Çfarë është Climate Smart Agriculture (CSA) ose Bujqësia inteligjente ndaj klimës

Ky koncept i ri për bujqësinë ka lindur  dhe është i lidhur me ndryshimet klimatike dhe efektin e tyre në bujqësi. Po cilat janë efektet e ndryshimeve klimatike në bujqësi dhe cilat janë rrugët e minimizimit të këtij problemi kaq madhor dhe aktual në të gjithë botën.

Ajo  që po verifikohet në ditët e sotme është fakti që klima e Tokës ka ndyshuar dhe po ndryshon me shpejtësi dhe ky fenomen, mbi të gjitha po verifikohet me rritjen e një prej treguesve kryesorë të ndryshimit të klimës që ështëtemperatura, rritja e së cilës është në nivele globale dhepercetohet si ngrohja globale. Ngrohja globale nga ana e saj ka ndikuar sistemet klimatike të Tokës duke ndryshuar regjimin e shpërndarjes së rreshjeve, rritjen e temeraturës sëoqeanit, rritjen e shpejtësisë së shkrirjes së akullnajave në tëgjithë botën, rritjen e nivelit të detit dhe shumë dukuri tëtjera të cilat lidhen me ngjarje ekstreme të motit si uragane, rritje e intensitetit të rënies së rreshjeve, përmbytje, valë tëtë nxehtit, thatësira të zgjatura etj. Këto dukuri po prekin tëgjithë botën por në mënyrë të veçantë ato do të jenë më tëtheksuara në pellgun e Mesdheut.

Sipas parashikimeve, bazuar në skenarët për ndryshimet e klimës, me nivele të larta prekshmërie do të jetë veçanërisht rajoni i Ballkanit ku bën pjesë edhe Shqipëria. Ky rajon do të karakterizohet në periudhën afatshkurtër (deri në 2030) nga nivele të larta të rritjes së temperaturës (me një rritje 0.8 1.2°C), rritje e cila sipas analizave është më e lartë seajo e parashikuar në nivel botëror dhe do të ketë ndryshime jo shumë të konsiderueshme në regjimin e rreshjeve (me njërënie deri 3.8%). Rënia e rreshjeve do të jetë më e theksuar gjatë stinës së verës, ndërsa gjatë dimrit, duke qënë se rreshjet do të bien në intervale më të shkurtra kohore, ato do të jenë më intensive, gjë e cila do të shoqërohet me përmbytje.

Efektet e këtyre ndryshimeve të klimës tashmë ndihen kudo, ato kanë prekur të gjitha sistemet ekologjike (tokësore dhe ujore) dhe të gjithë sektorët e aktivitetit ekonomik të njeriut, por në mënyrë të veçantë sektorin e bujqësisë, i cili është më i ekspozuar se çdo sektor tjetër ndaj ndryshimeve të klimës.

Në raport me ndryshimet e klimës bujqësia konsiderohet si faktor i ndryshimeve të klimës dhe si “viktimë” e ndryshimeve të klimës. Është faktor në ndryshimin e klimës sepse nëpërmjet aktivitetit të saj dhe praktikave tëndryshme bujqësore ajo lëshon një sasi të konsiderueshme të gazeve me efekt serrë në atmosferë dhe, konsiderohet si ”viktimë” sepse ndikohet dukshëm nga ndryshimet e klimës, shkaku i të cilave nuk është vetëm bujqësia por më shumëjanë sektorët e tjerë ekonomikë si industria, prodhimi i energjisë, transporti etj, nëpërmjet lëshimeve të tyre.

Dhe pasojat më të mëdha janë në sektorin e bujqësisë. Bujqësia është shumë e ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike, ajo ndikohet si nga rritja e temperaturave të cilat reduktojnë prodhimin e bimëve nëpërmjet gjendjes sëstressi-it fiziologjik që krijojnë tek bimët në periudha tëcaktuara, ashtu dhe duke ndryshuar mënyrat e përhapjes dhe duke nxitur incidencën e sëmundjeve, dëmtuesve dhe barërave të këqia, ndikimi i të cilave mbi prodhimin është i dukshëm. Nga ana tjetër, ndryshimet në modelet e rënies sërreshjeve të shiut mund të sjellin dëme të konsiderueshme mbi prodhimin në periudhën afatgjatë, nëpërmjet thatësirave dhe përmbytjeve, ndikimit në rënien e pjellorisë së tokës, erozionit, kripëzimit dhe shumë efekteve të tjera.Këto efekte të ndryshimeve klimatike në ferma gjithnjë e më shumë po ndikojnë si mbi sasinë e prodhimit ashtu dhe cilësinë, duke cënuar sigurinë ushqimore, por duke ndikuar edhe mbi çmimet e produkteve bujqësore.

Përballimi i situatës të krijuar nga ndryshimet klimatike, si ato aktuale dhe të pritshme, kërkon një qasje të re të sektorit të bujqësisë, përfshirë prodhimin bimor dhe blegtoral, peshkimin dhe pylltarinë. Kjo qasje e re e bujqësisë do tëkërkojë një transformim të saj me qëllim ruajtjen e qëndrueshmërisë së prodhimit në përgjigje të ndryshimeve klimatike. Dhe kjo mund të realizohet nëpërmjet njëkonceptimi të ri të bujqësisë që është Climate Smart Agriculture (CSA) (Bujqësia inteligjente ose e zgjuar ndaj klimës).

Sipas FAO-s (2013), Climate Smart Agriculture (CSA)është një qasje e re që ndihmon në drejtimin e veprimeve për të transformuar sistemet agroushqimore drejt praktikave të gjelbra dhe reziliente ndaj klimës. Është një qasje për të ndihmuar njerëzit që menaxhojnë sistemet bujqësore nëkohën e ndryshimeve klimatike dhe t’i përgjigjen në mënyrë efektive atyre. Ky koncept u hodh si ide për herë të parëvitin 2009 dhe FAO (CSA, FAO, 2010), në Konferencën e Hagës 2010 mbi Sigurinë Ushqimore, Bujqësinë dhe Ndryshimet Klimatike paraqiti dokumentin bazë për këtë model të ri bujqësor dhe që atëherë është punuar në të gjitha nivelet për zbatimin në praktikë të këtij koncepti.

Bujqësia inteligjente ose e zgjuar ndaj klimës është njëbujqësi që rrit prodhimin, përmirëson reziliencën e sistemit bujqësor dhe zbut ndryshimet klimatike.

Në këtë mënyrë ajo përfshin tre përmasat kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm: atë ekonomik, social dhe mjedisor, d.m.th. rritjen e qëndrueshme prodhimit dhe të ardhurave; përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe reduktimin e lëshimeve të gazeve serrë.  

Bujqësia inteligjente ndaj ndryshimeve të klimës shfaqet si një alternative e re për bujqësinë e cila merr në konsideratë dhe shqyrton ndryshimet e klimës me qëllim që të ndryshojë dhe përshtasë teknologjitë bujqësore në raport më këto ndryshime.

Tre shtyllat mbi të cilat bazohet bujqësia inteligjente janësiguria ushqimore, përshtatja dhe zbutja.

Climate Smart Agriculture (CSA) nuk lidhet vetëm me praktikat bujqësore dhe veprimet që mund e duhet tëzbatohen në fermë por edhe në një kontekst më të gjërë, jashtë fermës, i cili përfshin aspekte të teknologjisë së re nëbujqësi ose bujqësisë digjitale, aspekte të politikave dhe institucioneve që lidhen me reagimin ndaj ndryshimeve klimatike, por dhe aspekte që lidhen më investimet qëduhen bërë  me qëllim përballimin e ndikimeve tëndryshimeve klimatike.

Climate Smart Agriculture (CSA) ose bujqësia inteligjente ndaj ndryshimeve klimatike ka disa karakteristika të cilat lidhen me një orientim të qartë të saj ndaj ndryshimeve klimatike, realizimin e qëllimeve të saj nëpërmjet zbatimit të masave zbutëse e përshtatëse si dhe sigurimin e mundësive të financimit për të përballuar efektet e ndryshimeve klimatike.

Bujqësia inteligjente dhe zbatimi i saj në fermë lidhet me rritjen e qëndrueshme të sigurisë ushqimore nëpërmjet rritjes së prodhimit bimor, blegtoral, peshkimit dhe pylltarisë dhe të ardhurave prej tyre; me përshtatjen, e cila synon të reduktojë ekspozimin e fermerëve ndaj rreziqeve afatshkurtra dhe afatgjata, duke rritur kapacitetin e tyre përshtatës dhe qëndrueshmërinë; me zbutjen e lëshimeve tëgazeve serrë duke reduktuar lëshimet për çdo njësi prodhimi të realizuar, duke shmangur shpyllëzimet dhe duke menaxhuar tokat dhe bimët me qëllim rritjen e kapacitetit të tyre për sekuestrimin e karbonit.

Zbatimi i bujqësisë inteligjente ndaj ndryshimeve të klimës nënkupton një menaxhim të integruar të tokës dhe prodhimit bujqësor, të blegtorisë, pyjeve dhe peshkimit në raport me sigurinë ushqimore dhe ndryshimet e klimës.

Në fakt, më së shumti, termi bujqësi inteligjente ndaj klimës i referohet përdorimit të teknologjive tëinformacionit në fermë me anë të të cilave ne mund tësigurojmë të dhëna dhe ti interpretojmë ato për të bërë mëefikase dhe për të optimizuar punën në funksion të qëllimit për rritjen e sasisë dhe cilësisë së prodhimit në kushtet e ndikimit të ndryshimeve klimatike.

Bujqësia inteligjente ndaj ndryshimeve të klimës mund të ndihmojnë fermerët në zonat rurale të përshtaten për tëpërballuar ndikimet në mënyrë që të ruajnë dhe të përmirësojnë jetesën e tyre.

Zbatimi në praktikë i bujqësisë smart ndaj ndryshimeve të klimës.

Për të zbatuar në praktikë bujqësinë smart së pari duhet të kuptojmë se cilat praktika bujqësore funksionojnë më mirë për të zbutur efektet e ndryshimeve klimatike dhe sëdyti, sa ato janë të zbatueshme në kontekste lokale, d.m.th. të pranohen nga fermerët. Praktika të ndryshme, sidomos ato të bujqësisë digjitale janë të vështira për tu kuptuar dhe zbatuar nga komunitetet rurale, apo akoma më të vështira në se ato do të shtrihen në një shkallë më të gjërë.Megjithëse shumë praktika dhe teknologji lidhur mëbujqësinë inteligjente ndaj ndryshimeve të klimës tashmëjanë vënë në zbatim në shumë vende, përshtatja e saj nëkontekste lokale kërkon më shumë investime për teknologji dhe për rritjen e kapaciteteve institucionale në mbështetje tësaj.

Bujqësia inteligjente ndaj ndryshimeve të klimës, përfshin në përbërje të saj ato praktika bujqësore që përmirësojnë prodhimin dhe fitimin e fermave, ndihmojnë fermerët që kuptojnë ndryshimet e klimës dhe të përshtaten me efektet e dëmshme tyre, të kuptojnë rolin që ka bujqësia nëlëshimin e gazeve serrë dhe dhezbutin efektet e ndryshimeve klimatike.

Bujqësia inteligjente ndaj ndryshimeve të klimës, njëbujqësi e qëndrueshme dhe reziliente, kërkon ndryshime të mëdha menaxhimin e tokës dhe ruajtjen e pjellorisë, të lëndëve ushqyese, të ujit, të burimeve gjenetike bujqësoredhe burimeve të tjera të agroekosisemit me qëllim përmirësimin e praktikave administruese.

Një rol të rëndësishëm në zbatimin e bujqësisë smartluajnë parimet dhe praktikat agroekologjike të cilat mund tërrisin në mënyrë të qëndrueshme prodhimin në kushtet e ndryshimeve klimatike. Zbatimi i parimeve dhe praktikave agroekologjike në ferma rrisin shërbimet e agroekosistemeve dhe forcojnë reziliencën e tyre (aftësinëpër të përballuar luhatjet e klimës). Praktikat agroekologjike të cilat janë pjesë e bujqësisë inteligjente ndaj klimës përfshijnë përdorimin e llojeve lokale (autoktone) dhe atyre që janë përshtatur në kontekste lokale; menaxhimin e mirë të biodiversitetit; menaxhimin e integruar të sëmundjeve e dëmtuesve; menaxhimin e qëndrueshëm të tokës, të ujit dhe mekanizimit; menaxhimin e qëndrueshëm të blegtorisë.  

Megjithatë, përshtatja e praktikave administruese nëbujqësinësmart”  në kontekste lokale është funksion i dukurive të ndryshimeve të klimës si: rritje e variacioneve të klimës, rritje e temperaturës, ndryshime në modelin e rënies së rreshjeve, rritje e frekuencës së thatësirave dhe përmbytjeve, për të cilat duhen përshtatur praktika dhe teknologji inteligjente në raport me ndryshimet e klimës. Këto praktika mund të përfshijnë menaxhimin e tokës, menaxhimin e ujit, menaxhimin e burimeve gjenetike, menaxhimin e integruar të sëmundjeve e dëmtuesve, diversifikimin e sistemit të fermës, zbatimin e sistemeve agropyjore ose të sistemeve të bujqësisë organike, futjen dhe përdorimin e energjive të rinovueshme, etj.

Sidoqoftë zbatimi në praktikë i bujqësisë inteligjente ndaj ndryshimeve të klimës përbën një sfidë në vetvete sepse sëpari, ndryshimi i praktikave administruese në bujqësi nuk është një gjë e lehtë dhe së dyti, duke qënë se zbatimi i bujqësisë inteligjente ndaj klimës bazohet kryesisht mbi përdorimin e tenologjive të informacionit në fermë, ajo kërkon paisje elektronike dhe lidhje të vazhdueshme interneti, gjë kjo relativisht e vështirë për komunitetet rurale dhe kjo përbën një kufizim për zbatimin në masë të gjërë të kësaj metode bujqësore.

Prof.Dr. Albert Kopali

Departamenti i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore

Na Ndiqni në: