Speci Peza

Përhapja: Në zonën e Shqipërisë se mesme, fshatrat e Tiranës dhe Durrësit, njihet dhe kultivohet për më se 60-70 vjet. Mendohet se është me orgjinë nga Bul- garia. Fara është mbajtur, ruajtur dhe trashëguar nga bahçevanët. Aktualisht, zë më pak se 5% të sipërfaqes që mbillet me spec në zonë, duke qenë kështu kultivar autokton i rrallë.
Përshkrimi:
Bimë të larta 65-70 cm, me kërcell të drejtë, degëzim mesatar dhe ndërnyje të shkurtra. Gjethe të dendura. Prodhon 20-25 fruta për bimë. Ata janë formë trekëndëshi të zgjatur, me dy brazda gjatësore (depresione të dobëta mes mesit dhe majës), me peshë mesatare 80-90 g. Në pjekjen teknike kanë ngjyrë të gjel- bër të errët, kurse në atë biologjike të kuqe intensive. Tuli është i trashë (4-5 mm), i ngjeshur dhe i lëngshëm. Është spec me shije të mirë.
Kultivimi: Farat mbillen në farishte në gjysmën e dytë të shkurtit dhe fidanët në fushë 10 – 15 maj. Prodhimi fillon pas 8-10 javë, në fund të korrikut dhe vazhdon deri në ngricat e para të vjeshtës.
Rendimenti:
rreth 35-40 kv/dynym.
Veçantitë
Pozitive: Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve, temperaturave të ulëta dhe të larta. Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm.
Negative: Nuk ka.
Përdorimi:
Për konsum të freskët, gatime të ndryshme dhe përpunim në formë turshie, të mbushur me gjizë, etj, në familje dhe për tregun lokal.
Risku: Me futjen e farërave të im- portit po mbillet gjithnjë e më pak dhe vetëm në kopshtet familjare; pra është në rrezik zhdukjeje

Shto Koment

Na Ndiqni në: