SHËNDETI & PLANETI: IMPAKTI I SOBAVE TË GAZIT DHE GATIMEVE ME LËNDË JO TË PASTËR

Për shkak të rritjes së çmimit të lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike, të cilat pritet të rriten edhe më shumë si pasojë e luftës në Ukrainë, apo si rezultat i mosdiversifikimit të tregjeve  vendase me energji të pastër, qoftë këtu dhe mungesa e politikave miqësore ndaj mjedisit, apo edhe mungesa e infrastrukturës dhe terminaleve të gazit për shpërndarjen dhe transmetimin e gazit për përdorim shtëpiak duke shfrytëzuar mundësitë nga gazsjellësi Trans-Adriatik TAP, shumë familje shqiptare po i drejtohen gjithnjë e më shumë përdorimit të gazit të lëngshëm dhe veçanërisht drurit, si burim për gatim dhe ngrohje në kushtet e shtëpisë.

Mirëpo, pak informacion po përcillet tek familjet shqiptare lidhur me dëmin e pakthyeshëm në shëndet nga përdorimi i këtyre dy burimeve të energjisë. Shumë studime kërkimore, përfshirë studimin e Universitetit të Stanfordit, kanë arritur konkluzione për situata të tilla të padëshirueshme shëndettë shkaktuara nga djegia e gazit dhe e drurit.

Studimet e Universitetit të Stanfordit po nxjerrin në pah rreziqet e ndotjes që vijnë nga gatimi i ushqimeve me gaz, apome sobë druri ambientet e brendshme, pra në kushtet e shtëpisë. Këto rreziqe që rrjedhin nga gatimi janë të panumërta dhe shumë pak dihet për to deri sot. Një fakt është kokëfortë se: metani i çliruar nga gatimet në kushtet e shtëpisënë SHBA ka një ndikim të barabartë mjedisor me ndotjen e shkaktuar nga 500,000 makina të marra së bashku. Metani, i çliruar gjatë djegies së drurit dhe gazit, kontribuon dukshëm në ngrohjen globale. Metani është gjithashtu një gaz serrë shumë herë më i fuqishëm se dioksidi i karbonit.

Gatimi në shtëpi me gaz natyror apo dru i ekspozonpërdoruesit ndaj shumë ndotësve të dëmshëm, që shkaktojnë sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes. Përveç ndikimit në cilësinë e ajrit të brendshëm, metani kontribuon në prodhimin e ozonit, i cili është shkaktar për vdekjen e parakohshme 1 milion njerëzve çdo vit nga sëmundjet e organevefrymëmarrjes.  

Ajo çfarë rezulton nga studimi i Universitetit të Stanforditështë së ky është një problem global dhe se nuk po bëhet mjaftueshëm për t’i mundësuar njerëzimit akses ndaj gatimit me burime energjie pastërta. Hulumtimet shkencore tregojnë se rreth 4 milionë njerëz vdesin para kohe nga ndotja shtëpiake, ndërsa një e treta e botës ende gatuajnë me zjarr të hapur, apo me soba të thjeshta druri. Sot, po aktivizohen shumë programe globale me fokus karburantin e pastër, të cilat synojnë të përmirësojnë aksesin ndaj lëndëve të pastra për gatim, por, pavarësisht kësaj, progresi mbetet i ngadaldhe shumë larg objektivave të synuar.

Ndotja e krijuar nga gatimi është një problem global

Një nga problemet kryesore të gatimit me gaz apo sobë janë grimcat e vogla të blozës, që mund të depërtojnë thellë në mushkëri – në zona të ajrosura në mënyrë të pamjaftueshmekëto grimca mund të jenë deri 100 herë mbi kufirin e sigurtëlejuar nga organizmat ndërkombëtarë, që merren me çështje të mjedisit.

Ky problem, i shkaktuar nga gatimi me dru apo gaz, mund të jetë më serioz për gratë dhe fëmijët, të cilët zakonisht kalojnë shumë kohë pranë vatrës së zjarrit”, pra në ambiente të mbyllur. Përllogaritet që gati gjysma e vdekjeve globale nga pneumonia tek fëmijët nën moshën pesë vjeç janë si rezultat i thithjes së blozës, apo pluhurit të çliruar nga diegiet e gazit dhe drurit. Sëmundje të tjera që shkaktohen nga ndotja e ajrit në ambiente të mbyllura përfshijnë goditjet në tru, sëmundjetishemike të zemrës, sëmundjet pulmonare obstruktive kronike dhe kanceri i mushkërive.

Si rezultat, sigurimi i energjisë së pastër është një nga objektivat kryesorë të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm për Vitin 2030. Por, pa intervenime të rëndësishme me politika konstruktive dhe masa e hapa të shpejtë, numri i njerëzve që do të gëzojnë akses ndajkarburanteve të pastra nuk ka gjasa të ndryshojë në vitet e ardhshme.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë përllogarit se numri i njerëzve qe nuk përdorin lëndën djegëse të pastër ka qenë duke u ulur duke kapur shifrën 2.6 miliardë njerëz. India dhe Kina, si dy vende më popullsinë më të madhe, po krijojnë akses në përdorim të gazit të lëngshëm, apo ndaj burimeveenergjisë të pastër. Në Afrikën Sub-saharane problemi mbetet ende i pazgjidhur. Në këtë rajon vetëm 17 % e njerëzve kanë akses ndaj gatimit me lëndë të pastër. Pavarësisht situatës së krijuar nga kriza të shumta globale, apo ngadalësimit të progresit të synuar për gatim me lëndë të pastër nga Covid-19, po shihen me përparësi teknologji të tjera si energjia e erës, teknologjia termodinamike dhe gjeotermike, PCV diellore në ndërtesa (panele fotovoltaike), tenxhere presioni që punojnë më bateri etj.

Përshtati: Arjan Shumeli

Burimi: World Economic Forum

Na Ndiqni në: