Ekoturizmi është një formë udhëtimi që vë theks fuqishem në ruajtjen e natyrës. Kjo formë e turizmit hyn në konceptin e turizmit të qëndrueshëm i cili synon të minimizojë ndikimin negativ në ekosistemin natyror. Ekoturizmi përfshin udhëtimin në destinacione të largëta dhe të paprishura ku fauna, flora dhe trashëgimia kulturore janë qendra e atraksioneve.
Rritja e industrisë së ekoturizmit mund t’i atribuohet kryesisht rritjes së ndërgjegjësimit mjedisor. Për më tepër, interesi në rritje i udhëtarëve në fushën e ekologjisë tropikale, etnobotanikës, ekologjisë së primatëve dhe arkeologjisë së qytetërimeve antike ka rritur zgjerimin e tregut global të ekoturizmit. Disponueshmëria në rritje e akomodimeve miqësore me mjedisin i ka lënë vendin gjithashtu rritjes së tregut të ekoturizmit. Megjithatë, shqetësimet për ekoturizmin në lidhje me shkallën e barazisë sociale veprojnë si frenuesi kryesor në tregun e ekoturizmit. Në të kundërt, prirja në rritje e njerëzve për eko-udhëtime për të përjetuar kulturën dhe mënyrën e jetesës së huaj për të thyer monotoninë e jetës së përditshme ofron mundësi rritjeje për industrinë e eko-turizmit.
Ekoturizmi si pjesë shumë e rëndesishme e industrisë turistike ka ndikimin e vet ne tregun e kësaj të fundit. Tregu global i ekoturizmit është i segmentuar sipas llojit të udhëtarit, grupmoshës, kanalit të shitjeve dhe rajonit, i cili përbëhet nga vlerësimi i tregut për më shumë se 20 vende.
Tregu global i ekoturizmit analizohet në bazë të perspektivave të tij dhe normës së rritjes në të ardhmen. Raportet dhe analizat e fundit nxjerrin në pah faktorë të shumtë që ndikojnë në rritjen e tregut global të ekoturizmit. Këto përfshijnë parashikimet e tregut, shtytësit, kufizimet, mundësitë dhe rolin e lojtarëve kryesorë që veprojnë në treg. Pra së fundmi ekoturizmi po njef nje trend rrites në të gjitha llojet dhe tipet e zhvillimit te tij.
Dr. Arben Terpollari
FEA, Departamenti i Menaxhimit te Turizmit Rural.
Shto Koment