Operatori turistik, hallka kryesore e tregut turistik Shqiptar!

Roli i operatorëve turistik ka qenë i një rëndësie të veçantë nëfunksionimin e tregjeve turistik. Për shkak të strukturës sëindustrisë turistike por edhe dinamikave e të ndryshimeve konjukturale që ndodhin vazhdimisht në keto lloje tregjesh, ky rol sot është edhe më i rëndësishëm. Të kuptosh rolin e këtij lloj biznesi në sistemin turistik duhet më parë të kuptosh se si funksionon ai sot. Për të identifikuar mënyrën e funksionimit tëtij duhet vlerësuar:

-Strategjia e zhvillimit të tij.

-Struktura e tregut në të cilën ai bën pjesë.

-Struktura operacionale dhe sjellja organizative e këtij lloj biznesi

-Roli i burimeve njerëzore dhe mënyra e maksimizimit tëperformancës së tyre.

Karakteristikat e produktit turistik të ofruar.

-Strategjia dhe platformat marketingut të përdorur.

Operatori turistik në konsideratë të operimit në treg, duhet të konsiderojë përgjigjet e disa pyetjeve:

-Si u konceptua? – Në mënyrë eksluzive Incoming!

Si u zhvillua? – Pothuajse në mënyrë eksluzive outgoing!

Përse u ndryshua koncepti?! Tregu nuk ishte gati për njëplatformë ekluzivisht incoming me investime të moderuara!

Ku ndodhemi? – Model hibrid Incoming + outgoing.

Si u zhvillua? – Zhvillim dy drejtimësh, a) rishitje produketesh për klient fundor nga orperator vëndas dhe të huaj dhe b) rishitje në formatin wholesale për agjesi udhëtimi vendase

Sot një operator turistik është i fokusuar tek një konsumator i tipit B2C & B2B: Kush janë këta konsumatorë?

1. B2C – Konsumator fundor që blejnë direkt nga agjensia.
2. B2B – Agjensi Udhëtimesh lokale që blejnë produke të ofurara në Wholesale prices.
3. B2B – Korporata dhe biznese të madhësive të ndryshme.
4. B2B – Market Places. Plaftorma shitblerje online që kanë qasje në tregjet globale për të shkëmbyer produkte dhë sherbime.

Sistemet Operacionale të përdorur sot nga Operator dhe Agjensi Turistike janë:

1. Biletaria – Amadeus, Gallileo, Sabre, Direkt me kompanitëajrore, Faqe Webi e kompanive ajrore pa kontratë. Për sistemet profesionale nevojitet trajnim.
2. Hotele + Makina me Qera + Trasnferta + Ture: Sisteme B2B – AET, Hotelebeds, Restel, Expedia, World2Meet, GoGlobal, 
3. Charter sisteme B2B – Vas, Loveair, Savatours, Global Travel, ATHS
4. Ture me nisje nga Shqiperia sisteme B2B – AET, ATHS, ZENITH etj. 
5. Siguracione – Sigal, Sigma, Eurosig.

Sistemet Operacionale që operatorët turistik ofrojnëpërdorin sot për shitje të akomodimit sot janë të shumta por një klasifikim i tyre konsiston në:

1. Channel Manager – HotelRunner, SiteMinder, Cloudbeds, Rategain, ProfitRoom, VerticalBooking
2. Klient B2B – Hotelebeds, Restel, Expedia, World2Meet, GoGlobal, Jumbo, DMC Global dhe Lokal.
3. Klient B2C – Booking.com Agoda, Expedia, Hotelspro, Airbnb

Strategji dhe platformat e marketimit të produkteveturistike që operatorët turistik përdorin sot, janë të shumta dhe përdoren për të:

1. Identifikuar nevojën e tregut
2. Targetuar konsumatorin
3. Zhvilluar produktin
4. Ndërtuar e markën/brandin
5. Përgatitur promocionin
6. Analizuar performancën me programe analitike siç janë Google Analytics dhe Meta

Gjithashtu platformat e marketimit të perdorura nga operatorët turistik janë gjithmonë në zhvillim e

1. iale – Facebook, Instagram, TikTok, Twiter,
2. Email – Sisteme menaxhimi emailesh Mailchimp i avancuar, ose më i thjeshtë MadMimi

Direkt – Media e printuandryshim të vazhdueshëm si:

3. Media Socr me fletëpalosje
4. Media – TV & Radio, aplikohet duke marrë pjesë me promocion direkt, ose në shfaqe të ndryshme duke sponsorizuar shfaqen.
5. Google – Google Ads platforma më e fuqishme globale. – Rekomandohet Outsourcing për fillestar!
6. Bots – Robotët integrohen me platformat digitale dhe po bëhen tëdomosdoshëm për të përmiseruar user experience dhe orjentuar klientët potencial në produket që ata kanë më shumë interes (Meta ofron mundesi lidhje me Bots).

