Me uljen ekstreme të temperaturës, në këto ditë të shkurtit, kërkohet vëmendje dhe kujdes i shtuar për mbrojtjen e perimeve ne serra. Për këtë :
– Të kontrollohet dhe të bëhet mbyllje e mirë e serrës,
– Mbuloni bimët me testo(agrotekstile) ose tunele të vegjël,
– Përdorni plastmase si tavane brenda serrës,
– Një ngrohje e përkohshme është ndihmesë e mirë për kalimin e situatave kërcënuese.
Gjithë shoqëria dhe institucionet shtetërore sot të solidarizohen e të kontribuojnë më shumë për të mbështetur fermerët e prodhimit të perimeve në serra.
Prof. Dr. Sokrat Jani,
Specialist i perimeve
Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve
Universiteti Bujqësor i Tiranës