Planeti ynë po përballet me një të ardhme gjithnjë e më tëpasigurtë. Rritja e zhdukjes së specieve të ndryshme, ndikimet e përshpejtuara të ndryshimeve klimatike dhe gjurmët njerëzoregjithnjë në rritje po bëjnë të mundur reduktimin në formë tëndjeshme në diversitetin biologjik dhe integritetin e ekosistemeve. Vendet në mbarë botën e kanë pranuar se duhetbërë më shumë për të ngadalësuar rënien e shpejtë tëbiodiversitetit.
Nëpërmjet Task Forcës së Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjene Natyrës (IUCN) për Biodiversitetin dhe Zonat e Mbrojtura, vendet dhe organizatat e ruajtjes janë bashkuar për të krijuar njësistem të ri për identifikimin e zonave të tilla.
Ky sistem u përshkrua në standardin global të IUCN përidentifikimin e zonave kryesore të biodiversitetit (ZKB) dhe u miratua në vitin 2016. Ky është një sistem i bazuar në kritere tëforta shkencore dhe mund të aplikohet për të gjitha speciet dheekosistemet, duke kombinuar dhe thjeshtuar mjetet e shumta dheqasjet që janë përdorur për t’i dhënë përparësi elementëve tëndryshëm të biodiversitetit në të kaluarën (p.sh. Zonat e rëndësishme të shpendëve dhe biodiversitetit).
ZKB-të kanë karakteristika që i bëjnë ato të rëndësishme përruajtjen e specieve dhe ekosistemeve. Ato identifikohen duke përdorur pesë kritere që kanë të bëjnë me:
Kriteret e ZKB të cilat bazohen në shkencë dhe janë të matshmei bëjnë ato një mjet të besueshëm për ruajtje e tyre, por ZKB–tënuk perfshijnë të gjitha vlerat e rëndësishme për ruajtje. ZKB–tëplotësojnë informacionin rreth vlerave biokulturore, kufizimeveklimatike, shërbimeve të ekosistemit dhe marrëdhënies sëpeizazhit me territore të cilat mund të mbështesin qasje tëspecieve të tjera për tuajtien në shkallë vendi.
Punoi: Dr. Ina Vejsiu Burimi: https://kbacanada.org/