Operatorët turistik në filozofinë e tyre të mardhënieve me konsumatorin CRM sot, nuk e përfundojnë shërbimin e tyre me shitjen e produktit:  

1. Pasi mbyllet një shitje komunikojmë me klientin para, gjatë dhe pas udhëtimit, në vartësi të produktit që blen klienti. A) Para – I dërgohet kujtesë klientit për nisje dhe dokumenta që nevojiten, b) Gjatë udhëtimit mund ti komunikohet klientit nëse ështëgjithcka në rregull, ose nëse ka nëvojë për ndonjë shërbim apo ndihmë shtesë, c) Pasi klienti kthehet kontaktohet për të marrëpërshtypjet (ankesa/komplimente) për të përmirësuar shërbimin në vijim.
2. Problemet janë të pashmagshme. Klienti ka gjithmonë tëdrejte të ankohet, por jo nevojshmërisht të drejtë! Marrdhënien optimale e krijojmë/ruajmë duke u fiksuar me shërbimin, produktin dhe nevojat e klientit që të përmbushen sa më afërpritshmërive!
3. Teknologjia e menaxhimit të marrdhënieve me klientein (CRM) Customer Relationship Management Sisteme – Bitrix24 ështëfalas, ose Mailchimp i integruar me email marketing.
4. Free HubSpot CRM – Menxahon Social Media Marketing (Meta, Twiter, TikTok, etj..)

Burimet njerëzore në bizneset e operatorëve turistik janë faktori i cili i jep vlerë të shtuar dhe porformancë tërë organizimit dhe menaxhimit të biznesit.

1. Rekrutimi i një burimi njerëzor me cilësi t spëikatur nga ana: Teknike, Krijuese, Shitëse, Komunikuese, Ambicioze
2. Trajnimi: Trajnimi sistemeve përdoruese, komunikim, infoture, sisteme të brendëshme teknologjike
3. Objektivat: Çdo vit një produkt të ri.
4. Zhvillimi Aftësive: Zhvillimi i kapaciteteve teknologjike, sisteme automatike menaxhimi shitje, financa, CRM
5. Shpërblimet: Burimet njerëzore shpërblehen me pagë, bonuse, komisione, kushte pune, siguri shëndetësore.
6. Vlerësimi: Për burimet njerëzore vlerësimi personal dhe isntitucional një “shpërblim” i paçmueshëm!

Tashmë ështe fakt se konsumatori i produkteve turistik ështëduke u bërë me i sofistikuar në kërkesat e tij, ai është duke u bërë gjithmonë e me më shumë experiencë, pasi ata mëshirohen në konceptin e turistit të “ri”. Për operatorin turistik një çmim i ulur nuk është më i vetmi faktor që ndikon në vendmmarrjen e konsumatorit turistik. Mënyra tradicionale se si konsumatori siguronte informacionin dhe blente produktin është zëvendësuar në mënyrë dramatike nga rroli i aksesit në internet dhe i platformave që diskutuam më lartë. Për këtë shkak ndërmjetësimi që bëjnë operatorët turistik mes konsumatorit turistik dhe bizneseve të akomodimit, transportit dhe jo vetëm,  tashmë është një faktor shumë i rëndësishëm në zinxhirin e shpërndarjes së produktit turistik. Roli operatorëve turistik si ndërmjetës është një mundësi e madhe e rritjes jo vetëm e komoditetit të konsumit të produktit turistik nga konsumatori, por edhe e qarkullimit të produktit mbi bazën e ekonomisë sëshkallës në sistemin turistik. Duke qenë gjithashtu një potencialmë i mirë për të shmangur një prenotim, blerje, apo konsum tëgabuar të produktit turistik.

Operatori turistik me të gjithë strukturën e tij tëfunksionimit duhet të ndajë një vision të qartë ku të gjithëkryejnë rolin e tyre specifik për të krijuar, zhvilluar, dhe arritur objektivat e këtij biznesi turistik.

Aneo HILA

Administrator Albanian Eagle Tours

Prof. As. Edmond KADIU

Departamenti Menaxhimi i Turizmit Rural

4

Na Ndiqni në: