Bashkimi Evropian synon të jetë kontribues në dobi të klimës deri në vitin 2050 nëpërmjet një sërë nismash që përfshihen në Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane. Një nga shtyllat e kësaj marrëveshjeje është Strategjia e BE-së për Biodiversitetin 2030. Strategjia është një një plan veprimi gjithëpërfshirës, ambicioz dhe afatgjatë për të mbrojtur natyrën dhe për të shmangur degradimin e ekosistemeve. Me këtë instrument të ri, BE-ja ka hedhur themelet për kontributin e saj në negociatat e ardhshme ndërkombëtare të zhvilluara nga Kombet e Bashkuara për kuadrin global të biodiversitetit pas vitit 2020.
Në 40 vitet e fundit, biodiversiteti i pranishëm në planetin tonë është reduktuar me 60% për shkak të aktiviteteve njerëzore. Ndër arsyet kryesore gjejmë zgjerimin e zonave urbane si pasojë e mbindërtimeve;shfrytëzimin e tepruar të burimeve natyrore, përfshirë peshkimin dhe bujqësinë; ndryshimet klimatike, si dhe speciet e huaja pushtuese. Ka dëshmi të qarta se disa faktorë demografikë dhe ekonomikë e bëjnë shoqërinë tonë më të cenueshme. Pandemitë, si ajo e Covid-19, na kanëbërë të kuptojmë lidhjet delikate që ekzistojnë midis shëndetit tonë dhe shëndetit të ekosistemeve, duke demonstruar kështu nevojën për të adoptuar zinxhirë të qëndrueshëm të furnizimit dhe mënyra të reja të konsumit. Funksionimi i mirë i ekosistemeve, mbrojtja dhe restaurimi i biodiversitetit, ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së sëmundjeve në të ardhmen. Biodiversiteti është thelbësor për ruajtjen e sigurisë ushqimore në vendet e BE-së dhe në të gjithë planetin, dhe varfërimi i tij përbën një kërcënim për sistemet ushqimore. Për më tepër, biodiversiteti qëndron në themel të dietave të shëndetshme; ai përmirëson jetesën e njerëve në zonat rurale dhe produktivitetin bujqësor. Mbrojtja e biodiversitetit është gjithashtu e një rëndësie të vecantë për aspektin ekonomik dhe mjedisor. Humbja e biodiversitetit, që vjen nga shkatërrimi i specieve, burimeve gjenetike bimore e shtazore dhe ekosistemeve, konsiderohet një kërcënim për zhvillimin global, sigurinë dhe prosperitetin ekonomik.
Gjatë takimit të Forumit Ekonomik Botëror në Davos në vitin 2019, u prezantua Raporti i Riskut Global me disa vlerësime që tregojnë se 42 trilionë dollarë, pra rreth dy të tretat e PBB-së globale, varen nga kontributi i natyrës në formën e ushqimit, ujit, etj. Rreziqet që lidhen me humbjen e biodiversitetit dhe kolapsin e ekosistemeve, megjithëse të nënvlerësuara nga sipërmarrësit globalë sipas një studimi të fundit që identifikon tendencat dhe modelet kryesore në ekonominë globale, duket se janë më të mundshme dhe potencialisht më të dëmshme se shumica e kërcënimeve të tjera globale. Investimet në ruajtjen e kapitalit natyror dhe rrjedhimisht të burimeve që e përbëjnë atë, në veçanti tokës dhe ujit, si dhe restaurimi i habitateve, janë sot piketa të qarta drejt të cilave duhet të drejtohen politikat mjedisore, pasi ato ofrojnë një nivel të lartë ekonomik dhe kanë një ndikim pozitiv mbi klimën. Strategjia e re e Biodiversitetit përcakton se si BE mund të kontribuojë në arritjen e këtij objektivi, me qëllimin parësor për të rikthyer biodiversitetin në Evropë dhe për rimëkëmbjen e tij deri në vitin 2030, në të mirë të njerëzve, planetit, klimës dhe ekonomisë, në përputhje me Axhendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Objektivat e Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike. Strategjia përmban shumë angazhime dhe masa konkrete që do të zbatohen deri në vitin 2030, të cilat shkurtimisht jepennë nëntë pikat e mëposhtme:
Sigurisht që nuk mungojnë çështjet kritike. Kompleksiteti strukturor i kornizës evropiane të vendimmarrjes mund ta bëjë procesin e miratimit të vështirë dhe të ngadalshëm. Diversiteti i sektorëve, rajoneve dhe angazhimeve individuale të shteteve anëtare do të merret parasysh. Do të jetë e nevojshme të gjendet një rezultante ndërmjet pozicioneve të shteteve të ndryshme anëtare, palëve të interesuara dhe qytetarëve me të drejtat e tyre. Por do të jetë e dobishme për të gjithë: Marrëveshja e Gjelbër dhe Strategjia e Biodiversitetit për vitin 2030 janë sigurisht një mundësi dhe krijojnë kushtet për ndryshime që do të sigurojnë mirëqenien dhe prosperitetin e qëndrueshëm ekonomik të brezave të tanishëm dhe atyre të ardhshëm.
Përgatiti
Prof. Dr. Sokrat Jani
Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve, UBTiranë
Shto Koment