale për prodhimin e ushqimit në favor të teknikave të reja moderne,” tha ministri çek i Bujqësisë, Zdenek Nekula,ministrave të bujqësisë së BE-së të mbledhur në Pragë shtatorin e kaluar. Përshpejtimi i miratimit të bimëve të modifikuara gjenetikisht është “një reformë që ne e konsiderojmë urgjente”, njoftoi Federata e Shoqatave Shkencore Spanjolle në tetor. Teknologjitë e reja të gjenomit mund të ndihmojnë prodhimin bujqësor “duke përmirësuar efikasitetin e azotit, duke reduktuar gjurmën e karbonit në bujqësi dhe duke prodhuar bimë që kërkojnë më pak ujë, plehra dhe pesticide”, ka thënë Diana Lenzi, presidente e Këshillit Evropian të Fermerëve të Rinj. Mbretëria e Bashkuar, e cila ështëlarguar nga BE në vitin 2020, kohët e fundit ka lehtësuar kufizimet në provat në terren të bimëve (kultivarëve bioteknologjike), si elbi i projektuar për të pasur nevojë për më pak pleh kimik azotik, i cili çliron oksid azoti, një gaz serrë. Pritet që parlamenti britanik të miratojë së shpejti një ligj që bën dallimin midis bimëve të modifikuara me teknikat gjenomike dhe OMGJ-ve. BE-ja duket se po ndjek shembullin. Zëdhënësii Komisionit Evropian konfirmon se “rregulloret për bimët e modifikuara gjenetikisht janë duke u përshtatur me zhvillimin teknologjik”.
Kundërshtimi i bioinxhinjerisë nga protestat deri tek ndalimet.
Grupe fermerësh, grupe konsumatorësh dhe organizata mjedisore mbeten kundër adoptimit të çdo lloj bioinxhinjerie bimore.NëEvropë, vetëm një kulturë e modifikuar gjenetikisht – misri rezistent ndaj insekteve – kultivohet komercialisht, kryesisht në Spanjë. Dy dekada më parë, evropianët kundërshtuan me zë të lartë OMGJ-të origjinale, të quajtura Frankenfoods, ndërsa protestuesit grisën fushat e provave dhe hodhën ne detdrithë të modifikuar gjenetikisht për të parandaluar marrjen e tyre në Evropë. Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, OMGJ-të kurrë nuk kanë fituar shumë tërheqje në Evropë dhe 19 vende e kanë ndaluar kultivimin e tyre, pavarësisht mungesës së efekteve të dokumentuara në shëndetin e njeriut.
Për ndryshimet e ardhshme rregullatore të BE-sëne lidhje me OMGJ-te vazhdojnë te kundërshtohen. Nina Holland, një studiuese në grupin e konsumatorëve (Corporate Europe Observatory) deklaron : “Ne do ta luftojmë këtë deri në fund,” dhe “që janë shumë të ndikuar nga grupet e lobit të bioteknologjisë”. Industria e farave bioteknologjike pretendon se OMGJ-të që rezultojnë nga ‘teknikat e reja’ nuk janë OMGJ.Grupi i Onoratit, pjesë e një koalicioni prej 50 OJQ-sh që u takua me zyrtarë të BE-së në fillim të këtij viti për të paraqitur një peticion të nënshkruar nga 420,000 evropianë, kane kërkuar që BE të beje një riklasifikim te bimëve të modifikuara nga teknikat e reja si të ndryshme nga bimët e mëparshme të modifikuara gjenetikisht. Ata kërkojnë që bimët e modifikuara me teknikat e reja, tekonsiderohen si bimë konvencionale.Ne këtëmënyre atodo të jenë në gjendje të anashkalojnë vlerësimet e stërzgjaturatë sigurisë, gjurmimin dhe etiketimin e OMGJ–ve në terren dhe treg, kërkesaqë Evropa ka kërkuar për OMGJ-të që nga viti 2001.
Pikëpamjet kontradiktore të zyrtarëve evropianë në temën e rregulloreve të OMGJ-ve
Ministrja gjermane e mjedisit i kërkon BE-së të qëndrojë në kursin e saj të mëparshëm. “Unë besoj se Komisioni Evropian po bën një hap në drejtimin e gabuar me përpjekjet e tij për të reduktuar vlerësimin e riskut për bimët e krijuara me teknika të reja gjenomike” “Ligji aktual i BE-së ofron një bazë të mirë për analizën sistematike të riskut – dhe gjithashtu për sigurimin e gjurmueshmërisë së organizmave të modifikuar gjenetikisht në natyrë dhe lirinë e zgjedhjes për konsumatorët, industrinë ushqimore dhe fermerët“. Te tjerëbesojnë se bimët e krijuara me teknikat e reja gjenomike duhet të përjashtohen nga këto kërkesa, sepse teknologjitë e reja, të tilla si CRISPR – e quajtur “gërshërë gjenetike” – e bëjnë modifikimin e bimës më të saktë, duke bere ndryshimin ne kodit gjenetik të vetë bimës. Tani dihet se cilat gjene janë përgjegjëse për disa tipare të bimëve, dhe ne mund të synojmë një gjen individual, duke bere një ndryshim me një rezultat më të parashikueshëm. “Teknologjia e re e “korrigjimit” të gjeneve,” sipas Cnudde nga“CortevaAgroscience”, Itali, “na lejon të bëjmë një ndryshim të synuar në një mënyrë shumë të saktë. Ai ka një nivel te thjeshtekontrolli – është edhe më i saktë”. Ai vazhdon: “pra, cili do të ishte arsyetimi shkencor [për mbajtjen e rregullave më të rrepta të redaktimit të gjeneve] kur ne e dimë saktësisht se çfarë po bëjmë?” Kritikët, mbeten të pakënaqur, duke theksuar se redaktimi i gjeneve (teknika e re e përftimit te OMGJ-ve) nuk është aq i saktë sa premtohet. Shqetësimi është se “me teknikat e reja OMGJ rezulton se ka pasoja të padëshiruara që shkaktojnë probleme alternative për bimët, për të mbijetuar ose lulëzuar në kushtet konkrete te kultivimit te tyre”.
Çfarë thonë aktoret kryesore në Evropë për bimët OMGJ?
Të tjerët janë më të hapur ndaj epërsive që paraqesin bimët e modifikuara me tekniken e re. “Unë do të mirëprisja çdo përparim teknologjik që është provuar të jetë i sigurt,” thotë një grup fermerëshSpanjën Qendrore. “Veçanërisht nëse ato ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të mëdha si ndryshimi i klimës, konsumi i ujit ose përdorimi i pesticideve.”
Megjithatë, Holland, ngaKorporata Evropiane, është e shqetësuar se shumica e kultivarëve të modifikuara me gjene, po zhvillohen nga disa kompani bioteknologjike, të cilat tashmë kontrollojnë pjesën më të madhe të furnizimit global me farëra. Bayer (që bleu Monsanto), Corteva (që bleu DovDuPont dhe Pioneer Seeds), ChemChina (që bleu Syngenta) dhe BASF janë përgjegjës për më shumë se gjysmën e shitjeve të farërave në botë. Blerja e farave të tyre të modifikuara gjenetikisht “do të çojë vetëm në më shumë përqendrim në tregun e farave, që do të thotë se shumë pak firma marrin më shumë kontroll mbi te ushqyerit ne përmasaqëvijnë e rriten,” thotë Holland. “Këto korporata mund të rrisin çmimet, duke i bërë farat më të shtrenjta.” Ata mund të tërheqin disa produkte nga tregu dhe t’i zëvendësojnë ato me kultura të patentuar të modifikuara nga gjenet. Pra, ata thjesht do të kenë më shumë pushtet mbi të gjithë sistemin e prodhimit bujqësor dhe ushqimor, i cili në vetvete është shumë i debatueshëmpër interesin publik”. Cnudde thotëse Corteva Agriscience, ndan gjerësisht teknologjinë e saj të modifikimit të gjeneve me organizata jofitimprurëse dhe studiues akademikë për të nxitur zhvillimin në mbarë botën. “Kjo është një teknologji me potencial të madh, relativisht e thjeshtë dhe e lehtë për t’u përdorur,” thotëai. “Nuk është shkop magjik, por është një mjet i shkëlqyeshëm për kultivuesit që të zhvillojnë bimë më elastike që janë më rezistente ndaj kushteve ekstreme të motit.” Por për Joras, Euroseeds, pyetja më e madhe është se sa kohë do t’i duhet Evropës që të hapë dyert e saj për ushqimin e “modifikuar gjenetikisht” ndërsa kushtet klimatike përkeqësohen. Megjithëse prodhimi i bimëve të modifikuara është më i shpejtë se seleksionimi konvencional, nxjerrja e bimëve nga laboratori në treg kërkon disa hapa, duke përfshirë testet në serë, provat në terren dhe regjistrimet. “Kjo është arsyeja pse është urgjente që të miratohet rregullorja e re dhe sa më shpejt”, tha ajo. “Edhe nëse marrim miratimin nesër, do të duhen dy deri në katër vjet për ta nxjerrë kultivarin bioteknologjik në treg”. NëseKomisioni Evropian prezanton zyrtarisht propozimet e tij në qershor, ai ende ka nevojë për miratimin e dy organeve të tjera të BE-së, përfshirë Parlamentin Evropian. Edhe nëse farat e modifikuara gjenetikisht marrin dritën jeshile – dhe kompanitë bioteknike besojnë se do ta marrin – ato nuk do të kenë akses kultivimi në tokën evropiane para vitit 2026.
Përshtati nga: “Agromedia”, Shkurt 2023.
Kostandin Hajkola
QTTB Shkodër