Kultivimi i drithërave në ambiente të mbyllura mund të jetë një hap i madh përpara për sigurinë globale të ushqimit. Eksperimentet me kultivimin ne ambiente te mbyllura i grurit dhe orizit na japin një paraqitje të shkurtër të asaj që është e mundur kur bëhet fjalë për të ardhmen e rritjes së prodhimit te grurit apo orizit. Deri më tani, të ashtuquajturat ferma vertikale kanë pasur sukses duke prodhuar perime dhe barishte të freskëta, domate dhe luleshtrydhe, të gjitha ato kultura të nevojshme dhe të shijshme, por që nuk kanë përqendrim të lartë të kalorive. Ky tipar i takon drithërave dhe foragjereve, të cilat në përgjithësi zënë më shumë hapësirë. Por këto hapësira të grurit mund të çvendosen ne ambiente te mbyllura. “Infarm”, një kompani bujqësore vertikale me bazë në Gjermani, ka shpallur rezultatet e të korrave të para te saj për muajin Nëntor 2022. Zëdhënësi, Fredrik Flad ia atribuon suksesin e kompanise “Infarm” fokusit të saj në optimizimin e mjedisit në rritje, si dhe në kohën e ciklit të të korrave. Eksperimenti tregon se çfarë është e mundur jo vetëm për kultivuesit që duan të zhvendosin drithërat e tyre brenda, por edhe për sigurinë globale të ushqimit në përgjithësi. Rritja e këtyre kulturave bazë në ambiente të mbyllura, në rajone që më parë nuk ishin në gjendje t’i rritnin ato, mund të përfitojnë miliona njerëz. Megjithatë, ka sfida në kalimin nga prodhimi i fruta-perimeve në drithëra. Së pari, për shkak se drithërat kanë një cikël më të gjatë vegjetativ dhe është më e vështirë të justifikohet rritja e tyre në ambiente të mbyllura, te cilat kerkojne investime paraprake te medha. Të korrat tradicionale të ndërrrjeshta, të tilla si sallate apo domate, kanë një cikël rritjeje më të shpejtë dhe mund të korren me ritme dukshëm më të larta në fermat vertikale në krahasim me fermat tradicional. Megjithatë, provat fillestare të grurit të rritur në ambiente te mbyllura të “Infarm” kanë qenë jashtëzakonisht inkurajuese. Sipas Flad, “Provat e para kanë treguar rezultate të jashtëzakonshme. Në ambiente te mbyllur vertikal, kjo është ekuivalenti i 117 tonëve për hektar në vit, që është 26 herë më i lartë se rendimenti mesatar i fushës së hapur.” Te mos harrojme se këto mesatare aktuale të prodhimit në terren varen shumë nga klima, e cila po bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme. Rritja e ushqimit në ambiente të mbyllura thjeshton gjëra të tilla si moti dhe shpërndarja e patogjenëve.
“Temasek”, një kompani me bazë në Singapor, pati një korrje të suksesshme të orizit në ambiente të mbyllura. Orizi i prodhuar është gjysmë xhuxh, gjë që e lejon atë të rritet më shpejt se varieteti me madhësi të plotë. Ai gjithashtu përdor 70% më pak ujë sesa do të kërkonte një varietet i bazuar në kultivimin e rregullt të tokës. Megjithatë, kostoja aktuale e energjisë e bën rritjen e drithërave në ambiente të mbyllura të rrezikshme, veçanërisht pasi këto kultura kanë çmime më të ulëta se kulturat e tjera tipike të ambienteve te mbyllura kur dalin në treg. Është një kompromis, thotë Frederick Smith, një konsulent ushqimor rigjenerues. “Ju po zëvendësoni rrezikun në terren me rrezikun e bazuar në kosto,” thotë ai. “Kontrolli i variablave si uji dhe temperatura eliminon shumë rreziqe të mundshëm dhe kjo me të vërtetë tërheq investitorët që nuk e kuptojnë aq shumë bujqësinë dhe duan të investojnë në diçka në një shkallë më të madhe.”
Rritja e drithërave në një mjedis të kontrolluar nga klima është ende në fazat e hershme të zhvillimit, por është një moment historik i rëndësishëm. Aftësia për të rritur drithërat në ambiente te mbyllura (tip shkalle) mund të ketë përfitime të mëdha për sigurinë globale të ushqimit. “Lufta në Ukrainë dhe rritja e çmimeve të grurit në përgjigje të kësaj situate kanë treguar se është gjithmonë një ide e mirë të merret dhe të prodhohet gruri në vend, jo vetëm për arsye kostoje dhe sigurie, por edhe për mijrat e kilometrave transport shoqeruar me ndotjen nga karboni,” thotë Smith. Përveç mobilitetit të fermave me ambiente te mbyllura kultivimi, bujqësia vertikale ka kapacitetin për të rritur prodhimin e produkteve ushqipmore duke përdorur 95% më pak ujë dhe 97% më pak tokë, sipas USDA, dhe pa pesticide. Ekziston gjithashtu potenciali për më shumë burime të rinovueshme të energjisë. “Infarm”aktualisht përdor 70 për qind energji të çertifikuar të gjelbër, me synimin që të bëhet zero deri në vitin 2045. Ka disa mënyra të ndryshme se si mund të forcojmë ekosistemin ushqimor, duke përfshirë përmirësimin e tokës sonë të varfëruar për të krijuar një ekosistem më të qëndrueshëm dhe përdorimin e teknologjisë së bujqësisë të ambienteve te mbyllura për të krijuar mjete të reja të prodhimit të produkteve ushqimore. Të jesh në gjendje të rritësh këto kultura kritike në ambiente të mbyllura është një hap i madh përpara në qëllimin e disponueshmërisë globale të ushqimit.
Pershtati
Kostandin Hajkola Prof.as
QTTB Shkoder