Cili është kuptimi i mishit sintetik?
Mishi sintetik quhet mishi i kultivuar në laborator.Ai eshtëformuar nga qelizat shtazore në një laborator. Sa i përketstrukturës qelizore, mishi i kultivuar është i njëjtë me mishinkonvencional. Mishi i kultivuar, është mish i vërtetë, por nukprodhohet nga kafshët që theren siç ndodh me mishintradicional. Ideja është të krijohet një industri mishi mëmiqësore ndaj mjedisit.
Si e përgatisim mishin sintetik?
Mishi i kultivuar, prodhohet duke përdorur qeliza me origjinështazore të mbledhura në mënyrë të kujdesshme nga lopët dhe tërritura në kushte ideale në një mjedis qelizor të pasur me lëndëushqyese. brenda bioreaktorëve. Shkencëtarët përdorin pjesë ngastruktura e muskujve dhe organeve, për të filluar procesin e krijimit të mishit të kultivuar. Qelizat vendosen në pjata Petri me aminoacide dhe karbohidrate për të ndihmuar qelizat e muskujvetë shumohen dhe të rriten. Për here të pare mishi sintetik ështëprodhuar në vitin 2013 nga një ekip kërkimor-shkencor ngaUniversiteti i Mastrihtit dhe kostoja e prodhimit të hamburgeritishte 300000 mijë dollar. Ky proces zgjati për tre muaj dhe shijae hamburgerit ishte larg mishit original. Gjithesesi gjatë viteve tëfundit janë bërrë përmismime të ndjeshme si në shije dhe nëuljen e kostove.
A janë të shëndetshëm mishrat sintetikë?
Mishi i kultivuar vjen me një avantazh të madh shëndetësor mbimishin konvencional, për shkak se është rritur në kushte tëkontrolluara dhe pa antibiotikë dhe pra ai në mënyrë direkte nukështë trasmetues i sëmundjeve që vijnë nga ushqimi aposëmundjet zoonotike. Në të njëjtën kohë prodhimi i tij në kushtetë larta higjenike në laborator mundëson eleminimin e virusedhe prioneve.
A ka shije të ndryshme mishi sintetik?
Mishi i kultivuar është pak më i hidhur se mishi tradicional përshkak të sasive me të pakta të izoleucinës, leucinës, fenilalaninës, histidinës dhe lizinës.
Cili është mishi më i shëndetshëm?
Mëlçia, veçanërisht mëlçia e viçit, është një nga mishrat mëushqyes që mund të hani. Është një burim i shkëlqyer iproteinave me cilësi të lartë; vitaminave A, B12, B6; acid folik; hekurit; zinkut; dhe aminoacideve esenciale. Një dietë e shëndetshme e ekuilibruar duhet të përfshijë proteina nga mishi, peshku dhe vezët ose burime jo shtazore si fasulet dhebishtajoret. Mishrat si mishi i pulës, derrit, qengji dhe viçi janëtë gjitha të pasura me proteina. Mishi i kuq na siguron hekur, zink dhe vitamina B.
Burimi i literaturës:https://www.nhs.uk › eat-well › food-types › meat-nutrition
Punoi : Prof. Bizena BIJO